2011-08-03

Hero i Kosovës!

image


Zoti Kryeministër Thaçi, koha dhe populli shqiptar janë me ty - si gjithmonë, në ndërtim të shtetit, në mbrojtje të Kushtetutës, Sovranitetit dhe tërësisë territoriale, shtet ky që pretendon të jetë shembulli më i mirë në rajon. Veprimet e tua të matura, të mençura, të qeta, të koordinuara dhe të vendosura janë veprime të një burrështetasi të pjekur i cili i duhet sot shqiptarisë, rajonit, Evropës e më gjerë- uroi të jeni i paluhatshëm si gjithmonë!
 Mehmet BISLIMI
Edhe sa bijë të Kosovës duhet të bien në mënyrë që Kosova dhe populli i saj të jetojnë dhe të flenë rehat në shtëpitë e veta?!...

A ishte hap i qëlluar vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Kryeministrit Thaçi?...
Padyshim, mbase i vonuar, thuaj, për faktin e thjeshtë se sa më shumë që do zgjaste kjo situatë atje, padyshim se do të trasheshin kontrabanda, hajnia, tregtia e zezë, korrupsioni dhe matrapazllëqet e tjera, që me ligj janë të dënueshme. Më pastaj, do të ishte shumë më vështirë t'i sjellim gjërat në vendin e vet, rrjedhimisht, edhe më e madhe do të ishte gjakderdhja një ditë - qoftë ajo nesër, pasnesër ose më tej.

Kjo hipotezë e trutharëve, se është "veprim i pamatur dhe i parakohshëm", i takon të kaluarës që popullin ynë e ka flakur një herë e mirë. Ne kemi pritur që nga viti 1912 e më pas që na e 1945- ta, dhe sa herë që kemi vepruar si popull për të drejtën tonë, në mënyra dhe forma të lejueshme, nga "lolot" e miletit tonë jemi akuzuar se kemi vepruar "herët", si më 1918, 1924, 1945, 1968, 1981, 1998, e me radhë... dhe na ra hise që ne gjithmonë të përgjakemi e gjaku ynë ende nuk u ndal!... Popullit shqiptar kurrë askush nuk i ka falur asgjë, është dashur gjak e tek më pastaj kemi dëgjuar zëra të shurdhër nga Evropa se qenkemi ngutur!

Po Serbia, që bën këto shantazhe, a u ngut ndonjëherë zotërinj evropianë? Serbia vrau, masakroi, dogji e poqi dhe prapë, po vret (nuk është ky rasti i parë...). Këtë qortim Serbisë ju nuk ia bëtë, as edhe kur vrau mbi 11 veta tek Ura e Ibrit, as kur dogji me zjarr këto pika doganore, as kur dogji gjykatën e Mitrovicës, as kur plagosi dhe vrau ushtarët tuaj, as kur  vrau e po vret bijtë tanë policë- nder më profesionistët dhe më të ndriturit në rajon!

Serbët, të mikluar pikërisht nga ju "misionarë" të Evropës (besa edhe nga trashaluqët e tjerë), që mbi 10 vite, nuk njohin institucionet e vendit ku ata jetojnë, nuk paguajnë rrymën - shfrytëzojnë atë, nuk njohin gjykatat - i djegin ato me zjarr, nuk i respektojnë doganat, i djegin ato, nuk e njohin Policinë e Kosovës - e vrasin atë me snajper!!!
Dhe Evropa e cila vuri "hudutin" pikërisht mbi urën e Ibrit- vallë çka deshi të kurdiste me këtë "hudut!?"... Ajo, nuk i tha Serbisë asnjëherë se janë veprime të ngutshme këto të cilat nuk i kontribuojnë paqes! U pa puna; misionarët ndërkombëtarë dhe ndërtuesit e politikës ndërkombëtare ( jo të gjithë),  kanë vetëm një hall, që në Kosovë të zgjasë pambarimisht status kuoja, vetëm kjo situatë atyre ua zgjat jetën dhe të mirat e majme materiale, komoditetin personal- pa çka se ploja e gjakut mbulon Kosovën!

Veprimet e kryeministrit Thaçi, në raport me bashkësinë ndërkombëtare, shpeshherë kanë kaluar mundësitë e tij personale dhe Institucionale, ai ka tejkaluar vetën e vet sa e sa herë, duke qenë tejet kooperativ e fleksibil me faktorin ndërkombëtar, aq sa shpeshherë para popullit të vet ka rënë edhe në pozita të palakueshme (bile bishtukë e kalemxhi të shumtë kanë shkuar deri aty sa nuk kanë kursyer edhe epitete nga më të ndryshmet në adresë të tij!). Ai i tejkaloi të gjitha me qetësinë dhe pjekurinë më të madhe, i vetëdijshëm se Kosova ishte mbi të gjitha, dhe të gjitha i përpiu si deti i gjerë, pa zhurmën e baticave të harlisura.

Thaçi e bëri këtë për hir të Kosovës, si edhe në të kaluarën, kur së bashku me bashkëluftëtarët e vet, bijtë e këtij populli që dhanë edhe jetën në altarin e lirisë.

