Prishtinë 24 nëntor 2017.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim të ndikimit”, ka deklaruar se e ndien veten fajtor vetëm për këtë shumë, mirëpo jo edhe për shumën siç thuhet në aktakuzë.“Unë e ndjej veten fajtor për 1070 euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Gashi.Por, trupi gjykues me kryetar Vesel Ismailin, deklarimin e të akuzuarit Gashi, nuk e konsideruan si pranim fajësie.Ndërkaq, mbrojtësi i tij, avokati Bahtir Troshupa tha se nuk e kundërshtonin aktakuzën në pjesën kur i mbrojturi i tij kishte pranuar që kishte përfituar shumën prej 1070 euro.“Aktakuzën e ngritur ndaj të mbrojturit tim nuk e kundërshtojmë tërësisht, e sidomos në pjesën ku edhe i mbrojturi im deklaron se e ka përfituar shumën prej 1017 euro, për të cilën shumë është edhe përgjegjës. I mbrojturi im ka qenë një njeri i pashkollë, i ka besuar një deputeti”, deklaroi avokati Troshupa.Kurse, ish-deputeti Etem Arifi sërish është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim i ndikimit.Ish-deputeti Arifi edhe në shqyrtimin fillestar që është mbajtur me 18 maj të këtij viti, ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza që i viheshin në barrë.Ndryshe, prezent në këtë seancë ishin dëshmitarët, Eshref Shabani, Ajshe Arifi dhe Kemajl Kurteshi, ndërsa munguan dëshmitarët Avdush Banushi, Ardita Rekaliu dhe Besim Kryeziu.Por, në mungesë të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe përfaqësuesit për komunitete nga Zyra e Kryeministrit, kjo seancë është shtyrë 26 dhjetor 2017, në ora 9:30.Sipas aktakuzës, Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro. Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, të njëjtit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. Gjithashtu të akuzuarit e lartpërmendur janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’ia kompensojnë shumën prej 22.900.00 euro, si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749.00 euro.
Ankesa e LVV-së rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi që ky subjekt e dërgoi sot në Gjykatë Kushtetuese mund ta kthejë në pikën zero çdo gjë në Kosovë.
Por, njohësit e çështjeve kushtetuese me të cilët ka folur Gazeta Express thonë se rasti mund të shkoj keq për Qeverinë e sapozgjedhur pasi deputetit është dashur t’i merret mandati dhe të mos lejohet të votojë në këtë seancë.
Ata thonë se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë që votimi i deputetit Arifi të shpallet antikushtetues do të çojë në rrëzimin e qeverisë sapozgjedhur.
Më herët u raportua pas votimit të Qeverisë Hoti se VV e ka kontestuar votën e Arifit, duke deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ligjshmërisë së këtij vendimi. Kushtetuta e Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim.
****
Pak ditë pasi vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, deputeti Etem Arifi pritet që të shkojë për të vuajtur dënimin me burg.
Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro.
Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Deputeti hajn, Etem Arifi
Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020 , Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në fund të këtij muaji, deputeti Arifi është i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burg.
Nga data 5 qershor 2020 , Floripress ka provuar vazhdimisht që të komunikojë me deputetin Arifi, por ky i fundit nuk u është përgjigjur thirrjeve në telefon.
Arifi është njoftuar edhe përmes mesazheve për çështjen për të cilën është kontaktuar, megjithatë nuk ka kthyer përgjigje.
Votimi i deputetit Arifi nxiti debate të shumta për ligjshmërinë e votës së tij.
Ehat Miftaraj: Faji është te gjykatat
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e qeverisë është vështirë që të kontestohet ligjërisht.
Hajni i denuar më 2 vite burg
Ehat Miftaraj thotë për Radion Evropa e Lirë se faji qëndron te gjykatat, të cilat, sipas tij, në rastin e dënimit të deputetit është dashur të shqiptojnë edhe dënim plotësues, duke ia pamundësuar atij garën në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
“Sipas Kushtetutës dhe ligjit në Kosovë, gjyqtarët, me rastin e shqiptimit të dënimeve për vepra penale, e kanë për obligim dhe duhet që në të njëjtën kohë, përveç shqiptimit të dënimit kryesor, të shqiptojnë edhe dënime plotësuese, ku futet edhe kufizimi i së drejtës së zyrtarëve - në këtë rast zotit Arifi - për të kandiduar apo për t’u zgjedhur, qoftë si deputet, qoftë në pozita të tjera publike. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh”, thotë Ehat Miftaraj.
Lidhur me këtë ka folur njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.
Prof.dr. Riza Smaka ka thënë se nëse GJK vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Smaka ka theksuar se tashmë gjithçka varet nga vendimi i Kushtetueses, dhe se vendimi i marrë në seancën e 3 qershorit, për zgjedhjen e Qeverisë mund të shpallet juridikisht i pavlerë, nëse deputeti Arifi nuk ka mandat.
“Varet krejtësisht nga vendimi që do ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Ndryshe, deputeti kur dënohet mbi një vit, ai e humb cilësinë e deputetit. Unë nuk e kam të saktë këtë fakt për shkak se nuk e kam dosjen e tij por në bazë të shenjave, nëse ka qenë i dënuar mbi një vit, ai person nuk ka mundur të votojë, sepse nuk e ka pasur cilësinë e as mandatin e deputetit, prandaj vota e tij do të ishte nule. Nëse do të ishte nule, do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe kjo do ta implikonte këtë konsekuencën tjetër, që do të trajtohej vendimi nul, juridikisht i pavlerë”, tha Smaka
Smaka tha se procedura është shumë e rëndësishme, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkelje juridike, ndërsa shtoi se në përgjithësi në Kosovë mungon kultura e disiplina juridike.
“Synimi është që të punohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe nëse do të punohej dhe veprohej sipas saj nuk do të bëheshin shkelje në procedurë, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkeljet juridike materiale, ato quhen shkelje juridike formale të procedurës. E procedura është shumë e rëndësishme, prandaj shpesh autoritetet tona i neglizhojnë këto gjëra. Ndër të tjera është shkelje edhe kur Presidenti dhe ish-kryeministri i shkojnë një deputeti pas mesnate dhe i thonë sesi të votoj, që është në kundërshtim me Nenin 70 të Kushtetutës, neve në përgjithësi na mungon edhe kultura edhe disiplina juridike. Kjo është çështje serioze dhe pushteti është institucion serioz e jo organizatë jashtë qeveritare”, tha Smaka.
Kuvendi i Kosovës më datë 3 qershor, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, përfshirë këtu edhe deputetin e Etem Arifi.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herën e dytë me radhë, ka marr vendim që t’i shtyhet shkuarja në vuajtje të dënimit, Etem Arifit. Ky i fundit, siç është raportuar është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione.
Arifi, i cili vazhdon të figurojë si deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër se ligjërisht këtë mandat tashmë e ka humbur, do të vazhdojë të jetë i lirë të paktën deri më 29 qershor 2020. Arifi ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.
Edhe Ramush Haradinaj, e pret deputetin hajn
Një gjë të tillë, Arifi e kishte bërë edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ai veçse e ka humbur statusin e deputetit të Kosovës.
Kjo pasi që, dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv që i ishte shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia kishte lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme.