2011-08-01

PSE NA QUEJTI HRUSHOVI “NARODNIJ MUSLIMAN” ?!..


Nga Fritz RADOVANI:




Sa i dashtun ishte Stalini! Lexoni librin e Enver Hoxhës “Me Stalinin”, e ka pasë shkrue në vitin 1979. Shihni sa e ka dashtë ai Enverin...Lexoni atë liber e keni me vrejtë se në çfarë llomit e pisllekut asht kenë zhytë Shqipnia bashkë me Popullin Shqiptar!
            Nga viti 1957 – 58 Hrushovi dha urdhën me e nxjerrë Stalinin nga Mauzoleu dhe me e çue në murin e Kremlinit pranë carit Ivani i Mnershem, por kur të dilte nga ajo godinë në Sheshin e Kuq, të nxirrej “me kambë përpara” për mos me u kthye kurrma në zemrat e popullit rus, dhe ashtu u ba! Doli kufoma e balsamosun dhe hini i tij u vendos aty ku tha Hrushovi. Nuk besoj se ky veprim nuk përputhej me dëshiren e të gjithë atyne Popujve që për 30 vjet u patën masakrue nga ai kriminel i pashoq në Rusinë bolshevike.
            Me 25 maji 1959 Hrushovi erdhi në Shqipni, dhe porsa vuni kambën në Rinas, ku pritej në mënyren ma madhshtore nga udhëheqësit komunistë shqiptarë, porsa u afrue tek mikrofoni fjalën e parë tha: “Këtu flitet edhe me kapelë në kokë, se ju jeni ‘narodnij musliman!”...Aty plasi gazi dhe të qeshunat mes udhëheqësve “tanë”... Shqiptarët në gjithë vendin e ndigjuen me veshtë e tyne “humorin” gjysë të vërtetë të Hrushovit.
            Miqsia nuk zgjati shumë... Në kujtimet e tija Hrushovi shkruen: “Shumë shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfënia dhe primitivizmi mbretnonin atje kudo...Liderët shqiptarë, me metodat e tyne të vrasjeve të fshehta e të hapuna, formuen një parti, që mbahet grusht rreth tyne vetem nga frika. Populli asht i detyruem t’i durojë. Nuk ka ç’ban! Pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e herëshme e populli thërriste: “Rroftë Stalini!” Stalini ishte “ miku dhe babai” i të gjithë popullit... Ne donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, ta banim Shqipninë një perlë, e cila do të terhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, dhe sidomos ata të Lindjes së Afërt e të Afrikës...” (N.S. Hrushov “Kujtimet”, 1998).
Me 23 gusht 1990 Nexhmije Hoxha, vejusha e helmët, tha: “Peres De Kuelar duhet që Shqipërinë t’ a pranojë kështu siç është. T’ i japim idenë pa marrë angazhime.”
Ramiz Alia, pasuesi terrorist i fronit komunist, deklaron: “Ne nuk jemi as Lindje, as Perëndim!”... Manush Myftiu thonte: “Feja e Shqiptarit asht shqiptaria...!” pra, merrni vesht se mbas komunizmit terrorist të 1967, Shqiptarët edhe pse u shpallën me Kushtetutë “pa Fe”, janë fetarë dhe besojnë si ka pasë thanë kirasnjani i Shkodres në 1960 “kurrgja”, tue u mundue me shtrembnue thanjen e Pashk Vasës për interesat e tyne anadollake...
Me 2 dhetor 1992 Shqipnia hyn në “Konferencen Islamike”, me propozimin dhe kërkesen e turkoshakut Ramiz Alia. As kryeministri Sali Berisha nuk ia “prishi fare qejfin shokëve të vjetër...” Nuk quhet ma “Shqipnia Socialiste” dhe as “Shqipnia Europjane”, po me dëshiren dhe vullnetin e “besimtarëve në kurrgja”, sillet nga vendet e Lindjes së Afërt  dhe Arabe, tue ua hapë dyert për “Europë” ma shumë “miqve” se vetes...tue u rikthye edhe 50 vjet tjera mbrapa tek thanja e Hrushovit: “Narodnij musliman”...
Rinia muslimane anadollake, që beson në “kurrgja”, ashtu si në disa qytete të vjetra të Shqipnisë, ka krijue lidhje edhe me Forumin musliman të Prishtinës, dhe kohët e “reja” po pasqyrojnë “idealet e vjetra” të Sulltan Mehmetit: “Ngopuni sa të mundeni me gjak të krishtenëve, se kështu na mëson Kurani ynë!” (M.Barleti, “Rrethimi i Shkodres” fq.63). Thirrja e tyne asht: “Nënë Tereza e ka vendin në zjarr të xhehenemit!”...
Hrushovi shkruen para 50 vjetëve se: “Liderët e shqiptarëve nisen nga idea se populli asht turmë...Ata mendojnë se Kina asht qendra e botës. Shqipnia asht vend i vogël, po populli jeton në një pozitë të tillë gjeografike ku ndërthurën kundërshtitë e Europës dhe anmiqtë i ka të shumtë... Kufini nuk ishte ai që donin...”
Si duket kjo ide e liderëve tanë vazhdon edhe sot, përderisa janë drejtue nga vendet e atyne krahinave prej nga kanë edhe prejardhjen e vet. Fatkeqsia qendron tek ajo “rini” që ka humbë drejtimin, kulturen dhe arësyen, tue e tregue këte me veprat e veta.
Lexoni me kujdes: “Shqipnia asht vend i vogël, po populli jeton në një pozitë të tillë gjeografike ku ndërthuren kundërshtitë e Europës dhe anmiqtë i ka të shumtë...”
Nuk e kam shpikë unë këte thanje. Asht e Hrushovit...e veni veshin mirë!
Po a kujtoni se asht përmbysë bota dhe Europa ka qorrue e nuk ju sheh me sy, nuk ju ndigjon me veshë, nuk ju prekë me dorë dhe asht marrosë e hutue!?”
Popujve që kerkojnë me ua rrëzue idhujt, me i fshi Historinë e Lavdishme dhe me e zëvendsue me “kurrgja”, pra as Lindje, as Perëndim, aty ku me të vertetë “Populli asht kthye në turmë” dhe asht e kuptueshme se “turma asht kurrgja”, duhet mendue mirë se: “Ai popull që pranon një gja të tillë, Ai nuk asht Popull, po asht vetem “kurrgja”!
Në këto gjurma po ecin mbasardhësit e osmanllijve, turkoshakëve e anadollakëve!

Shqiptarë, hapni sytë sa nuk asht vue etiketa mbi hartën e Shqipnisë:
Këtu jeton një turmë kot!”

Melbourne, 1 Gusht 2011. 


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...