2020-06-11

JAHJA LLUKA : Paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.

Pse  deri më tani askush ska ngritur  aktakuzë  që do të duhej të procedoheshin nga dikush në mënyrë që gjenocidi serb të marr dënimin e duhur.


jahja-lluka-shp-euml-rndan-libra-p-euml-r-shp-euml-rnguljen-e ...

Akademik Prof.Jahja Lluka 

Me ndryshimet kushtuese të imponuara nga Serbia, më 23 mars 1989 në Kuvendin Krahinës së Kosovës do të ndryshojë edhe Kushtetuta e vitit 1974, me çka u suprimua autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e shndërruar Kosovën në pjesë përbërëse të Serbisë.



Pas kësaj filloi një presion ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e cila ishte e detyruar të tërhiqet nga të gjitha institucionet dhe të vetorganizohen në të gjitha fushat e jetës shoqërore politike.
Kështu, më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaratën Kushtetuese, që e definonte Kosovën si Republikë.


Deklarata e Pavarësisë u pasua me nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik.
Më pas, me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova e organizoi edhe referendumin për pavarësi e sovranitet, të mbajtur në shtatorin e vitit 1991.

U inaugurua Qendra Përkujtimore “Bllacë '99” – ITSH
Nga ky moment, në Kosovë u instalua sistemi i organizimit paralel, që pasoi me zgjedhjet e mbajtura jashtë sistemit juridik jugosllav ose, më saktë, serb.





Dhjetë vitet e kësaj gjendjeje (1989-1999) lanë pasoja të rënda për jetën e njerëzve me persekutime, burgosje, maltretime, por lanë pasoja edhe mbi arsimin, shkencën, kulturën, sportin etj. Gjatë kësaj kohe shqiptarët e mërgatës ishin ata që, duke mbledhur fonde, u munduan ta mbajnë gjallë arsimin, por edhe institucionet paralele shtetërore.
Jahja Lluka | TVT


Si rezultat i kësaj gjendjeje, erdhi deri te organizimi ushtarak i shqiptarëve të Kosovës, që nënkuptonte edhe reagimin e shtetit të atëhershëm jugosllav.

Kështu më 5 mars të vitit 1998 forcat serbe e sulmojnë fshatin Prekaz i Poshtëm, ku e vrasin Adem Jasharin bashkë me 20 anëtarë të familjes së tij (10 prej të cilëve fëmijë), ndërsa numri i përgjithshëm i të vrarëve shqiptarë në atë aksion ishte 55 njerëz.


Ikja nga atdheu për të shpëtuar nga pasojat e luftës nuk mund të ...


Kështu edhe filloi rezistenca e armatosur, që erdhi deri në masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, kur forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, që u raportua nga Shefi i Misionit Mbikëqyrës të atëhershëm të OSBE-së në Kosovë.

Pas kësaj vijuan sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.


Më 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja ndërmjet NATO-s dhe RSFJ-së, që nënkuptonte largimin e ushtrisë jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e forcave të NATO-s, të quajtura KFOR.


Sipas raportimeve të bëra, gjatë këtij konflikti luftarak janë vrarë 13.549 persona, prej tyre 76 % civilë, ndërsa 24% kanë qenë pjesëtarë të forcave të armatosura. 1.400 viktima kanë qenë të moshës nën 18 vjeç.


Përjetësisht në Memorien Shqiptare Bllaca '99 - FJALA e LIRË

Gjatë kësaj kohe, përveç veprimeve luftarake, ajo që pësoi më së shumti ishte popullata civile. Sipas raportit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, që e ka ndjekur gjithë situatën në atë kohë, gjatë vitit 1998 – për shkak të veprimeve luftarake, në Maqedoni ishin vendosur 800 refugjatë. 


Kjo situatë ishte e menaxhueshme derisa ishte në këto shifra. Por, kur filluan sulmet e NATO-s në Serbi dhe në pika të tjera ushtrisë jugosllave në Kosovë, gjendja u bë shumë e vështirë për popullatën civile.

Bllaca 1999”, treni i tmerrit kosovar kthehet në muze – ALSAT-M

Prandaj pranvera e vitit 1999 ishte vala më e madhe e refugjatëve në Maqedoni. Sipas Kryqit të Kuq, ky numër për një javë u rrit në 400.000 sosh, që ishte një krizë e papërballueshme për Maqedoninë.


Kështu, derisa Maqedonia po merrej me organizimin e pritjes së valës së refugjatëve, nga 31 marsi deri më 6 prill 1999 në pikën kufitare të Bllacës, në territorin e Maqedonisë, qëndruan disa qindra mijë kosovarë, të ardhur me tren, me makina, por edhe në këmbë, që qëndruan aty disa ditë derisa u zgjidh çështja e kampeve të refugjatë brenda vendit dhe transportimi i tyre në vende të treta. Ato ishin ditë të rënda, sepse qindra mijëra njerëz u desh t’i kalojnë netët në qiell të hapur.


Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik ...


Prandaj, për shkak të motit të ligë, mungesës së ushqimeve (edhe pse aktivistët humanitarë dhe bamirësit ndihmonin me sa fuqi kishin), u shënuan dhjetëra vdekje, veçanërisht të fëmijëve dhe mbetën trauma të pashlyeshme për ata njerëz.

Kjo zgjati derisa Republika e Maqedonisë gjeti mundësitë dhe krijoi kapacitete që t’i pranojë këta refugjatë, për çka u angazhua gjithë bota e qytetëruar.


