Lideri i LVV zt.Albin Kurti , kohë më parë publikisht pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por ai e akuzoi Richard Grenell, se ishte “përfshirë direkt” në presionin e votës për rrëzimin e Qeverisë së tij (The Guardian)
Ish Qeveria e tij nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, tha kohë më parë zt.Albin Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë.
Një besnik i Donald Trump, Richard Grenell është ish ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu një ish drejtor i intelegjencës kombëtare që deri para pak ditësh kordinonte punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane. Ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Europë.
“Ajo që ai (Grenell) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clinton, Bush dhe Obama, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor”, tha Kurti.
Pas dështimit të Donald Trump për të bërë përparim në një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, është e mundur që Shtëpia e Bardhë tani e sheh Ballkanin si basti më i mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit 2020.
Beogradi nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës.
Aspekti më i diskutueshëm i bisedimeve ka qenë biseda për një shkëmbim të mundshëm territoresh. Bisedimet paralele midis dy vendeve janë zhvilluar nën kujdesin e BE-së, shkruan "The Guardian" e Londrës.
F.B.