Coronavirusi Covid-19 po përhapet, 477 raste aktive në Kosovë
Nga 8 shkurti deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,në Prishtinë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.437 raste, ndërsa janë regjistruar 32 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 928 pacientë të prekur nga Covid-19.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Të shtunën janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste.
Infektiologu Krasniqi apel qytetarëve: Përshëndetuni me zemër – JO me duar
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka konfirmuar 53 raste të reja në territorin e Kosovës.
Pas numrit të rritjes së shpejt të rasteve të reja, infektiologu Krasniqi u ka bërë apel kosovarëve që të i mbajnë masat e të mos i shtrëngojnë duart.
Një aksion i gjerë i Inspekcionit në Prishtinë është duke u mbajtur sonte.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
Ai tha se ky aksion ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.
“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, shënoi ai.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik çdo natë është duke iu bërë thirrje Inspektorateve sanitare të AUV dhe Inspektorateve komunale patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.