Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/24

Mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore(Leksikon enciklopedik)




Flori Bruqi :Mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore.

Njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha e nuk kishte si të mos dilte nga mendja dhe dora jote ky libër, ky monument i shumëpritur nga kombi juaj i shtrenjtë, nga kombi të cilit i je përkushtuar, ai shqiptar.

Kjo vepër nuk është shkrim dosido, por është një pasuri që mban brenda jo vetëm njerëz e figura të spikatura, por mban personalitete që në vetvete mbajnë vlerë intelektuale, shkencore, kulturore, akademike, mbajnë element të spikatur për të cilat ka kaq shumë nevojë shqiptarizma.

Ju arritët jo vetëm t’i mblidhnit këto vlera e personalitete, por edhe t’i gruponit për të bërë më të lehtë kujdo përthithjen e intelektit të tyre. Ju jo vetëm ngritët në lartësitë e paimagjinuara punën dhe përpjekjet e tyre, por u dhatë mundësi gjithkujt të përfitoj nga këto produkte intelektuale.

Ju na treguat edhe njëherë se jeni në krye të plejadës së dijes e diturisë. Keni ditur jo vetëm të krijoni, por edhe më kryesorja të shpërndani dije e dituri në mbarë shqiptarizmën tuaj të shtrenjtë.

Me këtë vepër të pa çmuar mundi Juaj po çimentohet, po lartësohet e po merr vlera të paimagjinueshme.

Po mbeteni i paharruar miku im, po mbeteni i pashuar në këtë vend që ka kaq shumë nevojë për dritë e dituri.

Miku juaj

Adem Avdia

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...