Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në qytetin shqiptar Elbasan , është njeri prej shkrimtareve më të mirë shqiptar. Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" , studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.
Ka punuar mësues në Ostren të Madh, Plangaricë, dhe më vonë drejtor shkolle në Plangaricë, Polis të Vogël dhe Shtërmen.
Ka publikuar shumë shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë".
Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, [South Thames College] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari).
Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004).
Më tej kreu studimet në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punon po në këtë universitet në "Widening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion.
Autori ka krye studimet pranë Roehampton University ne Angli per Media, Kulture, politike.
Tema e tij është në lidhje me Reprezantimin e reales në Jetën e Përditshme.
Veprat
Pas vitit 1994 ka qenë gazetar pranë gazetës "Rilindja Demokratike , "TD", për radion "Tirana", radion "Kontakt", gazetar, drejtues emisionesh dhe drejtor i televizionit "Dardan".
Ka filluar të shkruajë e publikojë në shtypin shqiptar që kur ishte student dhe në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “RD”. Shtëpia Botuese "Sejko" ka botuar vëllimin e tij poetik "Mos Hesht" (2000), ndërsa Shtëpia Botuese "Silver" ka botuar përmbledhjen me tregime “Djalli i Argadasit” (2005), vëllimin poetik “Ecje në Qelq”(2006), dhe përmbledhjen me prozë “Krokamat” (2007).
Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka shumë materiale të shkruara letrare për botim.
Në gjuhën angleze ka botuar “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies''] “Tearing Up the Past" “Writing the Documentary with Student’s Experience “The script: Simple and Complicate"
Ka botuar gjithashtu dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë. “Djalli i Argadasit” fitoi cmimin e tretë në Konkursin Letrar “Kadmus” në Greqi.
Fatmir Terziu pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka realizuar disa filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë:
“Trokamat në Jetën e një Pene" (2003) “Rivermusic" (2004) “Windy Corner" (2006) “Clouds of Smoke" (2007) etj.
Publikimet
Shumica e filmave dhe pjesë nga veprat e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së dhe në faqen e tij: http://www.terziu.googlepages.com/.
Faqja http://www.seguraweb.nl/ ka përzgjedhur disa vepra të autorit.
Veprat e autorit janë publikuar në shtetin Anglez nga BBC, ku Terziu ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.
Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen www.agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar,http://floart-press.blogspot.com, http://floripress.blogspot.com etj.
Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production"dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë" me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.
Filmografia- Filma
Windy Corner Clouds of Smoke Tokë e përgjakur (1999-2003) Trokamat në Jetën e një Pene (2003-2006) Rivermusic (2003) Think Again (2004) Capoeira (2005) Windy Corner (2006) Clouds of Smoke (2007) One Egg (2006) Pencil and Computer (2006) Forgotten Fear (2006)
Dokumentarë
Universiteti i Tetovës (1997)
Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004
Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë të këtij vendi.
Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët shkruar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.
(Përgatiti Flori Bruqi)
Stili konçiz e dinamik në romanin “Grykës”
Nga Agim Shehu
Vepra juaj e re të nxit kureshtjen që me emërtimin e saj -«GRYKËS». Lexuesi s’e ka të vështirë të kuptojë që në fillim se kemi të bëjmë me një pasqyrë dramatike të kohës ku jeton Shoqëria shqiptare - grykësia e ringjallur çuditshëm në kohën e ‘demokracisë’, tanimë e shfytyruar. Njerëzit ëndëruan se shpëtuan nga komunizmi me format më të egra, e papritur u ndodhën në kapitalizmin me format më të egra. Luftojnë të ecin gëzueshëm e të lumtur në të ardhmen, por mbeten ende të ngarkuar me të kaluarën, si me një ankth që u ka zënë trupin, pastaj shpirtin. Në Shqipëri «i vdekuri» - komunizmi e ka lënë litarin jashtë. Atë populli po e ndjen gjithënjë e më shumë në fyt, kurse me të sunduesit e rinj hedhin valle. Në vepër ndodhemi rreth rrëmujave të ‘97-ës kur përmbysja tragjike e shtetit shënonte dhe përmbysjen e parë të ëndërave njerëzorëve të shqiptarëve, që fituan lirinë por qenë të papërgatitur për ta gëzuar.
