A do të jap dorëheqje Thaçi pas ngritjes së aktakuzës?: Kjo është përgjigja e tij
Mirëpo i pyetur kohë me parë se a do të jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia,Hashim Thaçi kishte thënë se nuk e ka as ndërmend një gjë të tillë.
Presidentit i Kosovës zt. Hashim Thaçi, gjatë muajit prill 2020 , i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ishte pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse thirret nga Tribunali Special.
Ai kishte thënë se nëse do të ftohem nga kjo gjykatë unë do të paraqitem, por se kam ndërmend të japë dorëheqje.
“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, kishte thënë presidenti dhe gjenerali i luftës Hashim Thaçi
Ndryshe, është e çuditshme sepse deri me tani, Presidenti Thaçi nuk është ftuar nga Haga për tu marrë në pyetje.
Ndërsa zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 vrasje.
“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.
Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.
Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.
Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.
Dite e keqe dhe e rende per Kosovën.
BE nuk dëshiron t’i komentojë aktakuzat e Speciales ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë aktakuzat kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
BE ka thënë se mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Nuk komentojmë procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara dhe të gjitha pyetjet në lidhje me punën dhe procedurat duhet t’u drejtohen atyre”.
“Ato janë demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, që është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje thuhet se është me rëndësi të veçantë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilët janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
E ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime festive në Serbi, atje mediat serbe kanë raportuar duke zërë ballinat kryesore me lajmin se “ Hashim Thaçi e Kadri Veseli po akuzohen se kanë vrarë serbë”.
Të gjitha mediet serbe që shumica kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandar Vucic kanë shpërndarë lajmin duke thënë se “dy komandantët e UÇK’së kanë vrarë serbë” dhe për këtë do akuzohen nga Specialja në Hagë.
Vlen të theksohet se disa nga mediet serbe ju janë drejtuar Thaçit e Veselit me epitetet si “kriminelet shqiptarët që vranë serbët”.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e ballinave të medieve kryesore serbe.
Dhashtë zoti që shqiptarët nuk festojnë dhe gëzohën për këto aktakuza të Serbisë në Hagë.
Reagon Gjeneral Ramush Haradinaj: Hashim Thaçi e Kadri Veseli të pafajshëm, UÇK bëri luftë të pastër
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli, duke thënë se beson në pafajësinë e tyre.
Gjeneral Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit të Kosovës zt.Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate për media njoftoi se iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Gjeneral Sami Lushtaku aktakuzat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit i lidhë me luftën speciale që po bëhet mes SHBA-BE
Lidhur me paralajmërimin e aktakuzës për presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli, e publikuar nga Tribunali i Hagës, ka reaguar edhe Sami Lushtaku.
Lushtaku e ka komentuar këtë paralajmërim për çka thotë se nuk është befasi meqë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Gjykatën Speciale, madje thotë se një zhvillim i tillë i sotëm, nuk konsiderohet ndryshe veçse politikë.
Ish-kryetari i Skenderajt, tutje ka shtuar se kjo gjë tregon se ka një lloj lufte të heshtur midis Europës dhe Amerikës.
“Është për keqardhje. Është diçka që e kemi pritë. Por nuk është ndonjë befasi kjo sepse Kuvendi e ka miratuar (Specialen).”
“Konsideroj që është politike. Ka një farë lufte të heshtur mes Evropës dhe Amerikës. Nuk është naj risi për mu dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Lushtaku shtoi se i vjen keq për të gjithë ata që iu është ngritur aktakuza, dhe se e ka konsideruar Gjykatën Speciale si raciste pasi që nuk merret me krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.
“Unë e kam thënë vazhdimisht që ka qenë gabim votimi i kësaj Gjykate,” tha më tej gjenereal Sami Lushtaku.
Ramiz Lladrovci: Drejtuesit kryesor të UÇK’së e përjetuan përndjekjen
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se është propozuar ngritja e aktakuzës ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale, duke thënë se të gjithë drejtuesit madhor të UÇK’së, e përjetuan përndjekjen.
Lladrovci lajmin për propozimin e ngritjes së aktakuzës ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, është lajm i padrejtë nga institucionet e drejtësisë.
Për Lladrovcin ky është lajm tronditës dhe me shqetësoi pa masë.
Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai tutje ka theksuar se tashmë, të gjithë drejtuesit madhor të UÇK’së, e përjetuan përndjekjen.
Publicisti Valon Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.
Syla ka thënë kjo është një taktikë politike e përdorur vetëm 3 ditë para takimit të delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka shkruar se kjo aktakuzë është një cirkus nga Gjykata Speciale.
3 ditë para bisedimeve në Washington. Kogja taktikë politike po duket aktakuza ndaj Veselit dhe Thaçit. Ani bash rrafsh 100 vrasje. Si në bonusa të fliperit… As 97 as 103, po rrafsh 100. Cirkus. Ti shohim reagimet”, ka shkruar Syla në Facebook.
