2020-06-23

Bekim Fehmiu, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, në vitin 2001 ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Vreme”. Aty ai ka biseduar edhe për besën, virtyt ky që dallon te shqiptarët.


“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët, besa është vlera më e lartë etike njerëzore. Besa ishte më e fortë se cilado qoftë marrëveshje. Për shkak të besës, shqiptarët nëpër histori kanë paguar me kokë edhe për shkak të lajthitjeve të veta. Besa ishte tipari që cilësoi shqiptarët dhe i bëri ata të çmueshëm në raport me botën që rrethonte ata…”, ka thënë ai.
Gjurmët e Bekim Fehmiut në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare janë të mëdha. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Bekim Fehmiu në rolin e babait të Shën Nënes Terezë’

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odiseu”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.


Në anën tjetër revista njëjavorshe “Vreme” u publikua për herë të parë më 29 tetor në vitin 1990. Shumica e stafit në gazetën me qendër në Beograd, ishin gazetarë nga Politika dhe NIN. Ajo karakterizohet si “një revistë pa gënjeshtra, urrejtje ose paragjykim” dhe ka kundërshtuar mobilizimin nacionalist për luftërat jugosllave.
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu.



Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar, nga Kosova, i cili ka lindur në Sarajevë, por që një kohë të gjatë ka jetuar në Beograd, ku edhe ka vdekur në vitin 2010.
Babai i Bekim Fehmiut ishte nga Gjakova, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Më poshtë Gazeta Metro ka përzgjedhur të shpalosë me ju disa ngjarje nga jeta e aktorit më të madh botëror me origjinë shqiptare.
1. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Është bërë i njohur me filmin ‘Mbledhësit e Puplave’ në vitin 1966. ‘Odisea’, ishte filmi që i dha famë ndërkombëtare Bekimit.

Bekim Fehmiu në rolin e babait të Shën Nënes Terezë’
2. Ka luajtur mbi 50 role, dhe është aktor i parë shqiptar që ka prekur Hollivudin.
3. Fehmiu ka dashur të luaj rolin e Skendërbeut, në filmin kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skendëbeu, por nuk ia dhanë atë rol, dhe e mori aktori rus. Gjithashtu deshi të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vogël për të.
4.Është martuar me një  aktore serbe Branka Petic, me të cilën ka dy djemë Uliksin dhe Hedonin. Kuptimi i emrit të djalit të Bekimit, Hedonit, është i lidhur me emrin e nënës së tij shqiptare Hedijes.
5. .Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen ‘Madame Kolontine’ të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
6. Ka shkruar edhe një libër autobiografik “’Shkëlqim dhe frikë’, në vitin 2001.
Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd  më 15 qershor 2010, ku sipas deklarimeve të dhëna nga serbët thuhet se ka kryer vetëvrasje, dhe dëshira e tij e fundit ka qenë t’i hidhet hiri në Lumbardh në Prizren, të cilën gruaja e tij serbe ia ka realizuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...