2011-08-03

Një film francez, ku flitet për krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës

description

Një film francez, ku flitet për krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës ndër vite ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, saqë ka shkuar deri aty ku serbët mendojnë se këtë film e ka financuar Bernar Kushner. Gazeta beogradase “Novosti”, ka shkruar se shqiptarët e Kosovës e kanë financuar xhirimin e një filmi, i cili ka të bëjë me tre serbë, që kidnapojnë dhe vrasin njerëz, për t’ua marrë organet e tyre, të cilat më pas i shesin, shkruan kjo e përditshmja. Filmi “Të robëruarit” është shfaqur në tetor të vitit të kaluar, vetëm një muaj para se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ta publikonte raportin e tij, mbi tregtinë me organe të njerëzve, ku si kriminelë i bën shqiptarët, ndërsa viktima të këtij trafikimi, serbët. Sipas kësaj gazete serbe, rolet kryesore në këtë film i luajnë, një infermiere franceze me emrin Kerol dhe dy kolegë të saj. Kur këta përgatiten për t’u larguar nga Kosova, në një rrugë malore i kidnapojnë tre meshkuj të maskuar dhe i dërgojnë në një shtëpi-kasaphanë, e izoluar në një fshat të thellë malor. Kjo shtëpi i ngjason asaj, që Dik Marti e ka quajtur “Shtëpia e Verdhë”. Sipas këtij skenari, xhelatët serbë ishin Zorani dhe një shok i tij, të cilët posedonin një “varrezë automobilash”, ku edhe i riparonin automjetet e ushtarëve amerikanë, të stacionuar në Kosovë. Sipas këtij filmi, në bodrumin e errët të kësaj shtëpie familjare, ndodhen disa dhoma të vogla, ku mbaheshin të zënët robër dhe në fund të korridorit edhe “kasaphana”, ndërkohë që kishte pandërprerë ndriçim. Në muret e ftohta ngjyrë hiri varej një telefon, i cili cingëron pa ndërprerë, duke paralajmëruar vrasjen e ndonjërit nga të burgosurit në këtë shtëpi. Siç shfaqet në film, në telefon përgjigjej ekskluzivisht një mjek, i veshur me të bardha, por nganjëherë edhe me uniformën tradicionale të kirurgut, ngjyrë të gjelbër dhe të përgjakur, që kuptohej se ai sapo kishte kryer operacionin e radhës. Shikimi i këtij mjeku dukej i ftohtë dhe, siç e përshkruan kjo gazetë serbe filmin, ai flet me një serbishte të kapluar nga dialekti i gjuhës shqipe.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...