Zt.Richard Grenell ka kumtuar lajmin se presidenti Hashim Thaçi i ka konfirmuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington ku do të takohej në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor 2020.
Ai tha se ky anulim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorëve të Gjykatës Speciale për aktakuzën ndaj tij.
Po ashtu Grenell thotë se respekton vendimin e Thaçit për mos të marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, thuhet në reagimin e Grenell.