Mbretëreshë e çeliktë
Nënë,
Heroinë e çeliktë,
Mbretëreshë e paqes dhe mirësisë,
Ti asnjëherë nuk the jam lodh,
Je aty, pran atij që për ty ka nevojë,
Asnjëherë buzëqeshja nuk u ndal,
Fytyra jote vezullon mirësi,
Si hëna e plotë në errësirën e saj.
Për ty nata është ditë,
Dita është dritë,
Sepse je ti, ajo që ndriçon botën çdo ditë,
Je aty, pran çdo kujt që thërret ndihmë,
Ah,....moj Nënë !
Ballin ta puthë djersa, loti që kurrë sa tha,
Loti që kurrë sa pa,
Shpirti i ndrydhur në heshtje ka qar,
E pamposhtur si Feniksi,
Aromë paqeje, mirësi hyjnish,
Je ti o Nëna ime Mbretëreshë !
HEROINË E ÇELIKTË !
Një pikë uji...
Mbi faqen e hënës si e marr,
Qerpikun dua të vë,
Të pi ujë nga burimi i saj,
Të ngop buzën nga shija e pa larë,
Djersën e ballit të dhuroj,
Për pikën e shiut nga ty,
Një pikë uji nga grushti zjarr,
Të hedhë mbi hapin tendë,
Një pikë ujë,...
Një pikë ujë nga forca e mëkatit,
Thur kornizën pa fjalë,
Trajektoren e rrugës sate,
Përshkon kristali në ballë,
Një pikë ujë nga forca e fatit,
Të hedh mbi retë që mban në sy,
Të laj gërshetin nga djersa e ballit,
Të shuaj etjen që mban stuhi...!
Fjalë e vyshkur
Më mungon pasqyrë thyer,
E grisur nga heshtja që bërtet,
Pas shpinës sate,
Me fjalën e vyshkur,
Nga druri i zhveshur pa rrënjë,
Mungon,
Copëza e qiellit,
Mbi re të llastuar,
Drita e syve si lavire bredh,
Këtu , atje...
Mungon,
Pika e ujit nën këmbë,
Copëza molekule,
Me dheun e grisur nga atomi mbi varr,
E loti i burgosur,
Bënë lutjen e fundit pa zë,
Sepse frymë nuk merr,
Nga fjala e vyshkur pa rrënjë,
Mbi horizontin e braktisur !
Valixhja e mëkatit
U lodha,
Rrugë të gjatë kalova Valixhja ime,
Shkela mbi trupin tim dhimbjen time,
Plagët mora mbi supe, peshë e rëndë,
U nisa drejt teje o Shpresa ime!
Erdha,
Zbathur lundrova mbi hijen time,
Erdha tek Ty o Perëndia ime!
Kërkoj falje dhe mëshirë nën strehën tënde,
Shëro plagën që më dha stoli jeta ime.
Fale,
Fale mëkatarin këmbëzbathur,
Fale udhëtarin shpirt hapur,
Jeta shtegtoi brigjeve të blerta, plaga rëndoi valixhen e saj,
Mbeti udhëtari në udhëkryqin e jetës, mbi supe mban mëkatin e saj...!
Maska
Ardhje pa mirëseardhje,
Një biletë në një drejtim,
Një adresë e pa shkruar,
Me një emër pa kuptim.
Më iku Pranvera e nxehtë si prushi,
Kambana e zemrës në grusht më ra,
Kafshatë e prushtë për shpirtin u bë.
Pranverë mbështjellë në maska.
E shikon,
Si digjet koha sot,
E ndjen,
Si qeliza lufton me veten e saj,
Pa para,
Pa armë,
Bomba,
Aeroplanë...
Fjala pushoi në horizont,
E tashmja në luftë,
Të ardhmen nuk e njoha kurrë,
Të kaluarën e gdhenda në gur!
Fjalët e një jetimi
U mërzita,
Nga terri i hënës së trishtë,
U gdhiva,
Me buzëqeshjen e një dielli të brishtë,
Ditën fillova me një kafshatë,
Me grushtin e shtrirë,
Me zjarrin e acartë në shpirt,
Mirëmëngjesi !
Dorën zgjat për një kafshatë
Zotëri,
Ditën filloj me ,një lutje,
Ku do të ndalet rruga ime ?
Këmba e zbathur kur do të pushoj?
Kur do të thahet loti në faqe ?
