Sesi të ngjan vetja kur lexon një dorëshkrim me poezi të ndjera të një vajze që vjen nga fusha e pikturës. Ke ndjesinë e mirë të zbërthimit të dritës në një koloraturë imazhesh dhe tensioni i vetmisë që të ka shoqëruar deri më tash,fillon e zbehet në çast,pa u ndjerë.
Sepse Keidi Sejdini,më tepër se sy poetik,pasqyrash e kornizash rrethanore,është një kërkuese gjer në lodhje,e lojës së peizazheve të padukshme të zemrës dhe vendosmërisë për të dalë përtej të pamundurës zyrtare…Asaj të pamundure që për shumë moshatarë të saj tingëllon si një ëndërr utopike…Vargjet vajzërore të kësaj poeteje,nuk tentojnë të mbjellin te ty vetëm harmoninë e muzikalitete ndjesore,përkundrazi,Keidi vjen me poezinë e saj paksa rebele e të vështirë për ta zbërthyer disi më poetikisht filozofinë e të fshehtat e kësaj harmonie jo komformiste.
Ndaj s’është për t’u çuditur kur nga dhomëzat e saj poetike do të dëgjoni kërcitjen e shkujdesur të hapave e rimave këmbëngulëse që venë e vinë te njëra-tjetra.
Mos u shqetësoni kur në muret e mobiliet e dizenjuara me frymën e erës,poetja nis skicon linjat e saj shpirtërore me simetrinë e çrregullt e pa të keq të një çapkëneje të pandreqshme. ?shtë kjo shkrirje,trupëzimi i menjëhershëm i kësaj gjurme ëndërrimtare që vargun e vështrimin e saj di ta peshojë mirë mbi lëvizjet e penelatat mbi kanavacen e saj piktorike. ?shtë kjo arsyeja që duke qenë poete e piktore njëherësh,t’i nënshtrohet thirrjes dëshiro-dashurore për të qenë “Një ore artiste”…dhe s’mund të ndodhte ndryshe. E ndodhur mes dy qiejve dashurore,ajo e ka më të lehtë ta shkruajë e vizatojë portretin e saj artistik.
Unë që e kam parë atë të përhumbur përtej transparencës së krijimit e drithërimës së penelit,e di çfarë do të thotë të hedhësh në letër e të pikturosh në vargje gjuhën e vetvetes në rikrijim e sipër. Ky është shkaku që zhvillimet e saj poetike kryhen vazhdimisht nëpërmjet një dyzimi e bashkëbisedimi të dyantë,ashtu siç bën ajo në poezinë “Qeniet”ku autorja dhe shkruan dhe pikturon njëkohësisht:
Qenie që ecin tek unë janë shumë
Eci unë,Keidi…
Piktorja…
E bukura…
E dashuruara,
E padashuruara…
E shume të tjera që unë se di. . .
Të gjitha kanë një fustan
Që ma vesh vetëm ti.
Eci unë,Keidi…
Piktorja…
E bukura…
E dashuruara,
E padashuruara…
E shume të tjera që unë se di. . .
Të gjitha kanë një fustan
Që ma vesh vetëm ti.
Keidi ka disa vite që është e pranishme (edhe në mungesën e saj) në shoqërinë shumëngjyrëshe të poetëve dhe poezisë që shkruhet sot. Paqësore në dukje,por aspak e përulur,poezia e saj,impresionet dhe zërat e përvojës arrijnë të zbulojnë gradualisht me një pasion enumerativ të dukshëm. E bukura dhe e paarritshmja,dielli dhe mjegulla,puthja dhe shiu,lumturia dhe vuajtja janë tulla mureformuese që i japin poezisë së saj strukturën e një ndërtese që strehon brenda idealet e saj poetike dhe estetike për gjithçka. Gjuha e saj është një gjuhë e përpunuar dhe aspak provokative. Në të kundërt,ajo është një theksim i tejzgjatur i kredos dhe logjikës së saj njerëzore. Recension:Poezi e ndjenjës dhe imazhit shpirtëror ….
