2020-06-24

Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot

LUFTA E OPINIONEVE
Guxim Shqiptar - Bruqi, Flori, 2008
( Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot )

Libri "Guxim shqiptar" i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj.

Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.

Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës,urrejtjen e "bujtësve" këtej, veprimet e tyre prej armiku.

Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut.

Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku,pa një të rënë në rrënjë të fjalës.Alfabeti i lirisë është ai i moçmi,me pushkë, me dije, me guxim.

Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. 

Libri "Guxim shqiptar" është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.

Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia,politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia.

Libri "Guxim shqiptar" ka një leksik të pasur, të rrjedhshëm e me figura të kohës sonë.

Temat në këtë libër janë nga "ish përditshmëria" jonë e luftës dhe e opinioneve.

Lufta e Kosovës në këtë libër është me plot guximtarë dhe kryengritës të devotshëm.

Asnjë fjalë e asaj kohe tregon Bruqi nuk ishte pa beteja, pa një guxim në vete.Nevoja për liri krijoka vullnetin për liri.

Nuk ishte i lehtë rebelimi nën atë pushtues.Çdo njeri që nku pajtohej me gjenocidistët serb, ai duhet të ishte trim dhe trim shkuar trimave.Mirëpo,fuqia e popullit është fuqia e pareshtur e betejave të tij.

Në atë kohë të "Guximit shqiptar" çdo njeri i etnikumit tonë ishte në luftë, në betejen e tij për të mbijetuar.Pak janë ata që janë fshehur hijeve.në këtë temë kujtoj se kam shkruar mjaft.

Çlirimi i Kosovës nuk ishte i lehtë, pë këtë dëshmojnë të rënët. Flori Bruqi deri më tash ka botuar shumë  libra.Libri "Guxim shqiptar" është libri më  i guximshëm i  radhës. Krijimtaria e Floriut është e gjerë dhe e thellë.

Veprat e Floriut janë të vlerësuara nga kritika.Bruqi është një figurë e madhe në letërsinë tonë, ai deri tani ka shkruar disa vepra...

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën "Rilindja" të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti .

Pra,kolona e veprave të Flori Bruqit është mrekullisht me ngjyra.Pejsazheve të këtyre veprave nuk i hyhet pa i lexuar të gjitha.Shqetësimet e shkrimtarit,poetit dhe studiusit Flori Bruqi, në gjitha veprat e tij ka një gjë të paemër të dhimbjes së pazgjidhur që ende vazhdon.Libri i Flori Bruqit, "Guxim shqiptar"ka 73 tituj, dhe 403 faqe.Urime autorit për libër, dhe Shëndet.

Rrustem Geci - Dortmund

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...