2011-08-03

ÇLIRIMTARË!

image

ÇLIRIMTARË!

Ata që nga malet sollën lirinë e atdheut. Ata që u sakrifikuan, nderuan dhe çliruan Kosovën. Ata, që dje ishin çlirimtarë, fituan lirinë, sot, ata, bashkuan shtetin, sollën sundimin e ligjit, rendin dhe vlerat e kushtetutshmërisë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Ata, ishin dhe janë: Çlirimtarë!
 Riza GREIÇEVCI
Le t'u skuqet së paku fytyra!
Dje, skllevërit thanë: Dikush nga hajnat atje po ia prish qetësinë Serbisë dhe popullit në Kosovë. Por, një ditë, në Llaushë të Drenicës, doli para syve të botës dhe të popullit: UÇK-ja! Thanë: U vra Adem Jashari, me familje, mori fund përpjekja e disa elementëve  të frustruar të UDB-së serbe në Drenicë. Por, malet u mbushen me çlirimtarë! Me emrin dhe amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari, UÇK-ja marshoi drejt lirisë! Frikacakët thanë: Mos dilni në male, do t'u djegë Serbia! Por, UÇK-ja fitoi lirinë! Thanë: Mos shkoni në Rambuje: Por, NATO-ja bëri shkrumb e hi Beogradin! Serbia me kriminelë e çetnikë iku nga Kosova përgjithmonë! Thanë: Po keqpërdorni paranë e popullit: Por, Qeveria Thaçi ndërtoi mbi 120 shkolla të reja për tri vjet. Mbi një mijë kilometra rrugë u asfaltuan. Mbi pesëdhjetë shtëpi të reja u ndërtuan matanë Ibrit! Thanë: Mos e harxhoni e varfëroni popullin. Por, Autostrada e Kombit, Vërmicë-Merdare,  me asfaltim ka arritur në gjysmë të udhës.Thanë: Mos rritni pagat e punëtorisë. Por, sot sofra e punëtorisë kosovare plot bukë, buzagaze fëmijësh, urata nënash, punëtorësh për Qeverinë e Kosovës! Thanë: Mos e shpallni pavarësinë, s'jemi  ne kosovarët të aftë për shtet! Por, sot Kosova është e pavarur, ka shtetin dhe Qeverinë e dalë nga sakrifica e çlirimtarëve,  nga gjaku i dëshmorëve!Thonë, sot, po çka nuk thonë frikacakët, humbësit e votës së lirë të popullit, ata që shohin Kosovën vetëm zi e më zi. Ata hileqarë, sot, as shtetin, as flamurin e shtetit, as Kushtetutën, as ligjet e Kosovës shtet i pavarur s'i njohin. Çdo muaj duan ta ndërrojnë nga një Qeveri. Duan të shembin e të shkelin në gjithçka që arriti kurorëzimi i gjakut të dëshmorëve për liri, vetëm e vetëm me hip në pushtet. Populli që ua dha votën po pret: Ndoshta do t'u skuqet së paku fytyra!

Urdhri historik i kryeministrit Hashim Thaçi!
Thashethemnajat s'do të kishin aq forcë të madhe  po të mos ua shtronte udhën budallai me budallallëk. Dhe, frikacakët e vdekur për së gjalli, sot sikur fare s'iu gëzuan mbylljes së kufirit të shtetit për mallra të Serbisë nga Qeveria e Kosovës, e, ndoshta, kushedi, s'i gëzohen as shtrirjes së sundimit të ligjit dhe Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës. Ata ndoshta s'do t'i gëzohen as aprovimit të Ligjit për vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ata që kërkuan ndërprerjen e punimeve në Autostradën e Kombit Vërmicë-Merdare. Ata humbës të votës së popullit, edhe për  bashkëpunimin me Brukselin, me Amerikën, me OKB-n, një det dyshimesh e fyerjesh dërguan në adresë të dialogut Kosovë-Serbi, në adresë të Brukselit, të Amerikës, duke e quajtur atë dialog: Shitës ë Kosovës! E sot? Sot kur me urdhrin e Drejtorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së, me prijësin e bisedimeve në Rambuje, me liderin e PDK-së, me kryeministrin Hashim Thaçi, me politikanin shqiptar më karizmatik që njeh Evropa, Amerika, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës çliruan pjesën veriut të Mitrovicës, në çastet kur humbësit e përgojuesit "patriotët" ziheshin kundër dialogut Kosovë-Serbi. Populli po pyet: Ku ishit, mbrëmë, o "patriotë"? Mbrëmë s'u tubuat së paku në Parlamentin e Kosovës, apo diku tjetër, në lokale të Kuvendit, për të vëzhguar aksionin për mbrojtjen e sundimit të ligjit, për mbrojtjen e shtetit të popullit të Kosovës, për mbrojtjen e nderit kombëtar! Po, mbrëmë, e shikuat kush ishte bashkë me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, e kush tjetër? Ndoshta kjo që themi dhe e pa bota demokratike me sy në veri të Mitrovicës, për dikë është rrenë, është hiçgjë...E di populli çka thonë ata dikushët, dhe s'ua sheh edhe aq për të madhe, sepse, janë nominuar për palaço të këtij viti!    

Kështu mbrohet shteti, ligji, Kushtetuta!
Dje populli i Kosovës ishte tepër i gëzuar, falënderoi nga zemra kryeministrin, Hashim Thaçi, ministrin Rexhepi, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, KFOR-in, dhe të gjithë ata që u binden se Kosova është shtet, Kosova kërkoi  zbatimin e sundimit të ligjit edhe atje ku që 15 vjet ishte në shkallën zero. Qeveria e Kosovës kërkoi dhe ia arriti të shtrijë sundimin e ligjit edhe atje ku vite të tëra sundonte krimi i organizuar ekonomik, atje ku sundonin forcat paralele me militarë e paramilitarë serbo-çetnikë, atje ku dëmtohej
E marta e 26 korrikut 2011, në tërë Kosovën ishte ditë e re, ishte ditë gëzimi, ditë e shënuar, krenarie, ditë e shtrirjes së sundimit të ligjit, kushtetutës dhe drejtësisë së shtetit edhe në atë pjesë të Kosovës ku loznin krimi ekonomik, vrasjet e dhunimet e njësive çetnike  të shtetit të Serbisë në shtetin e pavarur të Kosovës. Populli pati të drejtë të gëzohet, që këtë aksion e udhëhoqi kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili tërë natën ishte i angazhuar me biseda me ndërkombëtarët, por edhe me vendorët, për të arritur të vetmin synim: shtrirjen e sundimit të ligjit, kushtetutshmërisë së shtetit të Kosovës, për t'i shpallë luftë krimit ekonomik, politik, dhe të gjitha të këqijave matanë Ibrit. Populli foli qartë e shkurt: Hallall, kryeministër! Kështu mbrohet sundimi i ligjit, Kushtetuta, kështu mbrohet shteti dhe liria e qetësia e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Urdhri i kryeministrit Thaçi ishte urdhër historik, i guximshëm, demokratik, drejtuar kundër askujt, por vetëm kundër krimit, abuzimit të sundimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë së shtetit të lirë të Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...