Nuk mund të flitet për as farë
autonomie për komunitetin pakicë serbe sepse këta pak serb sa dhe janë, kanë aq
të drejta brenda planit të Ahtisarit, dhe nuk mund ti epet më shumë të drejta përfaqësuese,
sepse ata normalisht qe duhet të jenë të penalizuar nga krimet e bëra
në Kosovë.
Nga Bekim Rexhepi
Ka asi qe akoma
besojnë dhe shpresojnë se KFOR apo EULEX, do të mund të riparojnë sovranitet në
veri të Kosovës!?. Janë, gati 12 vite qe UNMIK, KFOR, EULEX-it, u jemi lutur ne
shqiptaret, madje “si për gjak” që këto forcat përgjegjëse për siguri dhe
kontroll në Kosovë, të kthejnë nënë mbikëqyrje dhe rregull atë pjesë të veriut,
por duket se kot kanë ikur gjithë ato vite dhe më kot kanë kenë ato përpjekje të
tyre, për ta bërë se paku një gjë të mirë në veri, sa i përket shtrirjes së
pushtetit të republikës së Kosovës.
Iu deshtë
miratimi i një ligji në kuvend të Kosovës, i kërkuar nga opozita, qe domosdoshmërish
qeveria dhe institucionet e republikës të shtrijnë pushtetin në gjithë territorin
e Kosovës, sidomos në atë pjesë, ku prej vitesh po kontestohet sovraniteti i
vendit, e veçmas nga segmente kriminale serbe qe duan edhe njëfarë irredentizmi.
Faktori
ndërkombëtar i instaluar në Kosovë, ka pasur një histori të vetën të nëduarduart,
e sidomos së pari me UNMIK-un, dhe tash se fundi me EULEX-in, historia e tyre po
përkeqësohet edhe më shumë, duke mos reaguar. Diku ndër shqiptarë po
përforcohet ideja se ata janë në Kosovë të instaluar për të mbajtur nënë trysni
shqiptaret dhe në tolerancë kriminelet serb, dhe bashk me ta edhe vet
komuniteti serb i cili akoma mbetet i pa distancuar nga krimet e luftës, qe bën
ndaj shqiptarëve.
Me trysninë dhe
tolerancën e UNMIK-ut dhe tash të EULEX-it, ata vetvetiu kanë pakësuar shanset
e tyre për të kenë të suksesshëm në misionin e tyre, sidomos kjo me të drejtë mund
të konstatohet në rastin e Kosovës. Kosova një vend jo larg nga kufiri i
Evropës, akoma paragjykohet nga ta si Afganistani i dytë, i problemit të tyre. Edhe
pse Kosova nuk i kërcënon ata, në shumë raste ata vet e provojnë të kërcënojnë
Kosovën dhe shqiptaret, siç ishte edhe rasti i fundit, kur institucionet e
vendit duan me çdo kusht të shtrirjen e ligjit të republikës në territorin e Kosovës,
ata kritikojnë dhe reagojnë ashpër shqiptaret dhe jo fajtoret. Pra, analogjia e
Afganistanit të dytë për Kosovën është vetëm në kokën e tyre dhe jo më përtej.
Diçka e tillë me Afganistanin,
më shumë të ngjanë në veri të republikës, ku kriminelet serb sillen dhe vazhdojnë
të jenë goxha si taliban, sepse po kërcënojnë vazhdimisht popullatën serbe atje,
qe më në fund tu binden urdhrave fanatik të irredentës serbe në Kosovë. Po ta
analizojmë dhe po të sugjerojmë këtë gjendje deri më tani, na del se instalimi
i ndërkombëtarëve në Jugë ka kenë më pak i domosdoshëm për të qëndruar aq
prezent, sepse jugu më pak ka stimuluar kriza dhe rrezik, ndërsa Veri
problematik dhe refuzues, ka pasur nevojë më shumë sepse atje është trasuar
talibanizmi serb, i cili është në rritje dhe për fat të keq po e pëson më se
keqi popullata serbe, e cila edhe përkundër vullnetit dhe faktit se do qetësi
dhe punë, po përballet me urdhra dhe krime nga struktura kriminale e irredentiste.
Nuk mund të
flitet për as farë autonomie për komunitetin pakicë serbe sepse këta pak serb sa
dhe janë, kanë aq të drejta brenda planit të Ahtisarit, dhe nuk mund ti epet më
shumë të drejta përfaqësuese, sepse ata normalisht qe duhet të jenë më shumë të
penalizuar nga krimet e bëra në Kosovë. Ndërsa plani i Ahtisarit, më shumë
duhet të rishikohen në kohë dhe për kohë, sepse ishte një plan i trysnisë politike,
i pashembullt i ndërkombëtarëve karshi
shqiptarëve.
Krimi serb në
veri në emër të njëfarë irredentizmi, patjetër se duhet të luftohet me të gjitha
mjetet. Interesi i vendit tonë nuk po kapërcen kufijtë e fqinjëve të tyre, ku
padrejtësia do të na ndëshkonte, ndërsa e drejta për të shtrirë pushteti nuk
mund të na gjykoj për paaftësi dhe mos besim ne ditët e sotme, kur kemi polici
dhe Forca të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila pakuptimisht në rastin e veriut
u la fare në ofsajd veprimi.
Ora e ngadalësimit
ndërkombëtar për të reaguar ndaj talibanëve serb, ka pësuar edhe një nxitje të
papritshme të orës vendore, e cila shkriu gjendjen e ngrirë prej disa vitesh dhe
tani gjendja e veriut ka një agjendë, e cila duhet menaxhuar në dobi të shtetit
dhe qytetarëve të saj, qe padyshim nënkupton edhe për serbet e pafajshëm, që s’duan
të jenë pjesë e talibanizmit serb.