Gjëja e parë që ndjen në leximin e veprës së re është konceptimi origjinal i saj prej autorit. Ngjarjet ecin vrullshëm në një sintezë mendimi e veprimi, pa ujra të tepëruara e spjegime të kota që hollojnë dinamikën dhe zbehin kureshtjen. Personazhet dhe bëmat e tyre hyjnë e dalin brënda njeri tjetrit si shkaku me pasojën. Veprimet që kuptohen mbajnë brënda dhe ato që nënkuptohen nga lexuesi i vëmëndshëm (në artin e mirë ajo që ‘lexohet’ mes reshtave të bardha flet më shumë se reshtat e shkruara e dëshmon më saktë për talentin e autorit). Lexojmë e ndjehemi brënda kohës së ngjarjeve të romanit. Të bëhet se dhe ti ke dalë prej atyre ngjarjeve (ke vuajtur apo je duke shpëtuar për mrekulli prej kthetrave të tyre); të bëhet se personazhet diku i ke takuar. Diku ata janë dhe ti vetë si me fat të përbashkët. Kemi jetuar e vazhdojmë brënda kësaj ‘gryke’ të jetës që mban gojën hapur të të gllabërojë në çdo çast nëse ëndëron një jetë tënden më të mirë të cilën ajo s’ta jep, apo nëse guxon t’i kundërvihesh asaj. Ajo tanimë është kthyer ‘Grykësi’ që të përpin. Në roman shohim njerëz të mirë në botën dhe natyrën e tyre, që përpëliten në dhëmbët e saj si në ingranazhet e një makinerie të pamëshirëshme. Takon njerëz me ëndëra të çiltra si Monda Huta me Tritanin që duan ta gëzojnë jetën, por breshëri ua godit lulet me shuplakat e biznesit e të krimit. Goditje të pamëshirëshme nga sundues të rinj (Dideroi për ta thotë se ‘janë fytyra që mund të merren dhe për antifytyra’). Por ata dhe në roman përbëjnë fytyrën sunduese të shoqërisë, me metastaza gjithënjë e më të përhapura. Të kujtojnë thënien e një publicisti të huaj se, si mbarojnë me privatizimet në tokë, të tillët po të kishin mundësi do të privatizonin edhe yjet.
Vazhdon leximin e shpreson të takosh faqe më të mira ku personazhet të gjejnë më në fund një liman gëzimi e qetësie…dhe befas vajza e çiltër Bogia që luftonte gjithashtu për një lumturi sado të shkurtër me të dashurin, Subin, gjëndet e mbytur në breg të detit…e ai dyshohet se ka bërë ‘tregëti’ ndjenjash gjer në pështirosje me tjetrën…Tjetri lufton të gjejë kaun e shtrenjtë ku mbahet shtëpia, që të përfundojë pastërmah për dimër. Tjetri është çjerrë e ngjirur brënda shtëpisë e halleve të tij, që e bija të mos shkojë dike vullnetare romantike, dhe befas shfaqet vetë te sheshi ku do reshtohet vetë në mënyrë groteske me vullnetarët!..Polici dalë nga llumi i shoqërisë me ndihmën e llumit që drejton shoqërinë, bën çdo punë të pistë që të fitojë sot e të sigurojë karierë dhe për nesër. Djersitja e prindit të shprishur që të lidhë vajzën me sekretarin e partisë…
Ngado vatra krimi e metastaza të vatrave të cilat janë përhapur ngado. Në lëvizjet e rrëmbyera tërë ankth të tyre njerëzve u merret fryma ngado që përplasen. Por, «është e rrezikëshme të kërkosh të drejtë kur shteti është i shtrembër» thoshte Volteri. Në faqet e veprës sheh se si grykësia po kthehet në humnerë të shoqërisë ku njeriu sheh së pari gropën e vet. Ku të vesh e si të shpëtosh!? Personazhet e mirë me shpirt fisnik e ndjejnë se gëzimi dhe ëndëra paskan një tavan me pushtet privat e vulë shteti të pakalueshme. Autori përshkruan ngjarjet dhe ia lë njeriut të zgjedhë. Për këtë mison shkrimtari Fatmir Terziu përdor stilin konçiz e dinamik. Dialogje të shkurtëra si frymëmarrjet e ndërprera nga ankthe të ditës (do qe mirë t’i pastronte shumë fjalë të huaja, e po ashtu një saktësi e plotë drejtshkrimi që i ka kaluar ndoshta pa e patur mëndjen).
Në roman ndodh që kohrat futen brënda njera tjetrës ; pasoja i del përpara shkakut e ndodhia para intuitës. Është e pranueshme veçanërisht në art kur jeta vërteton se e kaluara rron në të sotmen dhe e sotmja është skicë e së ardhmes. Në pështjellimin e ngjarjeve të romanit, i shkurtër brënda funksionit që i ka dhënë autori, njerëzit duke u përpjekur të ruhen nga grykësia e ngritur në pushtet gjithashtu trëmben se mos bëhen pjella të pavetëdijëshme të këtij pushteti paraje dhe marrëzie, të paktën për mbijetesë.
Mendoj, këtu e ka vlerën kryesore krijimi juaj i ri. Më saktë, këtë e vlerëson secili lexues.
Përsa gjykova mund të jem i gabuar, por ngushëllohem se jam i çiltër.
Përshëndetje kolegu i nderuar!
Agim Shehu - Gjenevë
Fatmir Terziu | |