E para, çdo gjë që ka filluar, sigurisht se e ka edhe një fund, dhe situata në Veri nuk bën të zgjasë pafundësisht, atje duhet vendosur ligji, dhe çdo kthim mbrapa është dështim, është mohim i gjakut të Dëshmorëve dhe mohim i gjakut të Enverit dhe Enverëve të tjerë të shumtë!...

Një gjë do të duhej të jetë e çartë: "edhe pas 30 vjetëve po të veprohej në Veri, kjo situatë do të ishte: gjak do të derdhej!". Evropa do të reagonte - si edhe tani: Veprim i ngutshëm?! Kaloi gati një shekull robërie, dhe prapë na thonë: "Mos u ngutni!". Pra, kjo i bie. Mos u ngutni që të vendosni ligjin në Kosovë, lini hajnat, matrapazët e kriminelët që ta gëzojnë anarkinë!!!

A nuk i kemi dëgjuar këto reagime edhe pas 80 e sa vjetësh, kur populli ynë u detyrua o të rrokë armët për të mbijetuar, o të pranojë zhdukjen, poshtërimin, shpërbërjen dhe dëbimin?!

Familjes së Enverit, Qeverisë së Kosovës, Policisë së Kosovës - ngushëllimet më të përzemërta; sot e dje i tërë populli ynë liridashës ndanë dhembjen me ju, është pranë juve, me të drejtën tonë legjitime për të jetuar të lirë në shtetin tonë, për të mbrojtur dhe për të ruajtur sovranitetin tonë, të cilin e garanton Kushtetuta jonë!  Në asnjë çast, në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, institucionet tona nuk kanë rënë ndesh me parimet e përgjithshme të cilat nuk do të arsyetonin veprimet e një shteti sovranë në të drejtën e vet për ta zbatuar ligjin anë e këndë territorit të vet- kthimi mbrapa, mohon gjithë këtë dhe poshtëron gjakun e rënë.

Qëndrimet e ish-kryepolicit Maliqi, i cili ka refuzuar urdhrat e Qeverisë ( nëse qëndron kjo), janë të dënueshme, madje ai duhet të dalë para gjyqit! Ai ka bëre veprime antikushtetuese, duke mos zbatuar urdhrat e Institucioneve.

Në stilin që zoti Maliqi e meriton: zoti Milic; sikur EULX-i, të të urdhëronte për të arrestuar luftëtarët e lirisë, pa dyshim se ti do veproje i pari, që pa zbardhur drita, si dikur kur ke kryer me aq besnikëri urdhrat e Serbisë për të arrestuar bijtë më të mirë të këtij populli, shumë nga të cilët nuk kanë dalë më gjallë nga burgjet e Serbisë! Duke dashur që të jem krejt i sinqertë me ty, zoti Maliqi: nuk më befason fakti pse nuk keni dëgjuar urdhrat e Qeverisë, sa më befasoi fakti kur kjo Qeveri, pikërisht ty ta besoi atë detyrë! Fatkeqësisht, nuk jeni i vetëm, si ju ka me bollëk edhe në polici, në hetuesi, gjykata, prokurori, shëndetësi, arsim e në shumë pore të jetës së Kosovës. Shtrohet pyetja: a mban përgjegjësi Qeveria për të gjitha këto emërime? Padyshim se mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë, prandaj në të ardhmen - sytë katër!

Zoti Kryeministër Thaçi, koha dhe populli shqiptar janë me ty - si gjithmonë, në ndërtimi të shtetit, në mbrojtje të Kushtetutës, Sovranitetit dhe tërësisë territoriale, shtet ky që pretendon të jetë shembulli më i mirë në rajon. Veprimet e tua të matura, të mençura, të qeta, të koordinuara dhe të vendosura janë veprime të një burrështetasi të pjekur i cili i duhet sot shqiptarisë, rajonit, Evropës e më gjerë- uroi të jeni i paluhatshëm si gjithmonë!

Policia e Kosovës: jeni shembulli më i mirë i sakrificës në shërbim të qytetarit, pa dallim rajoni, etnie, race ose feje- jeni bijtë e Kosovës që keni obligim për ta mbrojtur atë! Ata që gjuajnë mbi policinë e këtij vendi, gjuajnë mbi sigurinë e vet, gjuajnë mbi fëmijët e vet, gjuajnë mbi mbrojtësit e ligjit dhe të jetës së qytetarëve - ata janë jo më pak se kriminelë, të cilëve u konvenon mjegullia për të luajtur edhe më vallen e djallit. Ata duhet vënë para gjyqit dhe drejtësisë, me çdo kusht edhe një herë me çdo kushte.

Qeveri e Kosovës - populli është me ju!
Kryeministër Thaçi - Kushtetuta të obligon: ta mbrosh shtetin!
Policit të rënë- të qoftë hallall gjiri i nënës, prehu i qetë në dheun e tokës mëmë!
Ata që harrojnë mundin, djersën dhe gjakun tuaj - qofshi të mohuar përjetë!
Familjes së Enverit- Emri i birit tuaj, do të bëj që ju për jetë ta mbani kokën lartë!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...