Por, Bllaca mbeti sinonim i Holokaustit për shqiptarët, që gjatë asaj jave të valës së refugjatëve mbetën në qiell të hapur, duke u përpjekur ta shpëtojnë ekzistencën e tyre. Ngjashëm me rrëfimin biblik të Eksodit.


Çegran, përkujtohet 20 vjetori i eksodit kosovar – HasanPrishtina.eu


Sipas asaj që shkruhet në të dhënat e Kryqit të Kuq, nga Kosova janë deportuar gjithsej 920.000 persona, ndërsa në Maqedoni gjatë gjithë krizës janë vendosur diku 440.000 refugjatë.

Për këtë arsye, atëbotë në Maqedoni u ndërtuan disa lagje/kampe të përkohshme për refugjatë, si në: Stenkovec, Radushë, Çegran, Neproshten, Katllanovë, Dare Bomboll – Vodno, Strugë, Lubancë, Çiçino Sello, Shuto Orizarë, që u ngritën në tenda me ndihmë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Vetëm gjatë kësaj kohe në zbutjen e kësaj krize ndihmuan Kryqi i Kuq i Gjermanisë, Kryqi i Kuq i Finlandës, Kryqi i Kuq i Spanjës, Kryqi i Kuq i SHBA-ve, Gjysmëhëna e Turqisë, Gjysmëhëna e Kuvajtit, “Mjekët pa kufi” etj.


Gjatë dhe pas vendosjes së refugjatëve nëpër kampe janë regjistruar 400 fëmijë të humbur, që është dashur të bashkohen me familjet e tyre, ndërsa janë regjistruar edhe 1.670 kërkesa për gjetje të familjeve, nga të cilat 734 kanë rezultuar me sukses.
Përveç vendosjes në kampe të refugjatëve, atëbotë është shënuar një solidarizim i paparë nga popullata Shqiptare në Maqedoni, e cila gati 60% të refugjatëve i mori në shtëpi private.


Realizohet hapi i parë i inaugurimit të memorialit të gjenocidit ...

Kriza e refugjatëve përfundoi në verën e vitit 1999, pas futjes së NATO-s në Kosovë, kur shumica e tyre u kthyen në vatrat e tyre.
Sa herë vjen pranvera, në kujtesen tonë na sjell lule me aromë gjaku. Na ndajnë dy dekada, nga episodet e tmerrit, të cilat nuk mbaruan as pas Luftës së Dytë Botërore.


Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi i cili mori formën apokaliptike, duke shënuar kështu një shekull rresht, vuajtje dhe spastrimi etnik, ndaj popullit shqiptar.


Sot, kur e kthejmë kohën pas është pothuaje e pamundur të mendohet ajo katastrofë humanitare, që u ngjiz në kontinentin e lashtë europian.


Bllaca 99, Treni që barti shqiptarët, shndërrohet në Muze të ...

 Pas kampeve të përqëndrimit ndaj hebrejve, u tha “kurrë më” s’do lejohet diçka e tillë. Por vula e kësaj djallëzie, kaloi mbi trupa shqiptarësh, të cilët në frymën e fundit po kërkonin shpëtimin, së paku të vdisnin me dinjitet.

Në kufirin e Bllacës, po gërshëtoheshin, dy epoka të ndryshme. Viti 1999, po përmbyllte një cikël ku ç’njerëzia kishte triumfuar me vellon e saj të zezë, e që po gëlltiste trupa të gjallë, pa moshë e përtej moshes. 


Prapa këtyre trupave që ishin ç’njerëzuar, po mbeteshin tokat e stërgjyshërve, andrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret. Po mbesnin luftëtarët të cilët deri në frymën e fundit, patën vullnetin t’i kthenin pushkën njërës ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë, por që kjo e fundit veç luftë burrash nuk bënte. 

Ishin hiena që donin me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë vetëm pse ky popull ishte shqiptar.

Pasardhësit e Lekës së Madh, Pirros sy-patrembur e Skenderbeut hyjnor, që dikur ruajtën Evropën dhe civilizimin e lashtë, në vitin ‘99 mbi trupat e tyre, po bartnin vulën e tmerrit, kaosit, pa shpi e pa atdhe ishin detyruar të merrnin rrugët e botës, për të mos u kthyer më kurrë, pa prag e pa varre, këmbëzbathur e barkëthatë, me sy të shterrur nga lotët, për t’u shuar në hirin e hiçit.


Njezet e nje vite pas, ky memorial trenash, të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjallë një emocion të përzier. 


Ideja e këshilltarit të Haradinajt, i kushtoi ku - Syri Kosova ...

Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar por kur e shoh që pas njëzet e nje vitesh kemi një shtet, Kosovën tonë sovrane, jam thellësisht i lumtur. 

Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja e kombit tonë.

Mos të na humbas as një çast nga kujtesa se ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë.


Realizohet hapi i parë i inaugurimit të memorialit të gjenocidit ...


Faleminderit NATO-s, dhe Presidentit Clinton të cilët na ndihmuan, por kjo ndihmë ishte një borgj ndaj shqiptarëve, sepse paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.

Viti 1999 shënon një kthesë për shqiptarët, bota e kuptoi se ky popull asnjëhere nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veç se qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për ta mbrojtë pragun e shpisë, që të rrojë me dinjitet në trojet e veta, trashëgim dhe amanet nga të parët.(JAHJA LLUKA).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...