Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/05

Çdo minutë YouTube pasurohet me 48 orë video




  • Nuk ka nevojë të theksojmë se sa kohë shpenzojmë në YouTube, por paragjykimin që ky shërbim tubon më së shumti të rinjtë e ka demantuar hulumtimi i Pew Internet i kryer në tregun amerikan. Sipas tij, 71 për qind e internautëve të rritur ka vizituar YouTube ose Vimeo, 5 për qind më shumë se në hulumtimin e vitit të kaluar, dhe edhe pse shumica e shfrytëzuesve ishin të moshës prej 18 deri 54 vjeç, pothuajse një e treta e amerikanëve më të vjetër se 65 vjet po ashtu kanë qejf të shikojnë dreqnillëqet e të rinjve, spotet vetëpromovuese dhe udhëzimet e detajuara për makijazh.

    Dhe në fund, çdo minutë ky shërbim pasurohet me 48 orë incizime, që do të thotë se të gjitha do të mund t’i shikojmë një ditë kur arrijmë të ndalim kohën.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...