2020-06-14

ARRESTIMI I KRYESISË SË SHOQATËS DHE I KRYETARËVE TË DEGËVE



Akademik Prof.Mrsc.Jahja Lluka,AAAS

Arrestimi i Kryesisë së Shoqatës dhe i shumë veprimtarëve të tjerë, kryetarë degësh, u bë në takimin e radhës të mbajtur në Prizren më 17 nëntor të vitit 1991. Pasi Shoqata çdo muaj mbante takimet e veta të zgjeruara nëpër degët e saja nëpër qytete e ndryshme të Kosovës, në nëntor ishte planifikuar që të mbahet takimi në Prizren, për çka dega e Prizrenit kishte bërë të gjitha përgatitjet. Dega e Prizrenit kishte caktuar shtëpinë e zoti Shefki Kazazit, që aty të mbahet takimi. Fatkeqësisht, si çdo herë, edhe tani Serbia e kishte dorën e vet të zgjatur në këtë mjedis.

Milicia serbe, me 17 nëntor 1991, ishte çmendur nga prezenca e shumë veprimtarëve në Prizren. Me këtë rast u arrestuan 45 veprimtarë të Shoqatës. 

Policët kishin rrethuar tërë lagjen, me disa makina dhe autoblinda. Sulmi në shtëpinë e Shefki Kazazit u bë në orën 11:00, nga ana e 60 policëve të armatosur dhe të pajisur deri në dhëmbë. 

Maltretimi vazhdoi pastaj në zyrat e policisë në Prizren, deri në orën 21:00. Në biseda speciale u morëm disa nga ne. 

Është për t’u çuditur se policia ishte e informuar mirë dhe maltretimi e bisedat informative vazhduan edhe për disa ditë, e veçanërisht ndaj Enver Batiut dhe Shaban Qoqës. Kanë qenë edhe fizikisht të maltretuar.

Në takim ishin prezentë edhe u arrestuan: 

Jahja Lluka kryetar, 
prof Pajazit Nushi, 
prof. MasarRizvanolli, 
studentja Vera Kolgjeraj,
 Haxhi Hafiz Kryeziu,
Prof, Muhamet Shukriu,
 Ragip Zekolli, 
Ahmet Vatovci, 
Ismet Brahimi, 
gazetari Rexhep Jusufi, 
prof. Demë Mulliqi,
 Sherif Bllaca, 
prof. Tefik Geci, 
Smail Osdautaj,
 Ibrahim Ademi,
Prof, Adem Murati,
 Havzi Matoshi, 
Ramadan Kupina, 
prof. Tefik Geci, 
prof. Fatmir Pireci, 
prof. Ramadan Muja, 
Masar Hoxha,
Dr.Esat Huskuka, 
prof. Ramadan Lajçi,
 prof. Parim Kosova, 
Halim Gashi,
 Masar Shporta,
 Ramadan Shala, 
Engjëll Çetta, 
Hajdar Mullakaj,
 Enver Gdiu, 
Nuridin Kuteli,
Hafiz Jakup Muqezi,
 Remzi Micni, 
Miftar Ahemtaj,
 Shaban Qoqaj, 
Nuhi Koçinaj, 
Shefki Kazazi,
 Besim Rogova, 
Xhemil Sulejmani,
 Agim Taraku, 
Rexhep Qoqaj,
 Mensur Bytyçi, 
Enver Ajasaj. 

Me këtë rast dua të them se me rastin e plaçkitjes e bastisjes së shtëpisë u plaçkitën veglat dhe materiali teknik i stomatologjisë në të cilin merrej nikoqiri zoti Shefki Kazazi dhe vlera mund të ishte diku rreth 15 mijë marka gjermane. 

Ky ishte vetëm njëri nga rastet, pasi që raste të tilla kemi pasur edhe herëve tëjera ,kete vit deshem me shenu ketë ngjarje me rastin e 30 vjetorit të veprimtarisë në shtëpin e Shaip Pashë Spahiut ku ka ndoll rasti me nje pllakë po nuk na u leju nga komuna se kjo eshte zonë e mbrojtur

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...