Miku im,
Rrugëve i vetmuar i pa strehë,
Zotëri,
Edhe unë si ti jam njeri,
Më quajnë fëmijë,
Ëndrrat mi vranë ata që më lan jetim...!
Mision
E kaluara e harruar godet,
Loti i saj i hidhure të sotmen vret,
Pa fjalë të shkruarë,
Pa asnjë shkronjë në gravurë,
Mision i heshtur që s’flet,
I veshur me petkun e së kaluarës,
Godet dhe vret.....
Frikë dhe izolim,
As i pasuri nuk ka shpëtim,
E gjithë bota jemi Një,
Të barabartë,
Në kërkim të emrit tënd Mision,
E shurdhër ishe o Botë e mallkuar!
Ishe e verbër pa sy,
Atëherë kur zogut të ngujuar në kafaz,
Ia fike dritën dhe këngën buza gazë,
Sa shumë lutje u dërguan,
Sa shumë gjëmë dhe lot u zvarritën,
Të mallkuan kur i flake në hi,
Kur godite dhe vrave fëmijë,
Mijëra lutje në mijëra fjalë, ,në mijëra ngjyra,
Mijëra duar ngritën sot drejtë qiellit lart,
Nën hijen e Blinajës të gjithë të barabartë,
Botë e mallkuar, ku e ke fuqinë !?
Qindra arkivole përcillen në amshim,
Harrove, ishe e shurdhër dhe e verbër pa sy,
Harrove madhështinë mbi ty, Mrekullinë,
Sot rri si në qeli por e nesërmja do të jetë me TY !
Etje prej Djalli
U deha nga loti yt,
Me lotin tim mbusha gotë,
Cakërrova etjen e Djallit,
Re të zeza mbolla mbi kokë,
U dogja...
U deha me gotën plot lot...
Rrugën e hijes ndoqa,
Hapin e hijes që lash pas,
Baltën e grisa në dyshe,
Vura gjerdan në gjoks,
Rrugën arratisje lash në gotën me lot.
Pijanec i dehur etje prej djalli,
Marrëzinë nuk e fali dot,
Edhe po ika në skaj të varrit...
Pema e jetës
Rritesh ashtu si pema,
Ashtu si fryti i saj lulëzo çdo ditë,
Këmba jote shkel rrugën tënde,
Sakrificën shënon hapi yt,
Rritesh për çdo stinë,
Akrepat numërojnë rrëfimin tënd,
Rrugëtimi vazhdon dhe rritet si pema,
Hapen shtigjet dhe burime lumenjsh,
S’ka rëndësi sa herë do të lagesh nga uji i turbullt,
Sa herë buza jote të puthi baltën nën këmbët tua,
Dhe nga loti yt të rriten lumenjtë për rreth,
S’ka rëndësi sa lutje bëhen nën hijen e pemës sate,
Sa duar ngritën drejt qiellit, e sa të tjera lëmoshë kërkojnë,
Ti, jep nga shpirti yt i pastër lëmoshën e zemrës sate,
Rritu bashkë me pemën që jap frytin nga trupi i saj,
Le të lulëzoj sakrifica jote e mbjellë me hapat e tu,
Nën këmbët tua ,
Qëndro stuhitë, ....ashtu si pema me rrënjët e saj...!
Rrëfim Mitologjik
Melodi vjeshte,
Melankoli i një vargu ndarë në gjysmë,
Shushurimë shtegtari andej malit,
Rrëfim i skalitur nën hijen e muzgut,
Kapitulli I.
Ofshamë rrëkeje, buza gaz...
Stoli e një luleje të vyshkur
Nga mitologjia Antike,
Kapitulli II.
Të bëhem zë i heshtjes sate,
Nën prangat e Perandorisë së hekurt,
Marsin kryeneç nga mitologjia greke
Të shuaj etjen e rrufesë...
Kapitulli III.
Simfoni
Mos u trishto,
Nëse derën e përplasin para syve tu,
Të bërtasin,
Ikin dhe shkojnë,
Mos u dëshpëro,
Nëse thikë të godasin,
Me lot të mashtrojnë,
Mos u trishto,
Mos u dëshpëro,
Ti bëhu simfoni,
Melodi e një stuhie kur godet,
Bëhu ti simfoni e një zjarri që vret,
Buzëqesh,
Fale shkëlqimin e rrezeve nga sytë e tu,
Mirësinë,
Shkrije akullin nga zemra e djallit,
Me simfoni,
Dhuro dashuri edhe një mali që s’flet,
Fali mirësi edhe një thike që të godet,
Se ti je një melodi simfonie që shkrin akujt për rreth...!
