Miku besnik me katër këmbë nuk ka më vend në zemrën e njerëzve. Sidomos, përsa i takon atyre më të rinjve. Duket se ai ëshytë zëvendësuar nga një mori cirkuitesh, llastikash dhe metali: domethënë, nga kompjuteri. Mjeti elektronik po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë, jo vetëm në tavolinat e zyrave dhe nëpër skrivani, por edhe në divane e shtretër, duke u bërë një shok i pandashëm. Fakti që PC ka parakaluar qenin si “miku më i mirë i njeriut” është konfirmuar nga një sondazh i kryer mbi 200 subjekte britanike mbi 18 vjeç, i realizuar nga Royal Society For The Protection Of Cruelty to Animals, në bashkëpunim me revistën Computeractive.
Nga hetimi, i bërë për të verifikuar ndryshimet që ka sjellë teknologjia në jetën shtëpiake, del se vetëm 6% e të intervistuarve beson se pjesa më e madhe e personave preferon të kalojë kohën e lirë me qenin sesa me PC-në. Ndërsa 67% janë të bindur për të kundërtën. Dhe diskutimi është i njëjtë edhe nëse të intervistuarit janë zotur qensh: pikërisht, 36% pohojnë se përkundër përhapjes së madhe të kompjuterëve portabël e tableteve, i besojnë gjithsesi më shumë qenit sesa kompjuterit për të pasur pak shoqëri, kurse 38% janë të opinionit të kundërt. Gjithsesi, mes pronarëve të qenëve që përshihen në moshën mes 18-24 vjeçëve, del se janë plot 71% që preferojnë kompjuterin kundrejt kafshës besnike.