2020-06-07

ABC NEWS E SHQIPËRISË BLEN GAZETËN EXPRESS DHE TELEVIZIONIN T7

Klodjan Allajbeu zgjeron “tentakulat” dhe në Kosovë, blen mediat e Berat Buzhalës, përçarje te stafi pas përmendjes së Baton Haxhiut. Në hije dhe një i zyrtar shqiptar

Pastrim miliardash nga Klodian Allajbeu, spitali grek “Hygeia ...


shqiperiajone11@gmail.com;bucpapaj@yahoo.com;gazetasot@yahoo.com;infoamanews@gmail.com;sheleagron@yahoo.com;prien@sunrise.ch;pashtriku-pz@hotmail.de;info@pashtriku.org
,info@prointegra.ch;post@rtklive.com;gazetadita@gmail.com;ptcflomed@yahoo.co.uk;press@infoshqip.com;veriu.info@gmail.com;florilinz1@hotmail.com;info@syri.tv;gj.shqiperia1@gmail.com
,zefigjergj@gmail.com;info@botasot.info;tiranaobserver@gmail.com;redaksia@republika.info,nacionalalbania@yahoo.com;fterziu@yahoo.co.uk,floribruqi@live.com;info@njekomb.com;shkabarevista@yahoo.com;info@dritare.info;shqiptari.com@gmail.com;info@kohanews.com;info@kultplus.com



Spitali Amerikan tërheq vëmendjen europiane - Balkanweb.com - News24



gazetaexpress.com dhe televizioni T7 blihet nga pronari Abc newsSpitalit amerikan në Tiranë dhe Prishtinë, zt. Klodjan Allajbeu

FOTOT/ Inagurohet SPITALI AMERIKAN 3, politikanë e VIP-a në ...

Sat, 6 Jun at 18:32

Televizioni Abcnews nga Tirana ka mbyllur blerjen e gazetaexpress.com dhe televizionit T7, bëjnë të ditur burime nga brenda Gazetës Express.

Burimet thonë se të hënën dhe të martën në ambjentet e T7 dhe Express dhe kanë qenë pronari i Abcnews Klodjan Allajbeu, CEO Idaver Sherifi dhe gazetari Enkel Demi, të cilët kanë inspektuar ambjentet dhe janë takuar me drejtuesit.


Klodjan Allajbeu zgjeron “tentakulat” dhe në Kosovë, blen mediat e ...


Megjithatë thuhet se brenda Gazetës Express ka entuziazëm për shitjen që do të mundësonte rritjen e grupit mediatik por dhe shumë pakënaqësi dhe pasiguri pasi është përfolur emri i Baton Haxhiut për të marrë drejtimin e grupit mediatik, gjë që është mohuar nga pronari aktual Berat Buzhala duke siguruar stafin e ngushtë se drejtori i ri do të vijë nga Shqipëria dhe nuk do të jetë Baton Haxhiu. 

Spitali Amerikan në Kosovë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ...


Mes stafit flitet se mund të jetë drejtori aktual i Abcnews Idaver Sherifi ai që mund të marrë drejtimin e Gazetës Express dhe tv T7 për shkak të njohjeve të vjetra me një pjesë të stafit si dhe eksperiencës së tij me mediat online si themelues i Albeu.com.

klodian allajbeu – Të Paekspozuarit

Bisedimet për shitjen kanë filluar para disa muajsh ndërsa këtë të martë është arritur marrëveshja ndërsa nënshkrimi zyrtar i shitjes do të bëhet brenda disa javëve. Edhe pse nuk dihet saktë, mendohet që vlera e kësaj shitjeje është 3 milion euro.


Ndërkohë që flitet se pas Klodian Allajbeut fshihet një politikan i rëndësishëm i mazhorancës aktuale i cili është i përfolur në qarqet politike dhe mediatike.

********





Klodian Allajbeun, deri në vitin 2007, pasuria e tij ishte modeste, ndërsa sot ai qarkullon miliona euro falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara .


Dr. Shk. Iris Allajbeu (Polovina) - Spitali Amerikan




Është vetëm 42 vjeç dhe sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë. 