Në sytë e Diellit tim
Më vrajë,.....!
Kokën mos e kthe shiko para,
Kurrë mos më qaj,
Po deshtë aromën e gjakut tim,
Po deshtë ngjyrën e shpirtit tim,
Të fal si kujtim bozhurin tim,
Më vrajë.......!
Por jo më me fjalë,
Se shiu që ra mbi mua jastëku ende sa tha,
Foleja me mund u ndërtua vite me radhë,
E ti......më vrajë,...!
Në sytë e diellit tim,
Le të ketë kujtim heroin trim,
Vrau folenë e prishi çatinë........
Gjakun tim të jap shpëtim,
Për zjarrin tëndë,
Mbaje mbi supet e tua,
Si stolinë më të bukur nën këmishë,
Më vrajë......!
Amaneti
Vetëm dy lule dua ti kem pran varrit,
Dy lule ngjyrë gjaku aromë pranvere,
Dhe një bilbil të këndojë përherë.
Nuk dua të marr asgjë nga jeta,
Asnjë grimcë asnjë rreze,
Çdo gjë peshon rëndë.
Do të marr rrugën drejtë përjetësisë,
Qiellit të shtatë
Aty çdo gjë e lulëzuar është i thonë Parajsë.
Mos më kërkoni thoni nuk e njohëm kurrë,
Mos shkruani emrin tim në gur nuk dua ta shoh,
Mos qani fotografin time nuk e dua të përlotur.
Atëherë kur të mos jem mos më kërkoni,
Unë do të vij vet me rrezet e para,
Mos më qani thoni ishte e lumtur sytë e saj s’pushuan kurrë pikuari lot...!
Mos harro ILIRINË
Thuaj,
Shiko horizontin përtej asaj,
Përtej së nesërmes ndërto kullën,
Mbi majën e piramidës së Keopsit,
Lashtësi,
Gërmo të shkuarën e vyer nën gërmadhë,
Ndërto piramidën e së ardhmes,
Me gjuhën e një guri që flet,
ngjyrën shekullore të ILIRISË,
Orën e historisë,
Ndërto themele ngrit kulla për rreth,
Por mos harro fjalët e plakut,
As gurin që flet,
Hapin që ndjek mbi themelet e gurit,
Një kullë ndërto të ardhmen fito,
Po harrove gurinë e Ilirisë
Të përbuzë e nesërmja e ardhmërisë....!
Mos harro burimin e rrënjëve tua,
Mos harro ILIRINË
Arratisje
E zhvesha natën nga petku i saj mëndafsh,
I zi,
si tymi i një duhanxhiu leckaman,
Lakuriq e vara mbi një copëz gur,
I zi,
Si pështjellime rrëfeje mbi retë,
U bë hi,
Aty pran hijes lakuriq,
U zhvesh nata,
Në takim me epshin e saj.....
Ajo....
U arratis....!
Zgjimi
Ndjej errësira përqafon shtrëngatën,
Udhëtojnë rrugës së pa kthim,
Dielli ngrit kokën,
Ndjej ky është dielli im.
Stuhi shiu udhëtojnë mbi retë,
Malet dridhen nga bekimi i qiellit,
Shtigjet hapen nga rrezet e diellit,
Rruga e mallkimit tani mori fund,
Shigjeta e zgjimit është në horizont....!
Pema e jetës
Rritesh ashtu si pema,
Ashtu si fryti i saj lulëzo çdo ditë,
Këmba jote shkel rrugën tënde,
Sakrificën shënon hapi yt,
Rritesh për çdo stinë,
Akrepat numërojnë rrëfimin tënd,
Rrugëtimi vazhdon dhe rritet si pema,
Hapen shtigjet dhe burime lumenjsh,
S’ka rëndësi sa herë do të lagesh nga uji i turbullt,
Sa herë buza jote të puthi baltën nën këmbët tua,
Dhe nga loti yt të rriten lumenjtë për rreth,
S’ka rëndësi sa lutje bëhen nën hijen e pemës sate,
Sa duar ngritën drejt qiellit, e sa të tjera lëmoshë kërkojnë,
Ti, jep nga shpirti yt i pastër lëmoshën e zemrës sate,
Rritu bashkë me pemën që jap frytin nga trupi i saj,
Le të lulëzoj sakrifica jote e mbjellë me hapat e tu,
Nën këmbët tua ,
Qëndro stuhitë, ....ashtu si pema me rrënjët e saj...!
Koha
Një pikënisje dhe mbarim,
Një jetë dhe një rrëfim,
Një histori diku e shkruar,
E gdhendur dhe e harruar,
Një nostalgji për rrugën e kaluar,
Një shpresë për një mëngjes......
Si diamant me vlerë të çmuar,
Ruaje dhe mbaje në një kapitull,
Ledhato si erën përqafo,
Puthe muzën në çdo muzgë dhe mëngjes,
Akrepat e jetës mos ndalo,
Lumi valë, valë le të ec,..
Se ajo........
Koha shëron, nuk harron,
Koha gjykon dhe ndëshkon,..!
Djallëzi Shkëndije
Fale që të mund të rritet,
Mbaja dorën të mos qaj,
Fale shpresën e një ëndrre,
Kristalin në sytë e saj...
Fale,
Djallëzinë e një shkëndije,
Trëndafilin e një vjeshte,
Acarin në damar,
Fale që të mund të rritet,
Hija e një ëndrre të bardhë,
Le të rritet edhe në acar,
Mbaja dorën të mos ngel vetëm kristal...!
Goditja
Pikë,
E bardha dritë,
U bëre pikë,
Si një qiri që bënë dritë,
Një hije rraskapit,
Si një pikë mes lotësh,
Goditi aty në pikë,
Pa prit...në dritë,
Feniksi u ngrit në pikë,
Një qiri po ndrit !...Mrekulli...!
NË DHIMBJE DHE KRENARI BASHKË
Ti sot lave Flamurin me lot,
Në pavarësi, Qielli lëshoi rrënjët mbi tokë,
Shqipëri,
Tokë e larë me gjak,
E ndritur nga shpata e Skënderbeut,
Nën hijen tënde,
Sot Shqiponja qan, mbi varret e Shqiponjave,
Sot, dhimbja luan vallen me lot,
Shqipëri, dorën ta mban populli Yt,
Kudo në skaj të Botës Shqiptaria është me ty,
Në dhimbje dhe krenari,
ÇDO HERË ME TY
SHQIPËRI!!!
Revoltë
Ndal o grusht i fort,
Më lejo të bërtas,
Do të shpoj brigjet dhe malet
Zëri im do të godas!
Shiun me lot do ta laj,
Diellin me sy do të verboj,
Kohën në grusht e mbaj,
Nuk e lë të ik pas,
Do të bërtas!
E ti ndal o grusht i fort,
Se Zëri im do të godas!......
Diskurs
Jam aty ku isha dje,
Me veten time në trup të huaj,
Si endacak nëpër botë,
Kërkoj thërrimet e trupit tim në dhe të huaj,
Ashtu si dje edhe sot,
Rri ulur në një karrige bosh,
Aromën e ndryshkut të viteve ndjej,
Me gotën plotë lot dhe shishen bosh,
Ngre dolli për çdo ditë dhe për çdo mot.
Jam aty, ashtu si dje,
Kërkoj thërrimet e viteve në një gotë me lot,
Mbushur me etjen e pa thënë, hijen e pa ngopur,
Çdo stinë dhe çdo mot ngre dolli me gotën plot ..........!
Stinët e jetës
Fajtor,
Për një pasqyre të thyer,
Për erën që frynë, acarinë në damar,
Për një gotë të thyer,
Ra dhe u copëtua mbi tokë...
Fajtor.
Orë e gabuar akrepat ndaloi,
Çasti kur lindi një i marrë,
Pranverë e vonuar në Altar,
Një ëndërr u varros dhe më nuk u zgjua.
Një Dimër i thatë,
Një Vjeshtë pa ngjyra në banesën e saj,
Po si kjo erë nuk u ndal ?!...
Lulëkuqet u vyshkën, Vera perëndoi,
Vazhdon acar në damar...
Po si kjo erë akoma s’ ndal...?!
ILIRI
Një shpirt po troket në zemrën time,
Portën ia hap me përqafime,
Me sy të lar në lot, dorën zgjat,
Për mua ka një lutje fjalë pak.
Më merr,
Më merr, këtu mos më lër,
Jam unë motra jote, vëllai yt,
Këtu bënë vapë, këtu bën shi,
Këtu bën shkrumb dhe hi...