Ka një alegori të fshehur njëtërësisht në trupin e njomë të kësaj poezie. Kjo ka sjellë që vargu i saj,jo vetëm të marrë një ngarkesë të lakmueshme emocionale,por të shmang filozofinë e thatë dhe vende-vende retorike që mund të vihet re në shumë poezi të moshatarëve të saj.
Duke pluskuar në një botë të trazuar ekzistencialiste dhe duke ju shmangur se zakonshmes prozaike,autorja vizaton shenja të dukshme reale në hapësirat e saj,duke u transfiguruar dhe vetë në një shenjë të tillë.
Bëj zhurmë,zhurma ime
E ngjirur në qiell fluturo
Bëj zhurmë,zhurma ime,
O vdis,o dashuro…
Shumica e poezive të Keidit modelohen dhe konceptohen në trajtë mozaikësh dhe tablosh emocionuese. Syri konfirmues që vete e vjen nëpër to,herë është i hapur e i kthjellët,e herë tjetër i veshur me një mjegull të lehtë e kapriçoze,si për të bërë më të vështirë konfigurimin.
Por një gjë është konstante për të:rrezatimi i vërtetë që vjen prej tyre është ngazëllues. I ngjashëm me ngazëllimin e luleve të bardha të kumbulles që fëshfërijnë në oborrin e shtëpisë së saj në pranverë.
Shpesh fjala në këto lloj poezish ka një ngarkesë të dyfishtë,shpirti
i autores nuk e parapëlqen burgun e ndjenjave,ndaj ajo u le atyre
lirshmëri në të shpërthyer. Eshtë atëherë kur një sy empirik,e koncepton si paradoks.
Kjo poezi e ndërtuar mbi një gjetje interesante dhe përdorimi efikas te paralelizmit lirik,edhe pse sendërtohet rreth një bërthame të trishtë,siç është vdekja,të rikrijon një botë sa reale,aq dhe surealiste njëkohësisht.
. Duke luajtur poetikisht me fjalën dhe theksin tonik të saj,ajo arrin të rrokë kuptimet thelbësore të saj,duke pohuar mes mohimit.
Bota dhe detaji interesant me të cilën operon autorja dhe pse i ngjan lojës së një trilli me fjalën,më kujton një nga thëniet e Lotermonit,cituar dhe nga Ely ari,kur thotë se “Duhet të dish t’i shkulësh bukuritë letrare dhe nga vetë gjiri i vdekjes”,shëmbëlltyrës së një ligjërimi sa më intensiv,i cili këto bukuri s’do që t’i përkasin vetëm asaj.
Tek poezitë më të realizuara,autorja Keidi Sejdini,krahas spontalitetit të rrëfimit,ka ditur të krijojë dhe mënyrën,gjuhën vetshpallëse të ndjenjave të saj. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla si:“Jeta ime”,“Kohë pas kohe”,“Të dashurosh”,“Dhe qeshi”,“Një orë artiste”,“Çamërisë,Vetmisë”etj. Krijime të tilla që dalin nga një mendim vizionar e vështrim i tejskajshëm,janë si rrahje krahësh,në agim i një tufe zogjsh të dashuruar me qiellin dhe erën. Në këto poezi, efekti tingëllor me brendinë e mendimit,janë në një unison të dukshëm.
Duke lënë peng emocionet dhe ndjenjat e saj,ky lloj narracioni poetik tenton t’i largohet foshnjërisë së saj të tejkaluar për t’ju afruar (duhet thënë që deri tani ende nuk e ka arritur) trupëzimit të kontinuitetit të dëshiruar. Sidoqoftë,autorja është ende në eksplorim të formës e stilit të saj poetik të së ardhmes. Rëndësi ka që udhët poetike ku ajo ecën,të thërrasin edhe ty ti shkelësh shkruan studiusi Agim Bajrami.