Fillimisht mjeku kardiolog me origjinë nga Berati e ka nisur me një klinikë të vogël private, ku nëpërmjet kredisë bleu pajisjen e koronografisë dhe prej aty nisi bypass-et.

 E gjithë vlera e pajisjeve ishte 700 mijë dollarë, por çuditërisht pas 6 muajsh ai shet vetëm 30 % të investimit për 3 milion euro.

Një biznes që vlen 700 mijë dollarë, shitet pas 6 muajsh 30% e tij, pra 210 mijë dollarë për 3 milionë euro.


Falë mbështetjes së qeverisë së djathtë, kardiologu krijon Spitalin Amerikan në Tiranë. Nga një mjek i një familje të thjeshtë, tashmë Klodian Allajbeu do të zotërojë një spital me vlerë disa milionë euro.

Spitali Amerikan do të merrte një pjesë të pronës së Spitalit Ushtarak, nëpërmjet një procesi privatizimi nga qeveria  Sali Berisha. Plot 15 mijë m2 është sipërfaqja që përfiton Allajbeu, që ka kryer disa ndërtime .
Klodjan Allajbeu – Marina Durres – Albanien
Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstatoi se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës, si dhe kishte bërë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë.

Por teksa qindra veta janë arrestuar edhe për ndërtimin e një çatie pa leje, për Allajbeun ligji duket se nuk ka qenë i barabartë. Ndaj tij nuk është marrë asnjë masë për këtë vepër penale.

Edhe pse bilancet financiare të Spitalit dilnin me humbje, Allajbeu e zgjeroi aktivitetin në sektorin e shëndetësisë, duke hapur edhe dy spitale të tjera, Spitali Amerikan 2 përballë QSUT-së dhe një tjetër, Spitali Amerikan 3, në krah të fabrikës së Birrës Tirana.

klodjan allajbeu - Shqiptarja.com
Së fundmi, biznesi i familjes Allajbeu është shtuar edhe me blerjen e Spitalit Hygeia, ndërsa po përflitet se është në tentativa për të blerë Spitalin Salus.

Pra, një oligark i vërtetë që pothuajse ka monopolizuar tërësisht sektorin shëndetësor privat në Shqipëri. Kjo ka bërë që tarifat e spitaleve private të jenë të larta, për shkak të mungesës së konkurrencës.

Koncesionet “Allajbeu”

Përveç sektorit shëndetësor, Klodian Allajbeu, i cili njihet si Klodi i “Spitalit Amerikan”, është futur edhe në linjën e koncesioneve shëndetësore. 

Lajme rreth klodian allajbeu – Dosja AL



Fillimisht ai nisi të ofronte shërbimin e dializës tek Spitali Amerikan për pacientët, duke përfituar nga fondet shtetërore të FSDKSH.

Më pas, qeveria vendos që shërbimin e dializës ta kthejë në koncesion. Fituesi dukej i paracaktuar, dhe ky ishte Klodian Allajbeu. Vlera e koncesionit ishte 63.5 milionë euro.

Zyrtarisht fituese e këtij koncesioni ishte bashkimi i kompanive mes Spitalit Amerikan me 15% dhe Evita me 85% e cila kontrollohej nga vajza e xhaxhait të Klodian Allajbeut. 

Më pas, kompania Evita nëpërmjet disa lëvizjeve 
 shitet tek Arimo B.V, një kompani  në Holandë.
Pak vite më pas, në prill të 2017 jepet me koncesion shërbimi i Laboratorëve në Shqipëri, me vlerë 70 milion euro, për 10 vitet e ardhshme. Koncesioni kishte të bënte me administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare. Qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve bashkimin e kompanive AB Laboratory Solutions B.V, Arimo B.V dhe Vendeka European Investiment B.V e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut 100%.

Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është Allajbeu i cili  ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës.

Pikërisht, Holanda është edhe pika që i bashkon këto dy koncesione në një dorë të vetme, atë të Klodian Allajebut. Shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë.

Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë janë administruar nga e njëjta shoqëri holandeze, Capita Asset Services.

 Të njëjtën ditë, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqërie holandeze. Etj.

F.B

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...