Jam unë bija jote nga djepi ILIRI,
Na copëtuan varg më varg na vargëzuan,
Jam unë motra jote, vëllai yt,
Më plagosën gjer në fyt,...
Më jap krahun të fluturoj me Ty,
Më quajnë Kosovë Lindore e mbetur pa SHTËPI,
Jam unë gjaku yt nga djepi ILIRI,
Më jap krahun të fluturoj bashkë me Ty, o e imja Shqiptari.!
Diell dhe Hënë
Do të vij një ditë para teje,
Stolisur me gjethet e zverdhura të stinës,
Këmbëzbathur, flokëshprishur mbi supe,
Gjoksin hapur, mbështjellë me aromë muze.
Do të vij para teje si një Zanë,
Mbështjellë me pëlhurën e dashurisë,
Si Zanë, .......
Me melodinë e shushurimës së perlave të stinës,
Me këmbë të zhytyra në baltë......
Do të vij me flladin e erës,
Shpejtësinë e rrufës,
Si Hënë si Diell, në çdo stinë aty do më kesh......!
Vrull Vjeshte
Vjeshtë në sytë e pëlhurës së rënë mbi Tokë,
Xhelozi Pranvere,
Mllef i një gështenje ngjyrë gri,
Pa lëkundur qëndron mbi një tufë lulesh,
Aromë muzgu, ndjenjë muze pelerinë mbi supe,
Vrull ...
Rrëshqet aroma e pa lëkundur mbi qiellin e një Vjeshte, Vrull...!
Reflektoj
Shoh veten në fjalë, në fjalët e plakut,
Thëniet e moçme të kohërave të pavdekshme,
Shoh veten në ritmin e fjalës, melodinë e puhisë,
Guximin e çdo shkronje që thur Revoltën e buzëqeshur pa frikë.
Të shoh ty, shekujt e përvëluar në ballin tendë,
Skalitur me mjeshtri për bukuri,
Aq bukur valëviten me hijeshi dhimbjet e shpirtit në vija të ballit,
Të shoh ty me Kurorën hijerëndë, fije të arta të flokut tëndë.
Në Ty shoh shkronjat e alfabetit tim, ende pa thur në mendjen time,
Krenarinë mbi supe, trimërinë në maje të gjuhës,
Shoh veten në mendjen time, në vargun e një thënie të moçme,
Mes tingujsh zanoresh pa bërë zë thur Revoltën e fjeturë…… !
Kristal
Me Dimrin e një Vere befas si Shkëndi,
Erdhe u fute pran strofullit tim,
Me Verën e një Vjeshte pa pritur pa të pa,
Ike dhe shkove larg Qiellit tim.
Harro!
Harro ëndrrën e Skifterëve,
Pikturën e një Pranvere,
Harro!
Trimërinë e heroit trim nga përrallat e Vëllezërve Grim...
Në vargun e poetit u shkri një lot Kristal,
Me dallgën e detit u tret një marrëzi e marr,
Në një lot Kristal u shkri një marrëzi,
Në një dallgë Oqeani u shua një dashuri...
Trëndafili
Mos kthe kokën pas një Shkëmbi që goditi Trëndafilin,
Mos vrapo pas një dore që rrëmbeu shpirtin Djallit, dhe perëndoi me agimin,
Ik, me Diellin në perëndim, merre Erën në përqafim,
Ik dhe mos pyet pse?!, asnjë gjurmë mos e le.
Një Trëndafil në buzë të kuqe, mbeti dritë në sytë e tu,
Një biletë në një udhëkryq, në një rrugë të pa kthim,
Një grusht zjarri, një hije varri, shkuli nga rrënja Trëndafilin,
U shemb Shkëmbi nga shikimi i Djallit, ...Akili vdiq...
Heroi trim i një Trëndafili, një legjende marrëzi...
Mos ndiq rrugën e një Shkëmbi, ti nuk e njeh të tradhton me bukuri,
Mos vrapo pas tij, nuk të fal dashuri,.......!
Oqean
Ti akoma kërkon lundrën e humbur,
Akoma po vrapon pas saj,
Akoma thërret të kaluarën,
Dhe jeton me kujtimin e saj.
Oqean,
E nesërmja nuk të premton,
E djeshmja nuk realizon,
Jetoje të tashmën, përqafoje të sotmen,
Fal dashuri atyre që i don.
Oqean,
Mos i premto të nesërmës asgjë,
Mund të mos jesh në mesin e saj,
Mos jeto me të kaluarën,
Nuk ka shije dhe mbetesh Bosh.
Premto të sotmen, jetoje të tashmen,
Përqafoje diellin çdo mëngjes,
Agimet fali me dashuri, pa mos menduar të nesërmen!
Skulptor
Skulptor,.....
Fytyrën time kur të gdhendësh në gur,
Vizato çdo dhimbje, çdo plagë,
Dua të shoh si valëvitet Krenaria ime.....
Skulptor,.....
Ty mos të dhimbset fytyra e njom,
Vizato çdo plagë të trupit,
Dua të shoh si valëvitet dhimbja ime....
Skulptor,.........
Trupin tim kur të gdhendësh në gur,
Mos harro, çdo plagë të shpirtit vizato,
Dua të shoh si valëvitet e stolisur Krenaria ime.......!
Valixhja e mëkatit
U lodha,
Rrugë të gjatë kalova Valixhja ime,
Shkela mbi trupin tim dhimbjen time,
Plagët mora mbi supe, peshë e rëndë,
U nisa drejt teje o Shpresa ime!
Erdha,
Zbathur lundrova mbi hijen time,
Erdha tek Ty o Perëndia ime!
Kërkoj falje dhe mëshirë nën strehën tënde,
Shëro plagën që më dha stoli jeta ime.
Fale,
Fale mëkatarin këmbëzbathur,
Fale udhëtarin shpirt hapur,
Jeta shtegtoi brigjeve të blerta, plaga rëndoi valixhen e saj,
Mbeti udhëtari në udhëkryqin e jetës, mbi supe mban mëkatin e saj...!
Ngjyrat e jetës
Më fal o jetë, shumë të lëndova,
Nga ty , pak më shumë kërkova,
Jo më shumë se një grimcë Shkëndije,
Mbi Qiellin tim stolisur me ngjyra dashurie.
Më fal o jetë,
Të godita drejtë në sy, si i verbëri pa sy,
Kërkova si i marr një copëz Lirie,
Mbi Qiellin tim stolisur me ngjyra dashurie.
O jetë, nga Ty falje kërkoj,
Ngjyrat e jetës dua ti shijoj,
Një copëz Shkëndije,
Mbi Qiellin tim stolisur me ngjyra Lirie...!
Mos gjyko
Kurrë...!
Mos gjyko lotët e heshtjes, as buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë,
Stolisur me ngjyrat e jetës, pa lënë gjurmë....
Rrugët e gjata të gdhendura në strofullin e shpirtit tëndë,
U tretën me dhimbjen e heshtur, në atë vend ku u godite dhe u ngrite më e fortë se kurrë..
Kurrë ,.....!
Mos dëgjo me veshët e Botës, mos fol fjalë me fjalët e Fushës,
Rrugët e mia nuk i ndoqe, nuk lundrove në Oqeanin tim,
Buzëqeshjen time s’e harrove,.....por ....një gjë nuk e dite kurrë,
Sa herë u godita, u rrëzova dhe u ngrita si një mur, më e fortë se kurrë!
Kurrë....mos gjykoni rrugët e botës, nëse nuk i ndiqni ato .......!
Pa Dashuri
Ti më the,
Edhe Dielli do të shuhet për Ne,
Edhe Koha do të ndalet aty me Ne...për Ne,
Ti më the...
Ti më Dhe,
Premtime të Ylberta, trillime të blerta,
Një botë plotë magji Bardh e Zi,
Pa Dashuri...
Po pse?
Dielli nuk u shua, as koha nuk ndaloi !?
Aty me Ne ...për Ne....
Pse?
Në një letër Bardh e Zi, një kapitull i ri,
Pa Histori....
Ne...
Ishim vetëm një trillim, një botë Magji,
Pa Dashuri...
Mos ma lësho dorën
Çfarë ndryshon, nëse dorën ma lëshon !?
E shpirti im pushon në kraharorin e vdekjes.
Çfarë ndryshon !?
Nëse zjarri e përpin mllefin e lumturisë,
Etjen nuk e shuan as uji i Perëndisë.
Mos ma lësho dorën, mbaje gjer në Përjetësi,
Le të shuaj etjen e vrullit Hyjnor,
Mos e lësho dorën, folenë e mirësisë,
Ruaje dhe mbaje në kraharorin e Dashurisë!
Marrëzi e Ylbertë
Ti, dashurove Marrëzinë,
U betove në Perëndinë,
Mallkove Robërinë,
Po pse tani je vet...?!
Melodinë ke në buzë,
Zjarri pëshpëritë dallgën e stuhisë,
Qëndisë Ylberin e dashurisë,
Po ti, pse tani je vet...?!
Gabove,....
Mallkove Robërinë, ...
U betove në Perëndinë......
Dashurove Marrëzinë......Ah sa gabove..
Për ty që sot feston
Në ditëlindjen tënde, shpirti pëshpërit,
Malli dhe zjarri të përqafojnë çdo ditë,
Në ditëlindjen tënde, sot gota cakërrohet,
Në duar më mbaj, brenda gote unë jam.
Dritat fiken prej dashnisë,, lotë gëzimi si rrëke
Përkëdheli ngadalë me kujdes,
Jam unë ajo e shkrirë në lotin tëndë,
Të përqafoj me mall çdo mëngjes.
Sot jeto i lumtur, në pallatin e dashurisë,
Qirinjtë fiken, mendo dëshirën e ardhmërisë,
Urime dhe përqafime do të kesh plotë,
Unë rri në zemrën tënde, aty më ke për jete e mot.......
Ti je zëri yt
Në ditën tënde, çdo gjë nis dhe mbaron me Ty,
Dielli lind dhe perëndon aty - me Ty,
Asnjë fjalë mos e thuaj kot,
Le të buzëqesh syri edhe kur ke lot!
Ti, je vetëm ti, askush tjetër nuk vdes për Ty,
Askush zërin tënde në shpirt nuk e ndien,
As klithmën e dhimbjes kur të shqyen,
Prandaj je ti zëri i arsyes tënde, je Mbretëria vet...
Jepi forcë të fshehtës tënde, asaj që s’bën zë,
Lufto Stuhitë dhe Perënditë,
Me mirësi do të arrish dhe majat,
Me dashuri do të shkrish Akullnajat.....
...se je Ti...!
Mrekulli e një bote Hyjnore,
I pa vdekshëm si Akili,
Çdo rreze Dielli frymëzim ta kesh..!,
Dhe mos harro rrugën , hapin ndiqe gjurmët lej pas.....!
Loti i Fjalës
Lotët e Qiellit si perla stuhie,
Pa asnjë fjalë veprojnë,
Me shumë mall e nostalgji,
Ikën rrugëve me fjalën Dashuri.
Fjala e pathënë, mbeti peng stuhie,
Dallga e përplasi brigjeve të larta,
Mbeti aty në vetmin e greminës....
Qielli përkëdhel lotin e fjalës së pathënë.....
Pranverë e vonuar
Çfarë bëre sot, e nuk bëre dje, !?
Pse flet sot, e në heshtje dje !?
Flet me veten, luan me fjalë,
Në heshtje mban lumenjtë, dhe shiun që vran...
Ti, çdo herë prisje një pranverë të vonuar,
Milingonat shoqëruan ecjen tënde mbi re,
I zmbrapsur je, çmenduri në dreq,
Ato ikën , dhe ti humbe lehtë.
Frikacak, mban stuhitë mbi re....
Shiu të vret, shkele mbi Milingona ,
I zmbrapsur je, lumenjtë i ndjek,
Ti akoma pret një pranverë të vonuar...
Rrugëve …
Mos harro baltën nën këmbët tua,
Mveshur me ngjyra,
Qiellin stolisur mbi kokën tënde,
Dhe heroin trim.
Nën perlën e zezë të qëndisur,
Kujto ëndërrat tua,
Aq bukur lozin nën hijen hyjnore.
Zgjati duartë Hënën përqafo,
Puthe baltën dhe qiellin gri,
Askush tjetër sekretet nuk i din.
Bashkë me ty qau dhe Hëna,
Yjet loznin nëpër fytyrë,
Balta i përpiu netët e bardha,
Me Perlën qëndisur,
Nën këmbët tua ato rrin…!
Enigmë
Ah,...Klithma që s’bë zë!
Sa shumë frikë,
Sa shumë dallgë,
Peshë e rëndë është mbuluar sot,
Nën petkun e errësirës me retë.
Thuaj veç një fjalë,
Një fjalë që vret,
Le të vret errësirën
Mbuluar me retë....
Thuaj veç një fjalë,
Magjinë le të largoj,
Le të përpin dheu i zi,
Dallgën e trazuar,
Shpirtin që rëndon....!
1000 Dëshira
Me mijëra fjalë, sa një Mal ,
Mijëra dëshira, si një Përrallë,
Një Pallat me ëndrra shumë, plot Dashuri,
Hirushja pret Princin të vij....
Përtej errësirës më gjen si dikur,
Agimet e flakta mbështjell me Nur,
Aty ku Dielli bënë roje, Dashuri qëndisë,
Një melodi , një varg pëshpëritë.
Jam aty, në mijëra fjalë, në një melodi,
Aty ku Muza thur vargje për Dashuri,
Në miliona Yje, në një Pallat,
Borbardha i gëzohet mëngjesit të Artë....
Në çdo skaj të Oqeanit mua më gjen,
Jam si hija, si rrezja , në 1000 dëshira
Jam aty ku je ti, o Dashuri...
Linda , u rrita dhe jetoj për TY .!
Guri i Amshimit
Para se të ikësh nga iluzioni Yt,
Dy fjalë ruaj për Amshim,
Dy fjalë në dy minuta asgjë më shumë,
Jepi kuptim botës në dimensionin blu.
Mos harro dy fjalë dhe një porosi,
Jepi kuptim dheut të zi,
Iluzionin mbështille me gurë,
Baltën e zezë qëndise mbi mur....
Le të bën hije rrezja e shpirtit,
Dy fjalë në sytë e tu mos i harro kurrë,
Iluzioni hija jote qëndisure mbi një mur,
Buzëqesh me dy fjalë të gdhendura në gur....!
Egoizëm
Ti nuk je asgjë, asnjë hiq,
Ti je vetëm një hije, që ushqehesh me hiq,
Një mëngjes i njeriut të zgjuar,
Dhe një mbrëmje pa shije!
Ti je veshurë me petkun e melodisë,
Çfarë humori i zi!!?
Je një tetëshe pentagrami pa flamur,
Mysafir i pa ftuar në sofrën time,
Sepse je Hije dhe nuk ngopesh kurrë....!
Të rritesha edhe pak
Duhej të rritesha edhe pak!
E të pi ujë nga ajo gotë e varur në mur.
Të rritesha edhe pak,
Të mos digjem nga zjarri vrull.
Sikur të rritesha sot, e të mos rritesha dje,
Të mos pi nga ajo gotë,
Që më dehu sot.......!
Vrull, gotë e krisure varur në mur.
Po pse të rritesha sot?
Të mos rritesha dje!?
Gota rri e varur atje si sot, si dje,
E krisurë vrull...ra ..u copëtua mbi gur.....!
Enigmë
Ah,...Klithma që s’bë zë!
Sa shumë frikë,
Sa shumë dallgë,
Peshë e rëndë është mbuluar sot,
Nën petkun e errësirës me retë.
Thuaj veç një fjalë,
Një fjalë që vret,
Le të vret errësirën
Mbuluar me retë....
Thuaj veç një fjalë,
Magjinë le të largoj,
Le të përpin dheu i zi,
Dallgën e trazuar,
Shpirtin që rëndon....!
Liria që vret
Dikush vrau Stuhitë,
Vetëtimën vrau,
Dikush mbolli shiun,
Ylberin me ngjyra......!
Heshtja vrau dhimbjen,
Ajo vdiq pa bërë zë,
Gjurmët humbën nëpër shi,
Sepse dikush mbolli shiun dhe korri LIRIN...!
Rinisë Hyjnore
Me ty u rrita oj Rini !
U rrëzova me ty, dhe u ngrita,
Si lule Pranvere me dashuri,
Iu luta Engjëjve në Përjetësi.
Dallgët e jetës si valë Deti,
Rrugë të gjata pa fund,
Mendja e hapurë si horizont,
Lufton me dallgën në Detin e pa fund.
Pikturë, portet, është Rinia vet,
Lundron me Lundrën e Artë,
Përplaset por kurrë nuk zvarritet,
Sfidon majat e horizontit blu.
Me ty u rrita, dhe rritemi bashkë,
Luftova me ty, me mendje të artë,
Akilin fitova dhe Perëndit luftova,
Ti më ngrite, më mbaj për dore,
Nuk të lëshoj oj Rini Hyjnore....!