Keidi Sejdini:Një orë artiste,poezi,Globus R,2006
Poetja Keidi Sejdini,këtë radhë,në Takimet e poeteshave në Vushtri,2010,fitoi çmimin e parë me poezinë ”Ti u ngjan të gjithë burrave”. Vërtet kjo poezi dallonte dukshëm nga të gjithat ato të lexuarat në këto takime,tashmë tradicionale,që mbledhin në këtë eveniment poezie,poetesha nga tërë gjeografia kombëtare,brenda dhe jashtë trojeve etnike.Kontakti me poezinë e Keidit,shenjon leximin tek vëllimi poetik me titull:Një orë artiste”,për ta formësuar pikëpamjen rreth poezisë së kësaj poeteje shqiptare,që vjen nga Durrësi.
Poezia e këtij vëllimi bën prurje të mira në shprehjen poetike,në gjuhën dhe në strukturën shkrimore përgjithësisht,por pa lënë të mostheksuar edhe një sens tjetër në vrojtim dhe gjuhën metaforike tjetër të të shprehurit poetik në këtë vëllim.
Preokupimet e poetes janë nga më të ndryshmet,por dhe frymëzimet e saj çojnë në drejtime të shumanshme për të kapur dhe shpërfaqur kahe dhe imazhe të shumta,shumëherë deri në detaje të panjohura,të një bote preokupuese,që në përditshmëri,sikur e jetojmë dhe e përceptojmë krejt ndryshe.
Në poezinë e Keidit ka krijime situatash të fatit njerëzor,ka perceptime të ngjarjeve e rrethanave të jetuara të subjektit lirik,ka, me një fjalë,çaste dhe raste,që,të thëna me gjuhën e poezisë,që marrin një kuptim dhe domethënie tjetër nga ato të zakonshmet,ashtu sikur vijnë,jetohen dhe shkojnë. Poetja Keidi Sejdini kërkon deri në detaj,për të kapur dhe një cast të vetëm,që ka domethenien dhe peshën e vet përkah kuptimi dhe mesazhi.
Ajo sfilitet,madje shumëherë,për ta transmetuar ndjenjen dhe përjetimin tek recepienti përmes vargëzimit dhe të shprehjes vetanake, gjë që e sforcon që në nismë,me këtë vëllim poetik,identitetin e saj si krijuese.
Këtë e arsyeton më së miri poezia me titull:
”Një orë artiste” dhe vargjet si këto:
”Kam trembur tempullin e Olimpit/
Vetëm me një puthje të gjatë/
Ajsbergun kam shkrirë një natë…
Kam ngrënë Saharanë/pa pirë ujë…
Kam bërë një mumje të më ulet në gjunjë…
E kam mbytur detin/
Kur mundja të shpëtoja/
Shembja piramidat me një gisht…
E shtypa shekullin…Denova vdekjen…
Për t’u bërë një orë artiste…!
Pra,poezia e Keidit shkon edhe më thellë në hapësirat shpirtërore. Semantikisht dhe ndjenjësisht kjo poezi krijon një imazh të shpirtit në vija të gjëra,duke e ndërtuar atë me fjalë dhe gjuhë vetanake,dhe këtu është ajo që e dallon këtë poezi dhe këtë ndjenjësi nga të tjerat.
Fjalët-figura janë ato që në këtë poezi të Keidit i hasim tek përbëjnë kuptimësinë e shprehjes dhe të të ndodhurës,sikur nuk do t’i gjejmë tek ndonjë poete tjetër të kësaj moshe,jo vetëm si subjekt krijues,por edhe si “moshë” poezie,mendojmë për moshën e të shkruarit të saj.
