2020-06-24

Edhe pakë ditë promovohët në Prishtinë ,libri “Leksikon enciklopedik”.


Libri botohet nga Shtëpia Botuese Flomed ShPK Prishtinë. Është vepër kapitale e cila trajton shkencën , letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi edhe në diasporë.

"Leksikoni enciklopedik”, është vepra e parë e kësaj natyre në hapësirën shqipfolëse. 

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e ASHASHA që i përfshinë 352 personalitete të shquara të shkencës , letërsisë dhe artit që kanë lënë gjurmë në fushën e dijës!

Specifikë e veçantë e librit është se ai mbartë elemente vlerësuese ku biografitë dhe bibliografitë e tyre janë të përshkruara mirë në libër!

“Leksikoni enciklopedik”, posedon një bord, me emrat më të shquar në fushat e tyre(Akademik Hakif Bajramin,Akademik Dibran Fyllin,Akademik Nijazi Halilin,Akademik Naim Kelmendin, Mr.sc.Fatmir Halimin, prof.Abdullah Troshupën), e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti shkencor, letrar dhe artistik.

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë në këtë libër voluminoz.

Mendoj që në këtë fjalori enciklopedik, unë si autor (  Flori Bruqi)si dhe Bordin redaktues enciklopedik ka bërë një punë të madhe në  sistemimin  e plotë dhe shumë të ngjeshur të vlerave  në trojet gjithëshqiptare që kanë krijuar shkencëtaret , letraret  , artistët  shqiptar ndër shekuj.

Autor i Librit ,si dhe  Bordi redaktues nuk mund ta  bëjmë plotësojnë  historinë krijuese me një libër enciklopedik . Enciklopedia  në të  ardhmën  do të jetë tejet e përmbledhur dhe shumë koncize.

Shpresojmë që në botimet e reja enciklopedike nuk  do të lihen pa u përmendur individet si  institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që  do të jenë pjesë përbërëse e  Leksikonit enciklopedik 2, të ASHASHA-së.

Çdo kush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit  dhe Bordit ishte që  ne ta plotësojmë ketë leksikon enciklopedik deri ditën e fundit.

Unë si autor dhe iniciator kam një lloj përgjegjësie se është botim akademik, i një niveli shumë të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik janë futur në ketë vepër kapitale “Leksikon enciklopedik”.

Së shpejti gjatë muajit korrik 2020  , libri  do të përurohet në Prishtinë , në Bibliotekën Kombëtare, ku vetë  lexuesi  do ta kupton  dhembjen si  dhe punën tonë disa vjeçare pa mjete dhe ndihma shtetërore finansiare .

Flori Bruqi 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...