2011-08-05

....bota s’paska vetëm lindje…

Iliriana Sulkuqi
                                                                                                    


 
 
Dashuritë e mia

Një dashuri tepër e fshehtë,
një dashuri pa fjalë e shëtitje
më mësoi se bota për-rreth meje,
ishte përrallë fëmije….

Një dashuri, që s’e jetova,
që më dha veç dhimbje…
më mësoi se brenda vetes,
bota s’paska vetëm lindje…

Jetova një dashuri,
që e jetoj për gjithë jetën,
dy herë vura kurorë-nëne,
që të jetoj të vërtetën…..

Shkurt, 2000.

Dhe pse u thinja

Dhe pse u thinja
për n jë natë
dhe pse një shekull
kam jetuar…
kam lindur sot
në orën shtatë,
në një mëngjes
të dielluar….

Unazat

Unazë,
Në gishtin e katërt të ujnazës,
Në gishtat e tjerë-nga dy  e nga tri…

Unazë,
varur gjer në çarje, te veshët,
rreth fytit, varësja- unazë,
unazë që të mbyt….

Unazë,
Byzylyku flori apo serm,
zinxhir prej unaze
Dhe rripi në mes…

Unazë,
perimetri i tryezës sime,
cikël unaze një jetë e tërë…

Po shpirtin?
(Oh shpirti!),
Si mund ta shpëtoj
Nga unazat?!

E ka nisur jetën në  qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri’ në qytetin e lindjes, vazhdoi studimet e larta në Akademinë Ushtarake Të forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971. Në vitet 1971-1995, ka qënë oficere me gradën nënkolonele, në Akademinë Ushtarake, gazetare ne shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Ka botuar vëllimet poetikë:
“Më kërkojnë sytë e nënës”, “Të jesh grua “, “Do të jetoj”, “Trokit dhe  zgjo”, “Kush ma vra Ofelinë” –italisht – shqip, “Për një mollë që hëngri Eva…”, “(F) Shihemi në sy”, “Pulëbardhë në det të zi”, “Lirika”, bashkë-autore, “Hajku” bashkë – autore,  “…Më kërkon falje”
Libra në proces…
“Klithmat e një dritareje”- tregime, skica, ese, reportazhe, “Fashimi”- roman, “Jo vetëm ai” roman ( ngjarje të vërteta), “Shtëpitë e mija në Kosovë”- mozaik (publicistikë), “ Poetikë e thinjur”- poezi



Mështekna
Buzët më humbën mes buzëve…

Gishtrinjtë
Mbi tastierën e brinjëve…

Trupi
Si një grusht i mbledhur….

Mështeknë
më thuaj, moj,
si e ruan kaq vjet virgjërinë?

Më thanë….

Më tha Era:
Qaj, lotët t’i fshij unë!....

Më tha Zoti:
Fli, ëndrrën ta përkund….
Më tha Zëri:
Zgjohu, të t’puth në buzë…

Po ti a më fole?
Të ndjeva në gjumë….

Kredo poetike….
Bëj të fshihem te  jë natë,
Vjen një ag e sytë m’I hap…

Zë të fshihem tek një gotë,
Më kujton një tjetër botë…

Pa , kur fshihem te poetët,
Jam te Zoti me Profetët…




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...