Julia Gjika
|
PRANVER’ E ZERAVE TE HUMBUR
Ku humben zerat e pranveres japoneze?
Kush i vodhi tingujt e ujrave te argjenta
Dhe la pas te qaren, lotet,
ne fytyrat e atyre qe mbeten gjalle?
Kush i mori zerat e yjeve?
Aromen e embel te burbuqes se qershise
Dhe la te qaren e bretkocave?
Degjohet nje psheretime e mbytur
Eshte e pleqve te Japonise
Ngarkuar mbi kurizet e djemve.
Ikin, ikin, me durimin dhe bindjen
Se kembet do t’I shpien diku
“ Jemi per pak kohe mbi toke
Si brishtesia e petales se qershise
Jeta eshte e brishte.”- thone.
Rete ne qiell te fryra nga zemerimi,
Te vetmuara, pa nje reze dielli
Pas tragjedise, pijne hidherimin.
Vjen nata.
Erresira mbulon pamje renqethese
Makina, vapore, trupa
Qe si lodra shtyhen
Te gjitha si miza
Perpara forces se natyres
Te pastrehet, me
sy gjysem te mbyllur
Degjojne zemren qe reh.
Ruajne naten e pare,
me ankthin per diten qe vjen.
Hije levizin ne ujrat qe terhiqen
brigjeve te Shizuoka, Kumanoto,
Fukushima, Sendai, Ofunato.
Duke mare me vehte per
t’i fundosur ne baltovinen e nje monstre
mijra, mijra te pa jete.
Mars 12, 2011
TE RIFILLOSH JETEN
Pas cdo lufte
kur vendi shkretohet,
urrejtja mbetet gjallë.
Kaq shumë egërsohet,
nuk ka Zot ta ndalë.
Dashuria e trëmbur arratiset.
Dikush fillon të rindërtojë.
Duhen vite,
të bëhen gjërat përsëmbari.
Që të mos kthehet një luftë e re,
duhet varrosur urrejtja më parë.
Duhen djegur rrënjët e saj.
Në se jo,
më e egër , më cfarosëse vjen
se në fillim të saj.
Duhet përgatitur gjithcka,
që dashuria të kthehet në vatra.
Po si të kthehet,
ku rrëndon tragjedia,
ku zemrat janë cveshur,
nga ndjenjat njerëzore?
Ku egzistenca mallkohet
Te rifillojë jeta, s’e ka të lehtë.
Sa e vështirë,
dashuria provon të ngjizet.
në akuj dhe acar,
e brishtë, lëkundet,
sa nuk thyhet.
Të ngrihet, të rritet,
do duar e zemra nënash,
ato që përkundin paqen.
Drejt brigjeve te reja
Ato u takuan buzë oqeanit,.
Flisnin gjuhë brigjesh, Pulëbardha fluturonin, Vizatonin hapësirën e kaltër, Me sqepat e hollë dhe krahët e tyre. Na duhej force,- tha njëra, Shpirti ynë ishte rrëzuar brenda nesh, por kishim shpresë. Rrëmbyem vaporë, barka peshkimi, U arratisëm. Tmeri i largimit, Çorri faqet e nënave, Shkuli flokët, Baballarët braktisën pragjet, U mbyllën brenda, U thinjën brenda natës. Zemrës i vumë një gur. Si miza të një lisi, Ju ngjitëm vaporit, Kur binte një në ujra, Kur duart nuk e mbanin, Një tjetër zgjatej drejt shpresës, Drejt brigjeve të panjohura. Shumë trupa, Formuam një, Puzzle, Krijuar nga duar te padukshme, Me një frymëmarje, Një fytyrë, Një vështrim, -E imagjinoni? Ti njeh vec vuajtjen tënde-thanë të tjerat, Ne nuk mbimë rastësisht në këto ranishte, Ikëm, u arratisëm, Të ngopura me skamjen, fyerjen, Shpirti ynë ishte në pranga, Shumë nga ne i gëlltiti dallga, Oqeani i di. I VETEM BRENDA KATER MUREVE
Kushtuar babait tim
Brenda katër murreve babai,
Qëndron me orë të tëra. I shtrirë në divan. Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët, Hedh sytë nga ballkoni Tulla të kuqe të pallatit tjetër. Shkon në dhomat e fjetjes, Të ftohta, Flet me objektet memece. Del në ballkon Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave I gëzohet lules që cel. Këput piperkat e kuqe djegëse Në dimër do ti shijoje me fasulet. Shikon orën që nuk ecen Minutë pas minute. Kur i telefonon dikush Flet si femijë i braktisur, gati qan -Me kë je atje?- e pyes në telefon -Vetëm, vetëm, me kë tjetër. -Te vizitoi njeri sot? -Një javë më parë ime moter me pleqërinë e saj. -Si i shtyn ditët? -Me albumet, thotë dhe qesh. Ju kam të gjithëve në albume Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve, Më duhen ca albume te tjere… Kur dikush i troket në derë, Ai nuk e dëgjon, Dhe po të dëgjojë Nuk beson Se dikush troket për të. Babai jetim në pleqëri *** Ne pranine tende Nuk ndjehem mire Sepse nuk mendoj njesoj si ty Per shume gjera qe ti thua Me mire t’a mbaj gojen kycur Kycur me dyzet kyce Se po te flas e di Nje lufte e re do te pelcase Po t’a filloj E di qe do t’a humbas E kuptoj, ti di t’a vertitesh kaq mire gjuhen Me ty cdo beteje e imja eshte e humbur |
Julia Gjika lindi më 11 Korrik 1949 në qytetin e Gjirokastres.
