Historia e errët që mbulon vrasjen e Isuf Haklajt e Sebahate Tolajt, si u përfshi politika në të.
Në një atentat ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003. Ishin vrarë dy zyrtarët policor, Sabahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.
Versioni që Policia ka ofruar është se u vranë derisa ishin duke shkuar në punë me veturë private dhe janë sulmuar me armë zjarri nga persona në ato momente të panjohur duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Shefi i UNMIK-ut aso kohe, Harri Holkeri, kishte deklaruar se mafia po krijonë frikë në shoqëri.
“Mafia mbështetet në frikën që krijojnë për të siguruar heshtjen tuaj, ndërsa shoqëritë ku kjo frikë dhe kjo heshtje lejohen të mbizotërojnë, kriminelët asnjëherë nuk mund të munden,” tha Holkeri.
Për këtë krim ishte arrestuar, Bedri Krasniqi. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë ne vrasjen e zyrtarëve policor por edhe në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan.
Vrasja ishte bërë me kallashnikov dhe aty kanë qenë dy tre persona së paku dhe rasti u zbulua se në “auben” e veturës se policisë së vrarë ka mbet shenjat e dorës së të dyshuarit Bedri Krasniqi.
InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë.
Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin.
Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.
Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?
Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.
Shkumbin Mehmeti
Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e kolonel Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.
“Sebahate Tolajn e kam pasur pjesëtar të grupit, ajo është vrarë për dy arsye. Është përplasur me kolonel Tahir Zemajn, një person është dënuar për këtë vrasje, pra, Bedri Kraniqi.
Unë kamë dhënë deklaratë me 7 dhjetor 2014, dhe kam shpjeguar detajet se ka e kam marrë këtë informacion. Sebahata Tolaj prej që është bërë pjesë e grupit u kanë cak për tu vrarë.
Një person që nuk dua të bëjë publik kush është ka paguar 25 mijë euro që i njëjti është ende aktiv, ai nuk ka pozita politike në Kosovë, por ka qenë kriminel në Evropë”, ka rrëfyer ai.
Dikur i shumëkërkuari Bedri Krasniqi ndryshon pamje kështu duket sot
Bedri Krasniqi njëri nga të burgosurit e vlerësuar me rrezikshmëri më të lartë dhe nga njerëzit më të përfolur për ngjarje të pasluftës në vend ka ndryshuar pamje nga koha kur ai ishte arrestuar.Dikur në listën e personave më të kërkuar për shkak të arratisjes së tij nga Dubrava Bedri Krasniqi sot ka lëshuar mjekër të gjatë.
Nga procesi gjyqësorë ndaj Krasniqit i cili po mbahet në gjykatën e Prishtinës për akuzat për vrasjen e dy policëveBashkë me Krasniqin në gjykatore është paraqitur edhe Alban Dizdari të cilët po akuzohen për vrasjen e një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut më 2004, sot janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve.
Dëshmitari Sh.R. në Gjykatën e Prishtinës tha se natën kritike, më 24 mars 2004, kishte qenë te nëna në Podujevë.Ai tregoi se duke u kthyer në mbrëmje nga Podujeva për në Prishtinë, me veturën “Mercedes”, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij, kishin hasur në rezistencë në Shakovicë nga dy persona të armatosur, të cilët i ishin afruar te vetura.Dëshmitari tha se ata persona ia kishin futur automatikun në gjoks dhe ia kishin kërkuar veturën.“Ma futi tytën e automatit dhe më shajti, dhe neve na qitën përjashta nga vetura, po ashtu edhe gruan time e nxorën me dhunë nga vetura, e gjuajtën poshtë në kanal dhe dy persona ma morën veturën dhe vazhduan për Podujeve, me shpejtësi të madhe”, tha dëshmitari.“Ata kishin të veshur uniforma, nëse nuk po gaboj kanë qenë me maska, ka qenë terr dhe nuk kam mujtë me ua vërejt fytyrën.
Një veturë e UNMIK-ut, e Policisë, ka qenë përpara, jam afru afër veturës duke mendu që ka polic, pastaj erdhën Policia na morën dhe na sollën deri në Prishtinë. Unë kurrë deri më sot nuk e kam kuptuar se kush ma ka marrë veturën, dhe më ka nxjerrë jashtë”, shtoi dëshmitari.Më pas ka dëshmuar dëshmitari Sh.M.(emriat e dëshmitarëve janë mbuluar me urdhër të gjykatës)Ai tha se për vrasjen e Agron Sylejmanit, njërit prej sulmuesve kundër veturës me policë, kishte dëgjuar nga televizioni. Qysh u vra Agron Sylejmani ai tha se nuk e dinte.“Shkumbinin e kam njoftë, se një kerr e kam ble prej tij. Tani ia kemi nisë me u end familjarisht, e kam bo si shok, i njëjti është nga vendi i njëjtë, i anës tonë. Me Shkumbinin kur jam takuar për herë të fundit, ka pasur një top të dorës- top i luftës. Ai ka pasë merak me u fry, e ka nxjerr atë topin, ka pas merak me u fry, topin e nxori prej çantës, e mbajke në dorë. Kur e kam takuar ai nuk kishte qenë mirë psiqikisht”, shtoi më tutje dëshmitari, duke aluduar në të akuzuarin Shkumbin Mehmetin.
Në fund, ai tha se në takimin me Shkumbin Mehmetin ai nuk i ka përmendur emra të tjerë, të personave që kanë qenë të përfshirë në rast.“Nuk më kujtohet që më ka thënë për persona të tjerë. Përveç topit në çantë nuk më kujtohet nëse ka pasë edhe diçka tjetër, atë e ka mbajtur gjatë gjithë kohës në dorë”, tha dëshmitari.Seanca e radhës u caktua për më 6 janar 2020.Të akuzuar të tjerë në këtë rast për vrasjen e policitë të Kosovës dhe të policit të UNMIK-ut kanë qenë edhe Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, por pas marrjes së aktvendimit nga Gjykata Supreme në shtator 2017, të njëjtit ishin liruar, pasi që të dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë dhe se ka një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.Ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin, ndërsa Shkumbin Mehmetin e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 30 vite burgim, më 9 nëntor 2007.Kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dizdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, Prokuroria e EULEX-it më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë për shkak të kryerjes së veprave penale – vrasje e rëndë dhe vrasje në tentativë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.Zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.
Sipas, aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.