Autor: Agim Jakupi
Secili që është i njohur me faktorin historik të marrëdhënieve shqiptaro – serbe, kanë të drejt të konstatojn se serbët janë popull jotolerant ndaj shqiptarëve; se nuk gjenë mirkuptim për ndjenjat kombetare, kulturën dhe civilizimin shqiptar.
Një gjë e tillë u vërtetua edhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili udhëhoqi politik gjenocide kundër shqiptarëve duke prishur të gjitha urat e mirkuptimit. Qëllimi i politikës së tij dhe atyre para tij ishte: sa më pak shqiptar! Kjo politik udhëhiqet edhe sot. Edhe pse kaluan dymbëdhjet vite nga lufta e përgjakshme liderët e sotshëm politik nuk e shohin të arsyeshme të kërkojn falje për padrejtësit, dhunën që kanë ushtruar para dhe gjatë luftës së vitit 1998 – 1999.
Ajo që është më e rrezikshme, sot, shqiptarët po përballen me platformën "demokratike" të Tadiçit, i cili për të manovruar dhe për të fituar simpatin e perëndimorëve paraqet "realitete" të reja me përmbajtje të vjeter. Deklarata e tij për “Shqipërin e Madhe” ishte edhe një përpjëkje për të paraqitur shqiptarët si element i pasigurt për Europën dhe destabilizues për Ballkanin. Pra, idea e tillë është proekt i tyre që përdoret për të fokusuar vëmendjen në hapsirat shqiptare.
Kjo është shfaqje për mobilizim të paragjykimeve të reja. Megjithate, shqiptarët janë popull liridashës që i japin përparësi paqes. Në këtë drejtim edhe filluan bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Politikanët serb për të mos humbur simpatin tek qytetarët e serbis, marrin aktivitete të reja në drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve. Ende veprojn me “këshillat” e mbretit Nikolla se sa më shumë shqiptar të rrëmbejn aq të mëdha janë mëritat para atdheut.
Ditëve të fundit ishin më dinamike, të përshkruara me një proces të mbrendshëm për Kosovën. Rezultat i këtij dinamizmi politik nuk janë vetëm bisedimet por edhe veprimi i fundit i qeveris së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit territorial, duke vënë në kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe në këto momente serbët mundohen të krijojn mite të reja. Vrasja e policit është dëshmi se forcat e errëta shoviniste nuk duan paqe po trazira në Ballkan.
Nga ana tjetër, hapat e qeveris së Kosovës duhet marrë në konsiderat, si veprime të mençura dhe në moment të duhur. Shqiptarët nuk duhet frikësuar, degradimi që i bëhet shtetit të Kosovës nga ana e serbis nuk e ndal dhe nuk mund të jetë penges për zhvillim ekonomik dhe për njohje të reja. Demagogjisë serbe i doli boja. Jo vetëm shqiptarët po edhe të tjerët nuk pranojn veprime që degradojn Kosovën.
Edhe të tjerët janë të njohur me mitet serbe, ashtu edhe deklaratën e Tadiçit nuk kuptohet ndryshe perveç si metod të re për ripushtim të Kosovës. Ata nuk e dinë një ligj të histories se oligarkitë sunduese iu vjen findi, kurse populli mbetet në histori. Edhe oligarkisë serbe në veri i erdhi fundi. Historin e shkruan polici i vrarë nga fallangat serbomëdha.
Ai, Enveri, na e tregoi rrugën, mënyrën se si mbrohet Kosova. Na i la amanet kufijt e Kosovës, ata janë të paprekshme dhe të shenjta. Andaj, mbrojtjen e kufirit mos e kuptoni si punë polici, por obligim moral dhe kombëtar për të gjithë shqiptarët