Në këtë libër janë përmbledhur studimet e Demir Reshitit, që janë të botuar në shtypin e kohës gjtë viteve të fundit, gjegjësisht për përmbledhjet e ndryshme qoftë ato poetike, veprave prozaike, monografive, publicistikës, ditare, vepra të përkthyera, filma e pjesë të ndryshme teatrale.
Përmes këtij libri,ofrohen informacione të shkallës së lartë për veprat për të cilat shkruan shkrimtari i mirënjohur Demir Reshiti, duke i kushtuar rëndësi, gjuhës, nëpërmjet të cilës komunikon lirshëm me lexues të ndryshëm dhe arrin të thellohet në shtresat më të thella të veprave të cilave u qaset.
Demir Reshiti , lexuesit shqiptar i sjellë vështrime mbi veprat e çmuara zhanresh të ndryshme.
Këto vështrime janë të domosdoshme për krijimin e një atmosfere kulturore dhe një ambienti vlerësues, që ndikojnë dukshëm në rritjen e cilësisë së veprave, që shkruhen sot në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera ku banojnë dhe veprojnë shkrimtarët shqiptar.
Libri "Ëndje", është ndarë në VIII pjesë:
I.Publicistikë,
II. Ditarë,
III. Ex libris,
IV. Romane,
V. Poezi,
VI. Monografi,
VII. Nekrologji,
dhe VIII. Film/Dramë.
Secila nga pjesët që përbëjnë një tërësi, janë shkrime paraqitëse për libra zhanresh të ndryshme, përkatësisht tekste autoriale për libra të botuar të autorëve të shumtë shqiptar.
Veprat:
Trung i ndarë, 1992;
Ofshamë,1995;
Abetaka, 1995;
Reshje nën Pikëllimë, koautor, 1996;
Ngutëm ta kapërcej kohën, 2000;
Libri i Mrekullive, 2001;
Libri i Gjeneratës, monografi, 2009;
Mik me Diellin, 2012;
Luleborë Sharri, monografi - koautor, 2016;
Libri i Mrekullive, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 2017;
Endje, kritikë letrare, 2019. Etj.
Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...).
Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.
F.B.
F.B