2011-08-05

Kemi bërë hojet nga dylli frymor

Fahredin Shehu


 
Eliksir

Është vetëm një bulë e eliksirit në fund të kupës tek fle si qingji
Ata tani e quajnë Zëmra, unë e quaj shpirt i kontaminuar, e ti mund ta quash kokërrza të rubinta të shegës
Por ne më të thjeshtit të quajturit entitete humane mund vetëm të duam dhe kaq na mjafton
Të vuajmë për njëmijë vjet dhe një ditë më shumë

Ai i cili është gafil është injoranti më i lumtur botëror por unë jam njëri i cili erupton kunitesencën duke mos ditur për kë
Duke mos ditur për ç’arsye qëllimi kurrë nuk e shfaq glamurin e vet praprakisht
Për vërenë, për dashurinë ose madje vetëm për hirë të manifestimit të tij më të pastër

Në kohët kur fjalët renditeshin në pejë bujshëm të përdredhur në kalemin prej kafkash njerëzore
Xherdani i vargut e zbeh shkëlqimin e vet, s’ka të vërtetë që gurgullon nga gurra e saj që ta shuaj etjen e shpirtërave tanë të etshëm
Ne shpirtërat e uritur për një kafshatë hyjnore ravgojmë këtu si shpirtërat e viktimave të vetëvrasjes
Stomakët bosh të gjenive vetëm për një mbërthim të së vërtetës të cilën kurrë nuk e dëgjuan madje as si tingull insekti
Asnjëherë si tingull të rënies së shpirtit të ngrirë në nefrit të cilin më vonë ti mund ta shohësh si Galatean e esencës hyjnore maternale
Kornukopia e bekimeve latente pret
Mungesa e Dashurisë me krenari shpërthen tregon gjenitaliet e veta pa një pikë turpi
Unë vërtitem si bletë duke kërkuar nektarin e urtisë ta ushqej Amëzën time
Dhe dhuroj asaj jetë amshimi me xhel mbretëror tek kullon me elegancë nga fundi deri në kërthizë.
 
Teofanitë
Pështyma e granuluar tek më mbeti në fyt
Ditë e gjatë mes dimrit dhe pranverës
Gjendjen tek ma njohin miqtë vetëm ca
Dashurinë çdo krijesë tek e ndjen
Kopilat që më spërkasin me urrejtje
Dhe ata të cilët e ndrrojnë emrin dhe fenë
Kjo shumësi e dukshme ngulfatëse krijesash e manifestimesh bizare
Nervatura ime shpirtërore u forcua
Shpirtocitet hedhin vallen e kombit të lashtë e të heshtur Dashuri
Ata që bëjnë sekse në ajër si mizat pjellin foshnje urrejtjesh
A vriten foshnjet është pyetja jonë
Ne shumësi e padukshme krijesash dhe manifestimesh hyjnore
Ne teofanitë e përherëshme vezullojmë në zemrat e çiltëra
Si dielli në bulat e vesës së mëngjeseve plot erandje vetyveri ambergrisi limoneni dhe kundermime të lehta civeti moschusi e djersash njerëzish të lodhur nga puna
Ne flasim ne këndojmë ne pikturojmë
Me akt pa qitur asnjë rrokje nga gojat tona hyjnore
Ne spërkasim pluhur të praruar
Shikojmë në sy drejt në sy bojë unaze Saturni dhe puplash nga bishti i palloit
Ne ndërtojmë tempullin kubik dhe lozim shahun në kub
Ne duam truallin ku parakaluan shputat e mysafirëve të Musës dhe Lutit më parë
Ne këndojmë me Serafimët e sferave të larta në sikronicitet këndojmë
Këtu sjelim harenë në zemrat e atyre të cilët paraklojnë në procesione nëpër Makadamin e smagradtë
Aty ku rrallë shkohet
Ne dijmë përmendësh Xhefrin dhe dhjetë Sefirote dhe lexojmë librin e Arkangjelit Raziel
Adam Kadmonin e shoqëruam në vetminë e tij para se të ndahej e të trupëzohej në dheun të cili njerëzit do ta përgjakin nëpër shekuj
Ne i tham Xhonit në lumin Jordan të shkoj e ta babtizoj Jezusin të jetë udhëzues
Për ata të cilët pak dinë
Ne i thamë Varakës ta përgatis Muhamedin që të jetë udhëzues i atyre të cilët kërkojnë të vërtetën
Ne i thamë Bahaullahut t’u rrefej njerëzve të kujdesen për gruan dhe nënë Tokë
Përndryshe në 1000 vite të ardhëshme ushqimi i vetëm i tyre do të jenë vetëm farët dhe uji
Ne i thamë Gibranit ta filloj Teurgjinë për 1000 vite të ardhëshme tëë jetë prehje e vetme artistike për njerëzit kreativ
Ne i thamë Fahredinit të shkruaj sa më shumë e të hesht si guri i kanjoneve
Derisa ta gjej pikën kumbuese
Ne... 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

U lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale dhe vijon shkallën e tretë në Letërsi të Përgjithshme.

Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual.

Shkruan vështrime estetike për artin pamor

Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Ka botuar krijimtari poetike dhe ese ne gazeta te perditeshme dhe revista periodike ne Kosove e Shqiperi, Tuzla, Sarajeve, Bosnie dhe Hercegovine,ne Vojvodine, Hollande, Turqi, New York, SHBA. ka marre pjese ne ekspozita nderkombetare te kaligrafive dhe  ne veprimtari letrare ne vende te ndryshme.



Palloi
Ma kanë djegur këngën tënde
Që e shkrova pakëz para se
Ta vrasin qenien e këtij populli
Por do ta shkruaj sërish më
Ndryshe më me bojë më me
Tingull më me dashuri
Palloi im mbretëror

Hojet

Kemi bërë hojet nga dylli frymor
Po mbledhim polenët dhe nektaret
T’i mbushim kupëzat këndore
Me balsam shëruam plagë radioaktive
Me aloje qetësonim shpirtin e tevona të kallet si me absinth
Gurëve u dhuruam emra dhe pozita në trup në përfundime nervore të tubëzuara si konstelata qiellore shkencëtarët i emërtuan ganglie
Diçka në shpirt më therr rrufeshëm
Plaku im shtrydh kokrrat e rrushit me polifenole
Nusja ime puth engjëjt me vula mes dy krihëve
çupëza ime më ngjan mua më shumë se sa unë vetën kur e shikoj në pasqyrë kosmike
Biri im harroi buzëqeshjen me tullumbace qyrrash në një zgavër dhe në tjetrën tuba neoni
Nëna ime gatuan ushqime dhe mbush kupa me verë kosmike për të gjithë vetat tona në banket t’i ftoj të eglendisen të gjithë
Vëllau im prêt miq vërtitës, ravgues
Motra thurr sexhaden që rrëfen misteret duke u lutur në të
Ne vetat e ndryshme sëbashku hartojmë planin e hamronisë botërore
Në kenobiumin tonë përsiasim si t’i pushtojmë teritoret e pëlleshme
Ku dashuria farë mund të hedh
Injoranti im jeton pa barrën e dijes dhe shabakohet për ne jeton qetë dhe na përqesh
Tregtari im u hutua me çmendinë tonë
Gjeniu im ngulfatet nga fjalët të cilët askush nuk ua vë veshin
Artisti im ngrin frymën prodhon stalaktite fjalësh
Xhini im më mëson ta zë mushkojën e moçalit dhe me pejë të kuq mëndafshi ta lidh për kofshën e këmbës së majtë
Demoni im është Eudemon dhe më udhëzon që së pari të puth pas ofendimit e pastaj mund të pshtyej nëse jam lënduar
Engjëlli im orvatet të më argëtoj me melodi të shumëta MP3 të ruajtura në silikon
Hutia ime flet amnorçe dhe pyet
Kush të lexon ty o jetim i etshëm
Në vend timin i përgjigjet Feja
Bukuroshja elegante tek i rri ballë moshës e I thotë
Bota do të jetoj edhe pas 2010 edhe pas 3012
Hoja ruan mjaltën me mijëra vjet
Kjo nuk është poezi
Fjalët mos të të hutojnë
Derisa çpiket mënyra e re e komunikimit
Kjo do ta kryej punën e vet
Kjo është Teurgji nga farmakopeja e serafimëve

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...