2020/06/24

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për të lejuar punën e transportit ajror dhe rifillimin e punës së autoshkollave, i cili u bë i mundur pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike të cilën e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lajm i mirë për autoshkollat, lejohen që të rifillojnë punën
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në fillim të mbledhjes së radhës së Qeverisë së Kosovës, i propozoi kësaj të fundit që të hap aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” për udhëtarët, nën masa të mbrojtjes siç rekomandon IKSHPK-ja.

“Me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i kam propozuar Qeverisë së Kosovës që të miratoj vendimin për rifillimin e transportit ajror në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike”, tha Zemaj.

Për transportin ajror dhe autoshkollat foli edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i cili tha se kjo synohet të bëhet deri në fund të kësaj jave.

“I heqim barrierat për lejimin e transportit ajror edhe lejimin e punës së autoshkollave, pasi ka pasur një interes të shtuar publike ditëve të fundit. Synojmë që në fund të javës të fillojmë punës të transportit ajror dhe punën e autoshkollave”, ka thënë Abrashi.

No comments:

Post a Comment

Sali Berisha: Në vitin 2013, Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos ligjin për votën e emigrantëve

Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha , ngriti shqetësimin për të drejtën e votës së emigrantëve s...