Virus i ri në Android, incizohen thirrjet
Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi incizon thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android dhe Apple iOS. Virusi i ri incizon thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton Network World. Malware’i trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij. Sipas Juniper Networks që postuan një raport në muajin maj, Symbian dhe Microsoft Windows Mobile kanë qenë caqe primare të hakerëve që kanë kërkuar të futen në grupin e përdoruesve të celularëve të mençur. Megjithatë gjatë këtij viti, zhvilluesit e malware veçse kanë filluar të punojnë në krimba edhe për Apple iOS edhe për Google Android. Gjersa iOS vazhdon të jetë më i sigurt, Android po has në sulmet më të mëdha. Pra përdorues të Android keni kujdes dhe shikoni se çfarë po shkarkoni nga dyqani i aplikacioneve, sepse me rritjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të Android në treg, atraktiviteti i këtij sistemi operativ për hakerë bëhet gjithnjë më i madh... ngjashëm sikurse që është Windows më atraktiv sesa Mac OS X apo Linux...
Google i shpall luftë Facebook-ut me lojëra
sociale
Google është duke planfikuar të debutojë me lojërat sociale, të cilat do të integrohen në rrjetin e saj social, Google +.
Gjiganti i internetit nga Lugina e Silikonit, Google, i ka ftuar zhvilluesit e lojërave sociale që t’i vendosin lojërat e tyre në rrjetin e saj social, thuhet sipas disa zhvilluesve të cilët nuk kanë dashur të identifikohen, për shkak të afërsisë me kompaninë Google.
Me planin e ri për zhvillimin e lojërave sociale, Google haptazi po tregon se do të garojë edhe me Facebook.com, ku beteja kryesore bëhet për anëtarë dhe para që vijnë nga reklamuesit.
Tanimë thuhet se Google do të mund të bashkojë forcat e saj me kompaninë që zhvillon lojëra për Facebook, Zynga, dhe kështu sadopak të ndalë ritmin e shpejtë të zhvillimit të Facebook
Facebook do paguajë hakerët që gjejnë
gabime
Facebook do të paguajë hakerët për të gjetur probleme në uebfaqen e saj, për aq kohë sa i raportojnë skuadrës së sigurisë së Facebook-ut.
Kompania po ndjek shembullin e Google-it dhe Mozilla-s në lançimin e programit “Bug Bounty”. Për gabime që lidhen me sigurinë, rrjedhje shkrimesh, atëherë kompania do të paguajë 500$. Nëse ato janë gabime vërtet domethënëse, Facebook do të paguajë më tepër, megjithëse drejtorët ekzekutivë të kompanisë nuk tregojnë shumë.
Facebook do të hedhë në treg një portal hakimi ku kërkuesit mund të regjistrohen për programin dhe për raportimin e gabimeve.
Shumë hakerë i bëjnë publike softueret dhe rrjedhjet në faqe, sepse në këtë mënyrë marrin prestigj. Të gjesh një gabim në një uebfaqe të përdorur gjerësisht nga njerëzit siç është Facebook-u mund të ndihmojë në rritjen e karrierës së një hakeri dhe mund ta bëjë atë të famshëm.
Facebook, shumë shpejt edhe në iPad
Kërkesat e shumta kanë bindur drejtuesit e Apple të bëjnë hapin e madh.
Përflitej që prej disa muajsh, sidomos pasi Facebook kishte punësuar armikun e madh të Sony e Apple, George Hotz. Kështu, pritet të dalë shumë shpejt edhe versioni i rrjetit të famshëm shoqëror, në iPad. Prej kohësh ndihej mungesa e një aplikacioni specifik, por nga ana e teknikëve të Apple kishin siguruar gjithmonë se ekrani i iPad është perfekt për lundrimin tradicional në web.
Megjithatë kërkesat e shumta kanë bindur drejtuesit e Apple të bëjnë hapin e madh dhe në versionin e fundit të aplikacionti të lëshuar për iPhone e iPod Touch mund të gjenden gjurmë të kodit, për modalitetet e “software”-it. Data e nxjerrjes është ende sekrete, ndonëse disa informacione janë të sigurta: menu anësore karakteristike, apo “pop-up” me shfaqje... Për ta parë plotësisht është vetëm çështje javësh.
Facebook në shtator do të ofrojë lajme
Me sfidat e radhës që po i vijnë, rrjeti Facebook është duke shikuar për rrugë të reja për t’i mbajtur 750 milionë përdoruesit e vet, në mënyrë që ata të mos largohen. Një rrugë nëpërmes të cilës janë duke u bërë përpjekjet është vendosja e lajmeve nga burimet e përzgjedhur në versionet e aplikacioneve që mund të lexojnë derisa të jetë përdoruesi ende duke përdorur rrjetin Facebook. Këta aplikacione të ri për publikim të lajmeve do të quhen “Facebook Editions”.
Sipas Forbes, një numër i këtyre shkarkuesve të lajmeve kanë aplikuar për ta pasur versionin e vet të aplikacionit si shfletues në Facebook. CNN, Daily dhe Washington Post janë shembuj të kësaj vije. “Facebook Editions” ka mundësi që të fillojë në shtator.
Butoni like i rrjetit Facebook është zgjeruar mjaft shumë nëpër faqet online dhe këto faqe të njëjtja do të kenë faqet e tyre në Facebook për dashamirësit e vet, por aplikacioni Editions do të lejojë ofruesit e këtyre lajmeve që ta ndryshojnë ndërfaqen në Facebook, duke e rregulluar atë si një mini-botë të rrjetit Facebook për lexuesit. Autori i Forbes beson që ky rrjet me siguri që të pyes për ndonjë të ardhur dhe shitje të reklamave, të grumbulluara nga këta aplikacione të veçantë.
Ndërmarrjet e lartpërmendura për lajme nuk kanë dhënë ndonjë komentim për këtë veçori që është duke u ndërtuar. Një zëdhënës nga Facebook tha: “Ne nuk kemi ndonjë gjë për të lajmëruar. Faqet e top mediave përgjatë tërë botës janë të lidhur me Facebook dhe ne vazhdimisht flasim me miqtë tanë për mënyrat e përmirësimit të këtyre lidhjeve.”
Google+ka arritur që të ketë 10 milionë përdorues. Këta dy sfidues të njëri-tjetrit janë duke u ndeshur rreth çështjeve si stolisja, privatësia, fotografitë, video-biseda dhe Google+ e ka tashmë në funksion një ide të ngjashme me “Editions”./pcworldalbanian.