2011-08-05

GRYKËSIT E MISHIT TË BARDHË



Nga Thani Naqo

Në këtë shkrim unë nuk do të flas për kapacitetin dhe vlerat e Fatmir Terziut në lëmin e kritikës letrare, por do të kaloj direkt në ç’ka ndjeva dhe zbulova gjatë leximit të romanit “Grykësit”.

(Nëse Fatmiri e sheh të arsyeshme se ky shkrim bart sadopak vlera dhe kureshtje për lexuesit e Fjalës së Lirë, unë e lejoj publikimin e saj).

Romanin “Grykësit” e lexova në dy variantet e paraqitura në adresën time. 

Varianti i dytë, përfundimtar, për mendimi tim, edhe pas përmirësimeve cilësore që i janë bërë, më shtyn të sugjeroj si mik i Juaji dhe i artit:

Kërshëria e lexuesve, për të mirën e këtij libri dhe emrin tuaj të dëgjuar, le të marë edhe pak kohë. Koha është "sita" më e mirë.

Megjithëse kompozicioni është përmirësuar dukshëm, romani ka nevojë për një rishikim tekniko-redaktorial. Mesazhi, që ju përcillni me këtë vepër kthjellohet dhe lidhjet fragmetare janë unike. Ky është libër modest dhe me faqe të pakta por, që siç do të shtjelloj më poshtë, vlerat e kësaj vepre qëndrojnë diku gjetkë; krejt ndryshe nga sa shkruhet sot letërsia. 

Mua më shkon mendja se ju keni kapërcyer pragun, qëllimthi a, intuitivisht, atë për ç’ka flitet kaq shumë:

mbi modernizmin dhe postmodernizmin.

E them me bindje se ksperienca jote e skenaristit dhe filmistit, duke u gërshetuar me atë të prozës, në këtë vepër ka mundur të ndërtojë një kompozicion efikas, ndryshe nga shkrimtarë të tjerë dhe sigurisht, e parandjej, se gjithkush që meret me artin e prozës, ka se ç'të mësojë.

Nuk do të zgjatem me teoritë e modernizmit dhe postmodernizmit në letërsi, por sa për kujtesë retrospektive, kur lexova “Grykës” mendja më shkoi tek romani i Balzakut “Lëkura e Shagrenit” dhe pastaj tek romani i Kongolit, “Dragoi i fildishtë” .

I përmënda këto dy vepra si shembuj pozitivë kapërcimesh nga modernizmi në postmodernizëm. 

Mirëpo, ato që thashë pak më lart, mbi eksperiencën dhe specializimin tuaj për teknikën e filmit, kanë ndikuar pozitivisht që romani “Grykës” të jetë i dallueshëm në llojin e vet. Këtë vlerë të “çuditshme!” që përcjell romanin “Grykës” ju e dini ose, e ndjeni më mirë se unë, por mua nuk më rihet pa thënë se është pikërisht intuiviteti i autorit ai që ka organizuar “këtë teknikë”; nëpërmjet dialogut të qartë skenik, gërshetuar me sekuenca kinematografike, duke shfrytëzuar planet e afërta dhe atë të largët, qëndisen me gjuhën e kuptueshme nga të gjithë.

Kjo ka bërë që kompozicioni vizivo-roman të jetë funksional.

Në krye të këtij shkrimi unë shënova titullin GRYKËSIT E MISHIT TË BARDHË. 

E “pagëzova” pa lejën e Fatmirit me këtë titull për arsye se në romanin e tij trajtohet e veçantë linja e dhimbshme që shkakton Tregu i Mishit të Bardhë. Titulli “Grykës”, megjithëse ka gjetjen e bukur metaforike dhe një domethënie universale, mendoj, kërkon shtrirje shumë të gjërë, që mund të realizohet në të ardhmen një roman epope sepse grykësia pykëzohet që nga elementët financiarë, pushtetare, politikë dhe deri tek personazhet interesantë të këtij shekulli, që kanë tiposur në kokë:

“të pasur ose të vdekur”.

Fatmir Terziu me këtë roman provon të eksperimentojë në prozën e gjatë dhe frytet e para të këtij eksperimentimi janë pozitive. Përkrah kësaj letre, unë do të dërgoj edhe një tjetër, konfidenciale, ku kam qëmtuar hollësira tekniko-redaktoriale dhe ato i kam cilësuar, për lehtësi, në çdo faqe të librit. Këtë gjë e bëra mbasi e ndjeva se romani “Grykës” i mikut tonë Fatmir Terziu, ende nuk është gati për ribotim. 

Kërshëria e lexuesit le të shtyhet edhe për pak kohë, pasi proza e gjatë kërkon “karrigen e fortë dhe nerva të argasura”.

Edhe këto dy cilësi Fatmir Terziut nuk i mungojnë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...