Avokati Tahit Rrecaj për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit:
Gjyqtari mund ta hedh poshtë aktakuzën
Avokati Tahir Rrecaj, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Rrecaj tha për medie se dorëzimi është bërë me rastin e përfundimit të hetimeve.
Ai theksoi se në rast se ka prova të mjaftueshme të siguruar nga prokurori do të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.
“Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës. Më pas ai e vlerëson në rast se ka prova të mjaftueshme për të kaluar në shqyrtim gjyqësor. Në rast se konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar në shqyrtimin gjyqësor, nëse jo gjyqtari e hedh poshtë aktakuzën. Nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur do të bëhet vlerësimi”.
Avokati shpreh keqardhje për këtë ngjarje, sepse sipas tij akuzat e paraqitura janë të rënda.
Tomë Gashi ka thënë se kjo aktakuzë e para e ngritur nga Zyra e Prokurorit special është në kundërshtim me rregullat e te saj ligjore.
Ndërsa tutje ai ka shtuar se kjo aktakuzë është lajm i keq për shqiptarët e Kosovës e në veçanti për ish-pjesëtarët e UÇK’së.
“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, reagon djali i Ukshin Hotit
Në lidhje me aktakuzën e paralajmëruar sot nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar edhe i biri i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andin Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të donte të ishte po aq ‘fajtor’ sa janë Thaçi dhe Veseli në këtë rast.
“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës. Histor
ia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar. Kaluam shumë shekuj nën mizorinë e pushtuesve!”, ka shkruar ai.
Hoti tutje ka theksuar se ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ai që I dha fund kriminelëve pushtues, me vetëm një qëllim, lirinë e vendit, andaj sipas tij krenaria dhe lufta e kësaj ushtrie është më e madhe se çdo fletë ku hudhen shpifje e montime.
“Por ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kriminelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës! Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve! Pafajësia ju takon çlirimtarëve!”, ka shkruar tutje ai.
Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë.
Ai ka thënë se UÇK-ja kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve sepse vullneti dhe guximi i kombit nuk gjykohet.
****
ZPS: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit u publikua të mos rrezikohej procesi
Lëvizjen e sotme me publikimin e një aktakuze, e cila nuk është konfirmuar, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka arsyetuar me faktin se po të mos publikohej do të rrezikohej procesi. Kjo, sipas tyre, për shkak të tentativave të vazhdueshme të të dyshuarve, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të shfuqizojnë Ligjin që mundëson punën e Speciales.
Ndryshimi i qëndrimit të 4 deputetëve të PDK-së në vitin 2015 kishte bërë që të votohen për herë të dytë amendamentet kushtetuese që mundësuan funksionalizimin e Gjykatës Speciale.
Por dy vjet më vonë, në një lëvizje të papritur, ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, e PDK-ja ndryshuan qëndrimin.
Thirrjet se Gjykata do të pastrojë luftën e UÇK-së u kthyen në kundërshtim për Specialen.
Menjëherë pas kësaj filluan tentimet e para për shfuqizimin e Ligjit që lejoi punën e Gjykatës dhe të Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Fillimisht, në dhjetor të 2017-s, organizatat e dala nga lufta filluan një peticion që kërkohej ndryshimi i këtij ligji.
Por kjo nuk mbeti tentativa e vetme.
Më 22 dhjetor të po këtij viti, 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës pas një seance të zakonshme filluan të mblidhnin nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të votohej rrëzimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
E menjëherë Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit atëherë, thirri mbledhjen e Kryesisë.
Një gjë e tillë kishte nxitur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Thikë pas shpine e kishte quajtur këtë tentativë ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Kosovë, e ai britanik – natën më të rrezikshme të pasluftës në Kosovë.
Por, një nismë të tillë e kishte mbështetur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Nën presionin e ndërkombëtarëve, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të thërriste seancën e jashtëzakonshme në mungesë të kuorumit, meqë LDK-ja dhe Vetëvendosje mungonin.
Vonë natën u thirr një mbledhje tjetër, e cila gjithashtu dështoi.
Gjithashtu, në mars të 2020-s, kemi publikuar një letër që presidenti Hashim Thaçi i kishte shkruar sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku Hashim Thaçi ankohet për mospunën e duhur të Dhomave të Specializuara.
“Më duhet të shpreh rezerva serioze, në emër të institucioneve të Kosovës, që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë dhënë rezultate siç është paraparë me mandatin e vet të përcaktuar në letrat e BE-së me marrëveshjen me shtetin nikoqir, Holandën”, thuhej në letrën e Thaçit.
Që nga funksionalizimi i Dhomave të Specializuara në Hagë janë intervistuar qindra ish-zyrtarë të UÇK-së.