2011-08-03

“Varri i qyqes“

nga Flori Bruqi

description 
Teksti i dramës “Varri i qyqes“ i Azem Shkrelit, kësaj rradhe vie në skenë në një verzion të ri, të cilin regjisorja e zhvendos nga paslufta e Dytë Botërore në periudhën pas luftës së fundit në Kosovë, duke sjellë në skenë tërë tragjedinë dhe traumat e shumë familjeve shqiptare, të cilat kanë të bejë më eshtrat e të zhdukurve dhe të vrarëve. Kjo dramë mbrëmë u shfaq në skenën e Tetarit Profesionist “Istref Begolli“ në Pejë, e cila u mirëprit nga publiku. Fabula e dramës është se deri sa armiqët tanë na kanë varrosur në varreza masive, kanë përdhosur kufomat dhe dinjitetin tonë, në anën tjetër, shqiptarët tregojnë fisnikrinë dhe respektin ndaj kultit të varrit. Përderisa, kryefamiljari Gjergji gjendej në burg, atij ia vrasin djalin, kurse bashkëshorten e tij Marinë e përdhunojnë paramilitarët dhe militarët serbë, ngase nuk tregon se ku e ka të birin bashkë më të dashurën e tij të një nacionaliteti tjetër. Ata më pas ia vrasin të birin dhe të dashurën, ia djegin shtëpinë, kurse ajo nga hiri i nxjerr eshtrat dhe i varros në dy varre. Kur bashkëshorti i saj, Gjergji kthehet nga burgu, dëshiron të dijë se a i është vrarë djali si hero apo si qyqar. E tëra kjo sjellë dyshime, dilema dhe tragjikë fatesh e njerëzish.
Go to fullsize image

Aktroja Safete Rugova...


Interpretim i shkëlqyer i Safete Rogovës

Këtë mesazh të shfaqjes na sjellin me besnikëri aktorët e kësaj shfaqjeje. Mbremë, me tërë shpirtin e saj prej artisteje me përvojë ka shpërthye në skenë Safete Rogova, e cila ka sjellë para publikut pejanë tërë fatin tragjik të një nëne shqiptare, e cila ka bartur mbi supe ndër dekada fatin tragjik, që nga vajzëria, e deri në përdhunimin e saj dhe vrasjen e të birit. Ajo, me gjithë dhimbjen, ballafaqohet edhe me dyshimet e të shoqit Gjergjit, që e vë në dyshim gjithçka, i cili i thotë se edhe ti “kur nuk flet, flet shumë“, dhe vërtet në këtë rol, Safete Rogova ka skalitur një personash sa të fortë, aq edhe tragjik të një nëne shqiptare, që me një interpretim të shkëlqyer do të mbahet gjatë në mënd nga publiku pejan.
 Skeda:Nimon Muçaj.jpg
 Aktori i mirënjohur nga Lluka e Deçanit:Nimon Muçaj

Nimon Muçaj, ia doli që të jetë partner i denjë i Safete Rogovës, karshi interpretimit të saj të shkëlqyer dhe nuk e kishte të lehtë që ta mbajë tërë peshën që kishte në rolin e Gjergjit, nga i cili krijoi një personalitet sa tragjik, aq edhe dyshues, përmes të cilit nxori një kreacion të pëlqyer. 
 
Ndërkaq, barbaritë dhe tërë egërsia e paramilitarve dhe militarve serbë u soll në skenë nga Selman Lokaj, si oficer ushtrie, Labinot Lajçi dhe Armen Ismajli, si paramilitarë dhe shoqëruesi i tyre, Sylë Kuçi, ua kujtuan publikut pejanë edhe njëherë ato tmerre të dhunës serbe të viteve 1998 dhe 1999, duke u rrënqethur deri në kockë për tmerret dhe neveritë e përjetuara.

Simbolizim i thurjes së fateve

Selman Isufi kësaj rradhe nxori në skenë tërë tragjikën e një pjestari të popullit, që bënë krime nga të cilat pëson edhe ai. Skena e realizuar nga Iliriana Loxha- Basha, në të cilën ishte i vendosur “një vek dhe shumë pejna”, simbolizonte thurjen e fateve dhe humbjen e shumë fijeve të popullit tonë. Pejnat e ëndur në skenë, lëmshat e shpërndarë, fije të shkëputura, ëndja e tyre anë e kënd skenës, që kanë sjellë shumë simbolikë fatesh, kanë fuqizuar konceptin e regjisores Drita Begolli, e cila më këtë shfaqje ka dëshmuar aftësitë e saj regjisoriale dhe konceptin e saj për ruajtjen e etnosit dhe burimores, duke e gërshetuar me modernën, ka dhënë kreacione të bukura skenike, për çfarë publiku pejan, atë dhe tërë ekipin realizues e përcollën me duartrokitje të gjata. Punë të mirë në lëvizjet skenike ka berë edhe Nexhmije Selca, e cila ka bërë koreografinë e shfqajës e që edhe aktron në këë shfaqje. Efektet e dritës të udhëhequra me përkushtim dhe mjeshtëri nga Ali Thaçi i kanë bërë skenat e fuqishme të protagonistëvë të kësaj shfaqjeje.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...