“Orgazma e fishkur e një plaku dha shpirt…
“Orgazma e fishkur e një plaku dha shpirt…
Dhe para syve tanë prostituta u shtir si murgeshë/,ja situata dhe skena e tragjizmit të jetës së jetuar. Këtu fjala orgazmë është kryefjala e kësaj situate ndjenjore e që shpjegohet pastaj me fjalën tjetër prostitutë. Pra,kemi të bëjmë më një situatë jetësore të nderë,por që më pas vjen pasoja e saj e domosdoshme,sepse:
”Sa keq që gjarpërinjtë kanë shtatë këmishë/
Dhe macet shtatë shpirtra kanë…”.
Ja tablloja tjetër e ndarë në dy kuptime të kundërta.Gjarpërinjtë ndërrojnë këmishat përgjatë ecjes së tyre të helmatisur,ngase këtu personifikohet njeriu,jonjerëzorja,e shëmtuara,dhe gjithashtu macet, që personifikon femrën e zënë ngusht përpara aktit duke hequr shumë në vuajtjen e aktit përpara gjarpërit-njeri. Shëmtia e jetës shfletohet këtu,përgjatë ecjes njerëzore.
Dhe,sikur këto i ka në vrojtim subjekti krijues duke shenjuar për ta trandur ndërgjegjen njerëzore,për ta shenjëzuar qoftë me këto vargje,se jeta e njeriut meriton një tjetër respekt një tjetër dinjitet nga ndërgjegjëja e humbur apo për ta ndërgjegjësuar. Poetja ka ndjenjë të hollë në përshkrim dhe qëmtim të situatave krijuese. Ndonjëherë ajo s’përmbahet dot dhe shpërfaq atë subtilitetin femëror,si te poezia Njëqind herë:
”Nga të gjithë mëshkujt e kësaj bote…/
Unë…njëqind herë të zgjedh ty…/
Sepse ti më bën të vuaj në mote/
Gjerë në përjetësi.
Poetja e pranon vuajtjen si diçka personale,sepse ka një qëllim këtu dhe ka poashtu një qëndrim që ka ardhur si pasojë e vetëzgjedhjes,dhe e gjithë kjo ka një kuptim të vetëm:Dashurinë. Dhe,mbase për atë, dashurinë pra,idealen,ia vlen sipas autores,që njeriu të ketë qëndrim dinjitoz dhe të pathyeshëm,por edhe ta durojë vuajtjen e saj,pra vuajtjen e dashurisë.
Këtë mesazh e jep poezia këtu. Me pak rreshta sikur krijon një imazh shpirtëror,për diçka që na takon secilit. Në përshtypjen e parë,poezia e Keidi Sejdinit të krijon mendimin sikur ajo është e shkruar nga frymëzimi i atypëratyshëm i subjektit krijues, por ky është një iluzion,sepse poezia e Keidit ka strukturën e saj poetike,kuptimore dhe figuracionin e saj të ngjeshur.
Tematike e poezisë del nga konturat dhe shabllonet stereotipe të të shkruarit të poezisë,gjë që mund të haset te një pjesë e poezisë sonë të krijuar nga pararendëset e saj femra. Poezia e Keidit do të jetë vetja,si e shkruar,si e thënë,si kuptim dhe,si shprehje metaforike. Këto cilësi mbase i gjejmë përgjithësisht në poezinë e librit “Një orë artiste”,e që këtë poezi e bëjnë sa të lexuar,sa të qëndrueshme ideoestetikisht për kohën.
Përgatiti dhe moderoi:Flori Bruqi
1
|
| ||||||||||||||||
1
|
|
1
|
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Titulli
|
Sa sirtarë ëndrrash theva për dru : [cikël me poezi]
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Autorët
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Botuar
|
2008
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Në
|
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 29, 25 maj, 2008, f. 10.
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Fjalët kyçe
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Titulli
|
Unë luaj shah me fatin : [cikël me poezi]
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Autorët
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Botuar
|
2009
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Në
|
Obelisk. - Nr. 3(35), 24 janar, 2009, f. 4, 19.
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Fjalët kyçe
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|