Ka botuar mjaft poezi në organe të ndryshme dhe dy vëllime “ Ditelindje”(1971) dhe “Ku gjej poezinë”(1978) Nga viti 1996 u shperngul në SHBA ku jeton me familjen e vet.Këtu, ka vijuar të shkruajë e të botojë poezi, portrete e kronika në gazetën Illyria dhe organe te tjera.
JETIMIT NË BOTË
Puthja ëndërr mbeti.
Përkëdhelitë u endën larg.
Nuk u afruan, nuk gjetën prag.
Zëri i vrazhdë, i ngjirur,
sëmundje kronike,
akuzon braktisjen.
Nuk të ngrohu asnjë preher.
Kur s’të panë sytë,
si do të shihnin qepallat?
Gjumi nga kënga nuk erdhi,
as nga përrallat.
Puthja ëndërr mbeti.
LUFTA PER PARA
Kjo botë,
qe ka rënë në gjumë të thelle
Duket e qetë,
pas 12 të natës.
Mezi prêt të zgjohet,
për të vazhduar
ku e la dje,
luftën për para.
Në plan të parë ka.
NESER, NESER
Zgjohemi,
Ngrysemi,
Një mendim në kokë,
Si cekan rreh.
Të kemi për nesër,
C’do bëjmë për nesër?
Të rendim për nesër
Sot zemra na le.
Oh,jetë që qesh me ne,
na bën të cmendur,
të rendim ,të rendim
Pas asaj që askush s’e sheh.
RREKE ME KENGE QIELLI
Rrëke që zbret nga mali Me melodinë e pyjeve Me ngrohtesinë e diellit Me këngë qielli Me hënën e menduar. Baraz me një vijë Baraz me nje trup elegant vajze. I bën naze malit I bën naze yllit të mëngjezit Kristal e kulluar Nuk prêt të derdhesh Në shtrat lumi a deti Dhe prehje kërkon Në oqeanin e trazuar. RRUGICA IME NE PARKUN E RI Rrugica ime përse po hesht Kur unë kaloj përmbi asfalt Mos vallë veshtrimi yt po prêt Dy silueta të duken bashkë Apo ke rënë në qetësi Buzëqeshjet prêt e lumtur Në zhurmën që ruan thellë në gji Të ngrohtë mbeten zërat tanë Sic mbeti mbi buzën time një e puthur. 1974 PRILLI Kushtuar vellait tim qe u vra aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992 Vetëm jam këtu, Në këtë qytet që nuk ka zgjim, Ftohtësi e mermerit të bardhë, Eshtë muaji Prill, Ditët e fundit të tij, Majit i thotë Mirësevjen. Përpara meje, një mal me dhimbje, Një zë dua të dëgjoj, Asgje s’pipëtin, vec frymës sime. Me vehte flas: Kthehu, kthehu serish, Unë jam këtu, kam kohë që pres, Ngrihu, bëhu Llazar vëllai im Vladimir. Gurin ledhatoj, Kam frikë se të lëndoj Nga fotografia dy syte e tu Me shohin ne sy Bota s’qënka e plotë pa ty, Derdh lotë, Kujtimi yt më prek ne cdo qelize Nga malli petalja hapet, Dheu a është i lehtë? “FOLE E ZOGUT” NE PEKIN “Fole zogu” gjigande, brilante. Cudite botën, kur derën hape. Mijra krahë, mijra mendje, miresevini i thanë globit me buzëqeshje zemre. Sikur këto duar, të panumurta të njerëzimit, pëllumba të lëshonin drejt qiellit, sikur krahët e planetit trëndafila të rritin dhe të mbajnë balancën e vështirë të drejtpeshimit, si në trarin e ekuilibrit Medalioni më i cmuar do t’i shkonte gjoksit të Paqes. Le të mos kish asgjë kjo botë, vec Paqe! Pak më parë se “Foleja e Zogut” celi derën Një luftë e re filloi, mbi glob, e egër. Njeri, mos rend pas Adamit. Kënaqu me c’ke në duar sot dhe falendero të madhin Zot!.. Do të mjaftonin retë, Lotët e botës të mblidhnin. Pastaj të shkarkojnë gëzimin . Me brohoritje të këndojnë Zemrat. Per paqen e perbotshme kampine mbi kampione Gusht 11 , 2008 |