Ai ka bërë me dije se është emëruar këshilltar politik i kryeministrit prof.dr.Abdullah Hoti.
“Të nderuar miq, ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Alush Gashi studoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoraturën në Zagreb më 1979.
Alush Gashi mban rekordin si doktori me i ri i shkencave në fushën e anatomisë në Evropë duke doktoruar në moshën 28 vjecare. Z. Gashi ishte shkencëtar vizitues në University of California San Francisco (UCSF) prej vitit 1981.
Më vonë u bë drejtues në institutin e anatomisë dhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në kohërat më të vështira për popullin Kosovar.
Gashi luajti një rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ishte anëtar i LDK-së dhe morri pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar me marrëdhenie me jashtë i LDK.
Edhe pas luftës në Kosovë ai ka qenë politikisht aktiv.
Në zgjedhjet e vitit 2007, z. Gashi ishte ndër përfaqësuesit më të votuar në parlamentin e Kosovës. Z. Gashi është nënshkrues i deklaratës të pavarësisë, dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si ministër i shëndetësisë.
Z. Gashi ushtron profesionin e profesorit të anatomisë, dhe në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK.