2020-06-07

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të largojë 9,500 trupa nga Gjermania



Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të largojë 9,500 trupa nga Gjermania, gjë që do ta reduktonte kontigjentin e saj në Gjermani në 25,000.

Ja disa fakte për këtë kontigjent:

– Prania ushtarake amerikane vazhdon që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania u mbajt e pushtuar nga trupat aleate, nga viti 1945 deri në 1955.

 Në atë kohë, disa miliona trupa amerikane, britanike, franceze dhe sovjetike u vendosën brenda Gjermanisë. Trupat amerikane ishin përqendruar në jug.

– Më 25 qershor 1948, gjenerali Lucius D. Clay, që përgjigjej për zonën amerikane të pushtimit në Gjermani dha urdhër për furnizimin e Berlinit me anë të ajrit, në përgjigje të bllokadës sovjetike të Berlinit Perëndimor, që përfshinte sektorët e qytetit të pushtuar nga Aleatët Perëndimorë. Bllokada u hoq në 12 maj 1949.

– Konventa për praninë e forcave të huaja në Republikën Federale të Gjermanisë, e nënshkruar në vitin 1954, lejoi tetë vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të stacionuar forca në Gjermaninë Perëndimore, pas përfundimit të pushtimit aleat.

– Elvis Presley u dërgua në Gjermaninë Perëndimore nga viti 1958 në 1960 gjatë shërbimit të tij ushtarak.

Në fund të viteve 1980, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shërbeu si ushtar në Gjermaninë Jugore, për të patrulluar kufirin e fortifikuar midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore, pjesë e Perdes së Hekurt, që ndante Evropën Lindore komuniste nga Perëndimi.

– Që nga rënia e Murit të Berlinit në 1989, numri i trupave amerikane në Gjermani është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme, nga rreth 200,000 që ka qenë, por ato përgjithësisht kanë qenë gjithmonë të mirëpritura në mesin e gjermanëve.

– Qendra Mjekësore Rajonale Landstuhl, ngjitur me Bazën Ajrore Ramstein, në jug-perëndim të Frankfurtit, është spitali ushtarak më i madh amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara.
– Komanda Evropiane e SHBA me seli në Shtutgart, koordinon forcat amerikane në 51 vende, kryesisht evropiane.

– Partia gjermane SPD tha në vitin 2017 se donte tërheqjen nga territori gjerman të armëve bërthamore amerikane, për të cilat shumë gjermanë kanë rezerva. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta konfirmojnë ose mohojnë praninë e tyre. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...