Përçarjet e filluara të kahershme në spektrin politik prodhuan krizat e vazhdueshme politike dhe ato institucionale. Rrëzimeve të parakohshme që disa vite të qeverive, lidhen me mos funksionimin e duhur të shtetit ligjor dhe me mos zbatimin e kushtetutshmërisë.
Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për “Bota sot” se kur dominon interesi personal mbi atë të përgjithshëm nuk ka se si të jetë e mirë situata politike, madje as rrjedhat ekonomike-sociale.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut më Serbinë, pala jonë është në hallakam të madhe.
“Rrëzimi i një qeverie në kohë pandemia dhe formimi i qeverisë tjetër po në këtë kohë, kanë ndikuar keq në organizimin e brendshëm politik, duke krijuar kështu përçarje të madhe edhe kur bëhet fjalë për këto bisedime. Gjithë kësaj klime jo të favorshme politike për tu inkuadruar serish nëe bisedime me Serbinë, ju kanë paraprirë përfoljet se ka plane për shkëmbime territoriale që janë në dëm të Kosovës. Këto kanë krijuar mjegullime të mëdha politike. Zjarrit në këtë drejtim bukur shumë i ka fry edhe Grenel diplomacia e cila nuk ka funksionuar komfor politikës tradicionale të jashtme të Amerikës”, ka thënë analisti politik Mulliqi.
Ai ka thënë se Grenel krijoj situata të pamira politike por edhe në relacion më Gjermaninë e Merkelit.
“E them këtë pasi Grenell pati paralajmëruar së trupat amerikane do të largohen nga Kosova, nëse nuk hiqen masat e reciprocitet për çka edhe ra qeveria e Albin Kurtit. Grenel veproi me nguti dhe pa pritur kur kërkoje tërheqjen e një pjese të trupave ushtarake amerikan e nga Gjermania, që shkaktoj irritim te gjermanet. Edhe kur është puna të vazhdimi i dialogut Serbi-Kosovë, nuk kemi koordinim sa duhet ndërmjet BE-së dhe Amerikës. Në Kosovë arriti përfaqësuesi i BE-së sllovaku, Mirosllav Lajqek që i takojë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, lidhur me agjendën e dialogut. E në anën tjetër palëve në bisedime ju është bërë thirrje nga Grenel që më 27 qershor të takohen në Vashington. Unë dhe askush nuk mund të beson së për një çështje të njëjtë, pasi mund të këtë dy marrëveshje politike për normalizimin te marrëdhënieve më Serbinë”, ka thënë ai.
Sipas tij, BE-ja këtë çështje duket së nuk e ka shumë për nguti, kurse në anën tjetër Grenell sikur po kërkon të këtë një marrëveshje para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
“Të këtë një marrëveshje të shpejtë kjo lënë dyshime për ndonjë marrëveshje të kompromisit të dhembshëm për Kosovën. Pala jonë në krahasim më Serbinë shkon e pa përgatitur sa duhet. Thaçi kërkon që ai ta këtë fjalën kryesore, ndërsa kryeministri Hoti ka deklaruar së ai duhet të udhëheq më bisedime, që është e drejtë e tij kushtetuese. E gjithë kjo është e pajustifikueshme pa një dakordim lidhur më këtë temë të mbarë spektrit politik, në Kuvendin e Kosovës. Qëndrimet kontraditore të presidentit janë të dëmshme. Thaçi disa herë radhazi deklaroje se nuk do ta takon përfaqësuesin e BE-së, Mirosllav Lajqakun me motivacionin se nuk e njeh shtetin e Kosovës, kurse dje Thaçi u takua me Lajqak. Ky mos unitet i politikës, na bënë skeptik për fatin e Kosovës. Nëse ndodhë që mos të kemi njohje të ndërsjella në kufijtë ekzistues në fund të bisedimeve, paqja në rajon nuk mund të jetë gjatë e qëndrueshme”, ka thënë Skender Mulliqi.