2011-08-03

REXHEP SHAHU : ZBUKURIMI I HEROJVE NË KOMPJUTER



Duke udhëtuar nëpër Kosovë, edhe të jesh i pavëmendshëm, të bien në sy shumë lapidare. Kudo anash udhëve. Edhe pse aty në atë anë a cep udhe nuk është bërë ndonjë betejë e nuk ka rënë ndonjë deshmor. Në vend që të shkojmë e ta ndërtojmë lapidarin aty ku ra deshmori, shkulim eshtrat për ti sjellë atje ku i duhen dikujt. A nuk do të ishte më fisnike që lapidarin ta bënim atje ku ka ra deshmori?

shiko në pamje mesatare, kliko mbi fotografi
Skenderbeu Prishtine                                         


 Edhe pse ai vend është larg në mal e do të duhej ndonjëherë të bëhej një copë udhë në këmbë a me makinë për të vendosur ndonjë kurorë a tufë me lule.



 Fëmijët e shkollave, mbase duke u lodhur pak në këmbë do ta kuptonin më mirë sakrificën e martirëve të lirisë.

   
Në këto lapidare të betonta, të mëdha dhe të kushtueshme, sheh fotografi dhe portrete luftëtarësh të ngjeshur bukur me uniformat e UÇK-së dhe të armatosur “gjer në dhëmbë” me lloj – lloj mitralozësh të rëndë që i mbajnë në krahë. Në të shumtën e rasteve, kjo lloj paraqitje është e fabrikuar dhe si e tillë shëmton luftëtarët e rënë në luftë, shëmton vetë luftën dhe qëndresën.


 Shumica e të rënëve nuk kanë qenë të veshur aq shik sa na i paraqesin në fotografitë e sotme, madje nuk kanë pasur uniforma ushtarake të gjithë. Një pjesë e tyre kanë qenë të veshur si civilë. Natyrisht një gjë e tillë nuk ua ul aspak lavdinë e përjetshme, përkundrazi. Ata s’kanë nevojë të paraqiten si dragoj mitik të tipit Mujë e Halil. As si Skenderbe. Ashtu me pamjen e tyre reale, të rënët janë më të mëdhenj se çdo legjendë e fallsifikuar përmes montazheve kompjuterike. Natyrisht, biznesi është i lejueshëm në shoqërinë e sotme, por ai bëhet i neveritshëm kur merret me luftën, siç është i tillë edhe synimi i dikujt për të privatizuar të rënët dhe qëndresën shqiptare. Është e pakompensueshme trimëria e munguar në kohën dhe vendin e duhur. Ajo nuk mund të mbulohet me britma, sharje e luftë për pushtet me dhunë e armë në kohë paqeje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...