2011-08-04

Nga Përparim Hysi : Poezi gazmore

1. Rrëfim i një myzeqari


Sa  e pata shtëpinë me kashtë
Kishe ,moj gojë,ç'të hashë.


Kur e mbulova me qyramidhe
M'u bë goja  aguridhe.


Oxhakun e leva me bojë
Ç'mut të futësh në gojë?!!!


2.Gjyshi "tjetër" i Albës


Më tha Alba:-Ketrin e dua
-Zëre,gjysh,të loz  me mua.

I thotë gjyshi:-Si e qysh?
-A e sheh që hip në lis?!


-Kaq i madh dhe s'e zë dot?!
Po ti qenke një gjysh kot!!!


Kur nuk zënke dot një ketër
Nuk të dua;gjej gjysh "tjetër..."

*Alba- mbesa ime atëherë tri vjeçe,sot është 11-vjeç


3.Mësuesi dhe inspektori


I erdhi  mësuesit inspektori në shkollë
I tha:-Këndim do të bësh këtë orë!


I mblodh mësuesi nxënësit e tij:
-Kur  të shihni figurën,të gjithë nga një fjali!


Filloi mësimin dhe vari në dërrasë
Figurën e një lepuri(për të do flas!)


-Shikoni figurën dhe shpejt një fjali
E shkruan mësuesi,fët-fët,tani.

-Mësues,tha njëri,lepuri bredh me vrap!
Mësuesi e shkroi fjalinë ,tak-fap!


Një tjetër tha:-Lepuri ha  bar
Një tjetër për lakra apo panxhar.


Po kur e merr fjalën një nxënës ibret
(E merr me të mirë:-Të lumtë,o Izet!)


-Insekte ha lepuri?!!!!(mësuesi e ka shkruar)
Inspektori hap sytë,si re shingarkuar.


Ndërsa klasa po qeshet ha-hi-hi
Prapë Izeti ngre gishtin tani.


Prapë fjali?- të lumtë ,o Izet!
-Mësues të gënjeva,s'ha lepuri insekt!!!


Unë,o mësues,bëra shaka
Se kurrë lepuri  insekte nuk ha.


Dhe shpërtheu në  klasë një i madh gaz
Izeti,mësuesin,e mbeti në klasë.



4.Mish me "gjeneral"

           (nga koha e ushtrisë)


Komandanti porositi kuzhinierin në repart
Që të përgatitej nga një kontroll nga lart


-Do vijë në kuzhinë shoku gjeneral
Po ti do raportosh,- dëgjon,more djalë!


-Si urdhëron,- tha kuzhinieri i shkretë
(bobo,ç'më gjeti gjithë ky gazep?!!!)



Zu të përgatitej,do priste gjeneral
Shkurt: po i vinte festja vërdall.



-Shoku gjeneral,sot kemi mish me patate!
(shkonte nga shkonte dhe veç këto llafe)



Po ja mbrriti suita.Komanda:-Gatitu!
(tani e humbi fare;me vete:ububu!)


Të shkretit kuzhinier mëndja i vjen vërdall:
-Shoku patate,sot kemi mish me"gjeneral..."


5."Veshua"


E kishim ditëziun si roje në fshat
Por ç'faj vallë kish,pse veshët kish të gjatë?


Sado që emrin e kishte Rexhep
I thoshin "vesho" dhe ky emër iu"qep"


Ky paranom shetiste shtëpi për shtëpi
Të ruheni nga "Veshua?"-dëgjoni fëmijë!


Një ditë,si të  rriturit,i folën ata
-Si je,"Vesho?!-,eh,se  ç'bela!


U mërzit aq shumë,i shkreti Rexhep
-Pa foluni fëmijëve,se i keni sherret.

-Po mos ki merak,o "Vesho-aga!"
-Ëhë,- foli Veshua,- lëri,mos i nga...


                  2001- 20011


            4 gusht 2011

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...