Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Qytetarët të cilët vijnë nga vendet e mbipopulluara zakonisht mbajnë maska mbrojtëse si preventivë ndaj infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.
A duhet të vendosen maskat edhe pse s’jemi të infektuar me koronavirus?
Në Kosovë kjo nuk ka qenë e zakonshme, por në kohën e fundit për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur ato në masë të madhe.

Por në vende të ndryshme është ngritur kjo çështje në debat duke thënë se maskat nuk na mbrojnë nga viruset dhe njerëzit e shëndoshë nuk kanë nevojë ta përdorin atë.

E infektologu Dr. Valbon Krasniqi, i cili profesionin e tij e ushtron në Klinikën Infektive në QKUK, thotë se ka lloje të ndryshme të maskave, të cilat nuk e kanë efektin e njëjtë.

Ai thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet patjetër të mbahen nga njerëzit të cilët nuk kanë pasur ndonjë kontakt me dikë nga të infektuarit, nëse nuk kanë ndonjë grip ose ftohje apo simptomë tjetër.

Krasniqi shton se si masë preventive ndaj viruseve rol të madh luajnë edhe dezinfektuesit, e që më së shpeshti është duke u përdorur alkooli etilik me masë prej 70%.

E qytetarët thonë se situata e fundit në botë ka bërë që maskat t’i fusin në përdorim çdo ditë. Ata besojnë se ato janë preventiva më e madhe ndaj koronavirusit, për atë edhe janë duke respektuar rekomandimet që janë duke u dhënë vazhdimisht.

Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Ndërsa, vazhdohet të rekomandohet kujdesi më i madh ndaj higjienës, të lahen duart më shpesh dhe të kihet kujdes në distanca të afërta me njerëz.



Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit