KOSOVË DEGJOJE ZERIN E POETIT ZEQIR GËRVALLA


Shkruan:KADRI GËRVALLA


Liria e Kosovës forcon e zbukuron lirinë e gjithë botës.Kosova sot të gjithëve shqip na thërret me dashuri…Kosova është dashuria jonë që nuk plaket as nuk vdes kurrë.Por shqiptarët,pa një kushtetutë mbarëkombtare,mbeten prapë Kështjellë e Rozafës”.
--------------------------------------------------------------------------------------


Me poetin në mergim Zeqir Gërvalla
Me poetin në mergim Zeqir Gërvalla


Kudo që permendet emri i Poetit Zeqir Gërvalla,të gjithë e dinë se sa peshë të rëndë,ka ky njeri,për Kosovën,për Shqiptarinë.Atëdhetar,poet,njeri i fjalës,shokë dhe luftetar i lirise se Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve,me Adem Demaçin,Fazli Graiçevcin,Shaban Shalen,Rexhep Elmazin,Azem Beqirin,Selman Berishen e shumë të tjerë.Ishte një gjeneratë,qe morri persiper,guximin,luftën,dhe hapi rrugën,qe te tjerët te frymzohen,dhe te ecin kesaj rruge të veshtirë,por,qe solli deri te fitorja dhe liria qe ka Kosova sot.
Deshiroja ta beja nje intervistë me Bacin Zeqë,por me lindi ideja dhe  zgjodha menyren të shetis nepër shkrimet qe gazetat,ketu ne Kosovë,dhe Amerikë shkruan për të madhin Zeqir Gërvalla,lash intervisten dhe zgjodha kete forme komentimi.

Shkepusim nje shkrim nga gazeta Rilindja me titull “FATE KRIJUESISH TANË”,nga autori Vehbi Bajrami,Amerikë.

Ja se qka shkruan kjo gazetë.

Poeti mu shfaq para syve në Nju-Jork një ditë dhjetori kur mileniumi i vjeter po i linte vend te riut.Autori Vehbi Bajrami kishte punuar me poetin ne gazeten “BOTA E RE”.Ne mes tjerash ne kete shkrim Zeqir Gervalla shpalos kujtimet nga koha ,kur u burgos.

----------------------------------------------


Z.Gërvalla: Na burgosën vetëm pse e donim me shpirt gjuhën e ëmbel shqipe.Na burgosen vetëm pse e donim me shpirt Kosovën,Shqipërinë, Çamërinë dhe donim,si të gjithë popujt tjerë të botës,të gëzonim lirinë në atdheun tonë të ribashkuar në një shtet-në një Shqipëri etnike.Për këtë qëllim më 1963 formuam Lëvizjen Revulocionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) me në krye Adem Demaçin. Unë në kuader të lëvizjes,veproja në keto territore,Prishtinë,Mitrovicë,Podujevë,dhe Gjjilan.Në Gjilan me ndihmoi poeti dhe atedhetari Rexhep Elmazi,të cilin më vonë më 16.maj 1978, një kriminel shqiptar i paguar nga UDB-ja,e goditi dhe nga plagët vdiq disa ditë më vonë.

-         Aksioni që kreu lëvizja ndërmjet 12 e 13 prillit 1964,ishte më i madhi që është bërë ndonjëherë në Kosovë pas Luftes së Dytë Botrore.Qytetet e Kosovës në atë kohë i mbushëm me flamuj tanë kombëtarë, pa yll,përveq flamurit më të bukur të qendisur nga Nefise Qerimi që ishte me yll dhe që e vumë mbi varrin e mësuesit dëshmor,Shaban Shala, të cilin tri ditë para se të lirohej, me tortura UDB-ja e mbyti në qelitë e burgut të Prishtinës.Mengjezi i 13-prillit zbardhi anembanë Kosovën me flamuj kuq e zi.Në popull flitej tinëz me gezim për flamujt kombëtarë qe i kishim vënë nëper shtylla elektrike,dyer fabrikash,minare xhamishë e kupola kishash.Një flamur e kemi vendosur në një lokomotivë treni qe shkonte nga Prishtina në Beograd.UDB-ja dhe policia serbe reagoi shpejt.Më 8 qershor të atij viti na ranë në gjurmë e na burgosen.Unë vujta denimin në burgun e Prishtinës,Mitrovicës,Nishit dhe Pozharevcit.

Grupi i pazbuluar i lëvizjes organizoi demonstrata më 1968.Pastaj erdhi edhe 81-shi i madh,pranvera e pergjakur në Kosovë,që e tronditi Jugosllavinë,89-ta e revoltës së madhe kunder okupatorit dhe fund lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bota e kuptoi hallin tonë.Amerika na shtriu dorën e ndihmës,duke autorizuar Nato-n për sulme kunder Serbisë.

Vazhdon artikulli-Poezia dhe cenzura,si “bashkëjetuan”ato tek poeti per gati 30 vjet?

Z.Gërvalla:Poezia dhe cenzura ishin si drita dhe terri.Ato e luftonin njera tjetërn.Cenzura dhe censorët ishin në sherbim të armikut, të errësires.Deshironin që ta shuanin çdo shkëndijë drite në mendjen e zemren e atdhetarëve.Kurse poezia ishte një dritë që shperthente si rreze,sa këtu,sa atje dhe në errësirë dukej edhe me e frytshme.Kur mundoheshin ta kapnin e ta shuanin,ajo shperthente e ndriçonte edhe më tepër.Disa nga poezit e mija te shkruar edhe ne burg,kur isha ,dhe ku i kam mbajtur ne mend pasi jam liruar i kam botuar pa emrin e autorit,dhe i kam titulluar “Në rrugen e drites”, ku jan shperndar dhe shumfishuar ku kan ran ne duart e nxenxave dhe studenteve.Pas nje kohe te gjate keto pezi dhe ato te shkruar gjat viteve 1978,i kam botuar ne nje liber me titull”EKSPOZITË E MËMDHEUT” .

-         Asnje gazete nuk guxonte te botonte poezit e mia askush nuk guxonte te me marrnte ne pune,me thoshin se poezit jan te mira por nuk guxojm me ju botuar.

-         Kam botuar me shifra,si;Zeqir Gurraj,Lalush Shijaku,Sokol Llapi,Hanëmshahe Bajrami,Flakron Gurari,etj.Ka qen kohe e veshtire,por kurren e kurres nuk ja kam gjynjizuar armikut,por gjithmon edhe me i fort dhe me me shume vullnet kam punuar per qeshtjen e atedheut.Pasi dola nga burgu,fillova te punj ne arsim dhe diten e pare erdhen agjendet dhe ma heqen ditarin nga dora dhe para nxeneseve me larguan nga shkolla,dhe i lan nxenesit me lot ne sy,ka qene nje moment qe kurr nk mundem ta harroj.

Isha poeti i anatemuar,edhe per te shkruar,por i anatemuar edhe nga puna.Askush nuk guxonte te me pranonte ne pune.
-         Por erdhi nje kohe dhe me pranoi ne pune kryredaktori i gazetes “BOTA E RE”,gazete e studenteve,z-Daut Demaku,te cilin e falenderoi.

-         Edhe pse shkrimet i kisha te ndaluara per t´i botuar, ishte kënaqesi te punoje me studentët.Unë nuk isha kurrë i anatemuar prej tyre.Ata kurdoher më ftonin nëper ore letrare,qe ishin bërë tribuna te shprehjes se ndjenjave kunder pushtuesit permes vargut poetik.Në vitin 1991 u bera Drejtor i gazetes “BOTA E RE” gazete e studenteve,por pushtuesi,duke pare rrezikun qe vinte prej kesaj gazete,theu zyrat,demtoi inventarin dhe arriti te nxjerr ne ruge te gjithe punoisit e gazetes.M e vone zura pune ne gazeten “RILINDJA(me vone “BUJKU”),ku punova deri sa i thash lamtumire vendlindjes,per te cilen jam djege si qiri.
Si arritet te mbijetoni tmerrin derisa erdhet ne Amerikë?

Z.Gërvalla. A tregohet tmerri me fjalë? Më rënd se gjithqka në jetë e kam perjetuar dëbimin e madh qe na u bë ato dite.Ishte 31.marsi i 1999.kur erdhi ne prag te shtepis milicia serbe,e maskuar e na i drejtoi automatiket:Per pes minuta ti leshoni shtepit.Po nuk e zbatuat urdhrin te gjitheve do ju vrasim!
Pas shume torturave arritem ne kampin e Stankovecit ne Maqeddoni,e pastaj na derguan ne Amerikë.Amerika kishte dyert e hapura per shqiptaret,arrita ne kampin Ford Dix te Nju-Xhersit,bashke me mira refugjat.

“Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”,poezia që lotoi presidentin Klinton

Poezia,”Amerikë,degjoje zërin e Kosovës”, më vonë arriti në duart e presidentit Bill Klinton.Motra Jeane Marshall,themeluese e qendres St.Rita-s në Bronx,ku z- Gërvalla do të shkonte më  vonë për te pervetsuar anglishten,diten qe u takua me Presidentin e Amerikes,ia dergoi nje kopje te kesaj poezie.
Motra Jeane,tregon e emocionuar:kur presidenti e lexoi poezin e z.Gervalla nuk u permbjat nga lotet.

CLINTON I PËRGJIGJET POETIT MËRGIMTAR

Nga Ruben Avxhiu
--------------------------
Zeqir Gervalla,poet kosovar,qe mberriti në SHBA, me nje grup refugjatesh,gjat luftes ne Kosove,ka marr nje pergjigje nga presidenti Clinton,per poezin”Amerikë degjoje zerin e Kosoves”.Kjo poezi eshte botuar ne “Illyria” ne variantet e saja shqip dhe anglisht,i ishte derguar presidentit te Shteteve te Bashkuara si nje dhurate per ate qe kishte bere per Kosoven.

Si për ta sendertuar”mrekullin”, poetit i erdhi edhe nje leter nenshkruar nga vet Bill Clinton,president i SHBA,ne te cilen shkruhet:

“I dashur Zeqir.Kam marrë një kopje te poezis”Amerike degjoje zerin e Kosoves”;,dhe dua t ju tregoj se shume jam prekur nga fjalet tuja qe buronin nga zemra.Dua te jeni i sigurt se une mbetem fortësisht i vendosur per te rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosove dhe per te ndihmuar te gjithe vendet e ketij rajoni per te ndertuar nje te ardhme me te ndritur.Shpresoj se ditet qe do te vijne do t ju sjellin me shume lumturi dhe shpreh urimet e mia me te mira.

Sinqerisht,Bill Clinton”

Letra qe emocionoi poetin mergimtar,ndonese i drejtohet personalisht atij eshte nje mesazhe per te gjithe shqiptaret.

OPINIONE
----------------
Shkepusim nje shkrim te shkruar nga vet poeti Zeqir Gervalla,nga gazeta “BUJKU” 1997.
Kushtetuta me Program gjithkombëtar eshte e drejte e jona.

Kushtetuta gjithkombtare eshte ushqim shpirtror per te gjithë shqiptaret,kudo qe jetojnë dhe per brezat e ardhshëm nepr shekuj...Andaj,sa me pare qe te dalim me nje veprim te till e te kryer,aq me leht do te jete ,jo vetem per ne,por edhe per miqet tan dhe armiqet tane,ketu ne Ballkan,ne Evrope dhe ne botë.
Termi ribashkim eshte adekuat per nje atedhe te ndare me aq padrejtesi nga fuqit grabiteqar dhe hileqarja e dikurshme Evrope(siq eshte rast unuik e pa precedent Shqiperia) qe kurr se hoqi dore e as qe do te heqe) nga e drejta e vete e ligjshme per bashkimin territorial etnik.

Këtë e kemi amanet fisnik shpirtror nga atedhetaret qe flijuan gjithqka per S hqiperinë.

Dihet se poeti Zeqir Gervalla ishte poet i anatemuar dhe veprat e tia filluan ta shohin driten veq pas viteve 1990.

Deri me tash botoi keto vellime poetike:
“Prania e sfinksit”,Rilindja”,Prishtinë 1990.
“Det e moqal ballë për ballë” Asdreni Shkup 1993.
“Daullet e pranverimit” Renesansa”,Prishtinë 1994.
“Në rruget e drites” Gazeta Rilindja Prishtine 1998.
“Ekspozita e Mëmdheut” Rilindja Prishtine 1998.
“Lulëzimi i rrenjes” Dea, Prishtin 2000.

Zeqir Gërvalla u lind me 15.maj 1942 ne fshatin Lupç i Poshtem  komuna e Besianes.Skollen fillore e kreu ne vendlindje e ne Breznicë,shkollen normale ne Prishtine e Mitrovicë,kurse gjuhen e letersine shqipe ne Fakultetin Filozofik te Univerztietit te Prishtines.

Më 8 qershor 1964 Zeqir Gervalla burgoset nga UDB-ja jugosllave dhe denohet me 12 vjet burg te rëndë,si bashkorgaizatore i LRBSH-së,ne krye se te ciles ishte Adem Demaçi.

Poeti jeton perkosisht ne Amerike por me zemer dhe me shpirt eshte ne Kosovë.

Në nje interviste dhen RTK-se poeti Zeqir Gervalla ,ne fund te interistes thot”Aq me shume qe rri ne Amerike ma i fortë do kthehem ne Kosovë...Kosova eshte dashuria jone qe nuk plaket e as nuk vdes kurrë”.Poeti ka shume per te thenë,poeti flet dhe porosite shume,prandaj,KOSOVË DEGJOJE ZERIN E POETIT.

&&&&&&


http://floripress.blogspot.com/2011/02/me-poetin-ne-mergim-zeqir-gervalla.html


PËR JU, VËLLEZËR E MOTRA! O NJERËZ TË MIRË…


Zoti n’qiell e ne mbi tokë
Me t’gjithë njerëzit miq e shokë
Por secili n’cak të vet…


At Gjergj FISHTA
-----------------

I


Vëllezër e motra, njerëz të dashur.
Motra e vëllezër, njerëz të mirë.
Jeta…? Dihet: ajo është… e ashpër…!
O Zot! Sprovë e madhe… e vështirë…!

Por,Jeta… është… edhe shumë e bukur;
Me vëllezër e motra… me njerëz plot mirësi…
Për çdo copë tokë e qiell… për çdo zog e flutur…
N’mendje-zemra tona: dhembje-dashuri;

Kush ka zemër për zemër: të pastër, të dëlirë
Dhe shpirt të madh – fisnik, të bardhë…
Që prore mendon- vepron: për mbarë e mirë;
…Që edhe të zezën… do(n): për ta zbardhë…!

Që e do(n): me mendje-shpirt Atdheun-Kombin
Si dhe gjithë bOtën… njerëzinë-njerëzoren…
Që e ka vëlla: Detin- Qiellin – Shkëmbin…
Që e ka motër: Hanën-Dritën-Fitoren…

Që Zotin Një, Drejtësinë, Kombin, Atdheun e Lirinë
I ka: IDEAL - mbi çdo tjetër vetjak i n t e r e s . . .
Që për Identitet e Nder: ruan (Z)Eemër-Mirësinë;
… Që në çdo Shpirt të Ri: rilind edhe kur vdes…!

II
Pra, ai, kush e ka shpirtin më shumë fisnik
( Me besim-dashuri e ADHURIM në ZOT ):
Që në çdo fortunë kOhe është Rrënjëthellë-Lis,
Që secilën herë bëhet: më i fortë e degëplotë;

… Që edhe: n’Verë-Vjeshtë e Dimër…
Frymon… gjethon… lulëzon… PRANVERË…
Që në IDEAL gjithëNJERËZOR është i bindur:
Se është më e MADHJA pasuri - V L E R Ë ;

Se - secili Njeri ( qoftë mashkull apo femër ):
Së pari të jetë për Komb e Atdhe të vet – DASHURI;
Andaj, edhe Ne- Vëllezër e Motra: me Shpirt e (Z)Emër
Të jemi Shqiptar(e) Idealistë për Nënën SHQIPËRI…

O vetëm kështu jemi: Vëllezër e Motra me një Synim
( Të Mendjes-Shpirtit-Sht(R)atit - Vërtet IDEALISTË ),
Njerëz besimtar në ZOT; që pa të tillë: Jeta s’ka kuptim!
… KjoJetë kalimtare…Tredimensionale… e Katërfishtë!

… Lind… Jeton… Vdes… R I n gj a ll e sh . . .
( Ndërsa gjurmët tona: dëshmojnë për secilin prej Nesh )
Drejtësia dhe Mëshira e ZOTIT NJË: dënohesh apo Falesh…
O ZOT i Madh!Na ndihmo! Na falë e mëshiro në atë ShESh…!

Rochester, NY
Mesnatë- mërgim, 7-8 Shtator, 2011


SYTË E DËSHMORËVE

( Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë
atyre që dhanë jetën për (I)LIRI )


Ata nuk ranë therorë
Që ne -
Vetëm t’u këndojmë këngë
E t’i përkujtojmë në festa e datëlindje...

Kështu -
Të ndjekur
Të përbuzur
Para shqelmit të huaj
Në Tokën tonë!

Andaj -
Të gjithë të kemi kujdes
Kudo që të jemi
Në vetmi
Apo, së bashku
Në çdo frymëmarrje - lëvizje tonën...

Se - sytë e dëshmorëve na përcjellin
Se - shpirtërat e tyre na vështrojnë
Nëse rrugën e tyre s’e vazhdojmë
Na akuzojnë

Na mallkojnë
Na dënojnë...
Ata dhe kjo Tokë-(Z)emërjonë
Lirinë-ribashkimin kombëtar meritojnë.

E ne?
Ç’po bëjmë?
Ç’po veprojmë?
Për Çështjen
Për Mëmëdhenë...

A kështu çohet në vend amaneti i Dëshmorëve?
A kështu fitohet LIRIA?
A sërish po kthehet kohë e horrave
Apo nga mospuna jonë -

Po shpërblehet armiku, tradhtia!

---------------
( Kjo poezi u botua në revistën “Alba” nr. 2. Janar 1999 në Zvicër )

ME KRISMA PËR (I)LIRI JU THURIM KURORË

Afrim ZHITISË dhe Fahri FAZLIUT si dhe të gjithë DËSHMORËVE
( Krushqve më të bukur: me më të BUKURËN (I)LIRINË-NUSE,
Anembanë TROJEVE TONA… deri përtej MOLLËS SË KUQE… ):
Të gjithë të të njëjtit I D E A L : në R R U G Ë D R I T E – d r e j t RIBASHKIMIT KOSOVË-ÇAMËRI – SHQIPËRI ETNIKE. ----------------------------------------------------------------------


… U lindën prej nënash bujare – Shqiponja ARBËRORE
nga gjyshër e baballarë TRIMA – zotër të kësaj Toke SHQIPE
dhe jetuan e vdiqën për RIBASHKIM e FITORE
për Ty, o NËNË SHQIPËRI ETNIKE!

… Afrimi
Fahriu
Fadili
Aliu
Bedriu
Besimi
Skënderi
Mehmeti
Ylfetja…

e shumë e shumë… qindra-mijëra… të tjerë
në zemër me (I)LIRINË
u shndërruan në LuleD(R)iteSHQIPE për NJË të përjetshme P R A N V E R Ë . . .

I pari dhe i dyti ranë të përqafuar n’IDEAL

me armë në dorë

armikun tmerruan me QËNDRESË këta dy
dëshmorë…

Fadilin e dërrmuan pak nga pak ag e muzg
me tortura çnjerëzore në CZ të Beogradit në burg
nga ato pasoja vdiq larg ATMËMËDHEUT në mërgim
ndërsa Aliun – me automatik në dorë
vetëm nga helikopteri mundën LUANIN për ta
korrë
sikurse edhe lule Ylfeten
atë 16 – vjeçare flokartë
që barbarisht me plumba e qëlluan në
demonstratë
sikurse Besimin e Skënderin në Pollatë…

… Edhe sot këta YJE të pashuar
bëjnë dritë për (I)LIRI
mbi armikun ngadhënjim
e në (Z)emër të Popullit – KRENARI…

Dëshmi…Kodra DIELLORE – në Prishtinë
Kulin(d)a – Shkëmb QËNDRESE në Llap
Qyçavica – rrëzë Drenice e GATSHME në hap
Gjeravica – mbi Pejë në të NJËJTIN varg…
Dhe… Baba TOMORI – MAL H Y J N O R Ë . . .

Ooo…heeejjjjj… me KRISMA për (I)LIRI Ju thuri(m)n KURORË…
-------------------
Shënim: Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ali Ajeti, Ylfete Humolli, Bedri Sokoli… Fadil Vata… si edhe
shumë e shumë të tjerë… që ranë dëshmorë për (I)LIRINË e KOSOVËS-(Z)emërJonë - SHQIPËRIJONË.
…Afrimi e Fahriu u flijuan me armë në dorë: duke iu bërë RREZISTENCË
policisë barbare jugo(serbo)sllave, më 2 nëntor 1989.
--------------------------------
Nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS” ( f.110 – 111 )
Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000


BUZËQESHJE (I)LIRIE E PËR-GJYS-MUAR

Shekulli që iku na solli shumë tragjedira!

Po edhe buzëqeshje (i)lirie trimash e trimëreshash na fali...

...Azema-Shota...Emina-Nebiha-Tahira...

Adema-Shabana-Hamza... Zahira...
Edmonda... Hakifa... Fehmia - Xheva... Fatmira...

...Shqipoi e shqipe mali...

Ah, po... Kjo Tokë-jona Iliro-Shqiptare frytplote
Përherë lakmi e fqinjve tanë grabitçarë...(!)

Ti je gjaku dhe loti ynë... Ne jemi mishi dhe kocka Jote...

O Zot, po si mbetëm ende në pritje... copëtuar...
e ndarë...!!!
-------------
P. S. Fehmi Lladrovcin e kam patur nxënës (në gjysmëvjetorin e parë...) në klasën V-të të Shkollës fillore në fshatin Dobroshefc të Drenicës - Drenasit, ( ku unë dhe Abdyl Lahu, me ndihmën e Muhamet Pirrakut, që atëbotë ishte shef i arsimit: u pranuam, por pas gjashtë muajsh u deshtë ta lëshojmë arsimin… sepse, ata të Komitetit… na i morën dokumentet në shkollë… meqë të dytë ishim të burgosur politikë…) pra, Fehmiun, të cilin e kisha nxënës për atë gjysmë-vjetorë, e që i kisha mbetur në zemër, tri javë para se të shndërrohej në legjendë (I)LIRIE vetë i treti (në mbrojtje të ushtarëve të vet luftëtarë trima) ky Komandanti i lartë i UÇK-së, pra, nga atje prej fronti... nga mali... përmes shokut tim, Gani Ademi (që së bashku punuam në redaksinë e “Botës së re”) më dërgoi të fala me shumë respekt, sikurse edhe herave të tjera...
-----------------
Nga libri “ME O(R)Ë KOSOVE” , f. 24, 25 dhe 94
(që doli nga shtypi më 20 Nëntor), Prishtinë 2009

AH! SA KISHA DASHUR: QË MIRËSIA TA RREZATOJË ÇDO (Z)EMËR-VEND…

... Me këtë POEMË, nga ZEMRA(ri)kujtoj: me respekt-pietet, mall’ e DASHURI-ZGJIM Me Shpirt-(SH)-Shqiptari: për Ju,Vëllezër e Motra - bashkëVVeprimtarë të IDEALIT; Për Ju Dëshmorë e Dëshmore-Heronj e Heroina…që ndërruat jetë e, jeni në AMSHIM… Si dhe për Ju që jeni: në këtë Jetë-bOtë të trazuar në VV-e-p-r-i-m . . . kUndËr djallit…

E… që të gjIthË…(UNIKË): - jemi për Nënë SHQIPËRINË ETNIKE; Krnare-Krenarë…
Synim-Drejt: (I)LiRiBaSHkimit gjIthË-KOMBËTAR e t-e-rr-i-t-O-r-i-a-l…siç dO ZOTI,
Me në BallË: Idealin-QëndresË-FORTË të kAtËrYllk(Ë)-YjEvE tAnË LEGJENDARË:
Hyrie Hanës, Shaban B.Shalës, Fazli Greiçevcit dhe Metush Krasniqit – DAJKOCI;

… Sepse, Ne Motra eVëllezër IDEALI ( të LRBSH-së…): NË RRUGË DRITE…
( Që më SHumë e kemi DaSHur e Çmuar Njëri-Tjetrin sesa V-E-T-V-E-T-E-N . . .
E mbi të gjitha DaSHuritë:e DeSHëm-e-DUAM NËNË SHQIPËRINË ETNIKE,
Si dhe: DO TA DUAM për JETË - si ZOTIN NJË, me (Z)EMËR-VËRTETËN );

E për Jusufin e Bardhin,(që Jusufin unë e njoha me Bacë Metushin Prijës-ATDHETAR):
E di gjithë bota - që bashkë me Kadri Zekën janë DëSHmorë-Heronj - ( I ) L I R I E . . .
GjithaSHtu: di për Adem DEMAÇIN dhe Adem JASHARIN – DyYje-LEGJENDARË, -
Që janë:Dy SIMBOLE U-N-I-K-A-T në bOtë -EMBLEMË SH Q I P Ë ( T A ) R I E . . .
--------------------------------------------------------------

… dhe… Gjithashtu, kjo Poemë ( për herë të parë), është:
një VËREJTJE serioze, por vëllazërore-njerëzore ( në vend të një reagimi… )
për shpifës-sharësin B.Hamza, me të cilin nuk njihem fare, si dhe
… ndaj atyre që fshihen pas tij…!!!... O ZOT, bjeri në MEND!
--------------------------------------------------------

I

O ZOT! TI që e ke krijuar këtë JETË-BOTË… me kaq të BUKURA…
( Por, në Të…( Jetë-Botë…) ka edhe shumë të liga… shumë shëmti…! )
Po. E BUKUR ëSHtë PRANVERA: me lule…me zogj, me flutra…
Dhe, po…e shëmtuar – JETA (!): nga ca njerëz hilexhinj…shpirtzi…!

… Oh! Çudi…ende të këtë të tillë… të sëmurë… apo, mendjeprishur…?!
Që fyejnë, shajnë... e shpifin… trillojnë…pa asnjë fakt-argument!
( Mjerisht! Po si të këtë të mjerë shqipfolës… nga UDB-a s. të yshtur…
Që të veprojnë: kundër SHQIPËRISË Etnike, e Vëllezërve të vet…!!! )

Dihet mirëfilli, që (okupatorja e deridjeshme…) Serbia: si parim të saj
E ka rrenën-shpifjen… dhe bërjen e krim-gjenocidit më barbarë…
( Që mbase Një Shekull: Ne Shqiptarët e Kosovës…u lamë në gjak-lot-vaj…
Dhe… të gjitha këto: aprovuar nga Laboratori AkademikoSerboKishtar! )

Pra, kuptohet: UDB-a, ajo dorëzezë… shpirtzezë…satanokarpatione…
Kurrë s’është ngirë… me vrasje-mbytje… krime… bërë mbi Ne - Shqiptarëve…
E, parësore e ka pasur (dhe e ka): futjen e përçarjes mes nesh…atë: z-e-z-o-n-e…!
Por, KURRË s’ka arritur: të na thyejë në Shpirt - IDEALIN e t’PARËVE.

Andaj, ata PATRIOTË që s’ka mundur t’i thyejë përsëgjalli n’(Z)Emër-Shpirt:
Me asnjë torturë burgu e qelie…me asnjë metodë-mënyrë-mënxyrë…
Pastaj, me shpifje… duke e quajtur: DRITËN-errësirë!Errësirën-DRITË…(!)
Ka vepruar: me ca shqipfolës naivë…apo, kameleonë që ndërrojnë ngjyrë-fytyrë…?!?

O ZOT! O ZOT! Edhe të tillët e gabuar-mashtruar… Bjeri në MEND!
Në këtë JETË e BOTË – Mjalt’ e Helm përzier…! O Njerëz(Z)emërMirë…
( AH! Sa kisha DASHUR: që MIRËSIA ta RREZATOJË çdo (Z)emër-VEND
Dhe, i gjithë NJERËZIMI të jetojmë n’HARMONI-begati… e të L-I-R-Ë ! )

Po, po… Në këtë JETË-BOTË përplotë me NJERËZ të MIRË…
( Por… Ç’t’i bësh? Kur ka edhe shumë hilexhinj…përplotë ndërskëmbza… )
Ah,Vëllezër e Motra! O ju NJERËZ-(Z)emërMirë! Kisha pasur DËSHIRË:
Të vetëdijesohet-shërohet… edhe ai…vëlla i sëmur…Bahtir Hamza…!

Të mos fyej e përgojojë më: Poetë-Patriotë-Dëshmorë-HERONJ…
( Se, JO, JO! Ata: nuk mund të përlyhen në asnjë mënyrë DOT );
Andaj, kujdes! Njerëzisht, si Vëllai Vëllain - nga Zemra e këshillojë:
- B.H. Bëhu tamam poet! Largoju kësaj rruge të ndyrë, se… ka ZOT;

… Se, mund të të verbohen dy sytë përsëgjalli…(!)…
( Sikurse të janë verbuar… mjerisht, mendja dhe shpirti… );
Mjaft volle kundër DRITE, në shërbim errësire e djalli…
Hej, çeli sytë! Përmirësoji: mendje-shpirt! Eja në vedi…

Të gjithë ata që të këshilluan… e, që po të kundërshtojnë…
( Si A.Konushevci,I.Prokshi,F.Bruqi,B.Elshani,shumë studentë…e,të tjerë…)
Po e mbrojnë të VËRTETËN-Dinjitetin; jo, ata të keqen s’ta dojnë…
Kthjellohu, B.H.! Se, para të VËRTETËS po mbetesh i mjerë…!

… Se, për secilin prej nesh: Si jemi…Kush jemi…?
E, se… çfarë patriotizmi e veprash kemi bërë deri sot…
E di Zoti. E dinë: miq e armiq… të gjithë gjurmët i kemi…
Sjellja jonë dhe KohëJeta: i dëshmon… nga I LUMI ZOT.

Sepse, kush e fyen tjetrin: pa argumente, pa arsye…
( Madje, pa u parë kurrë as pa u njohur fare mes vete…! )
Më në fund: e fyen vetveten…( i hyrë në një rrugë pa krye… )
Dhe… i tilli: bëhet një njollë e zezë e kësaj J-E-T-E !

I I

… Andaj, edhe kush nuk i mbron shokët e IDEALIT
( E, që ka mundësi… dhe, që e DI të V Ë R T E T Ë N ):
Edhe ai: i hapë rrugë të keqes… në shërbim të armikut-djallit…
Duke dëmtuar: Kombin-ATMËMËDHEUN… dhe, vetveten!

Hej, në këtë JETË! (…Edhe, të çuditshme…! ) …Tepër lakmiqare…!
Kush është i paBesë e i pangimë: në mendje-zemër-shpirt e bark…
( Ai: edhe në Emër të ZOTIT e Kombit… medet, a sh i q a r e… )
Po bëka hile…!... Edhe të VËRTETËS: u munduka t’i vëjë l-a-k…!!!

Po! Pastaj… ja, shtohen përçarjet… pjellin ndërskëmbza…
Dalin në skenë… gjysmë-talentë… gjysmë mendjesëmurë…(!)…
Të porositur e të mashtruar… nga UDB-a, si B.Hamza…
Që fyen me gënjeshtra: Dëshmorë e Patriotë - të dëshmuar;

Madje, e shanë: edhe UÇK-në ( Krenarinë tonë KOMBËTARE),
Adem Demaçin, Adem Jasharin, Zeqir, Jusuf e Bardhosh Gërvallën…!!!
Megjithatë, kjo botë kurrë s’ka mbetur pa njerëz me ndjenja Dinjitare;
Si për shembull: Beqir Elshani, Flori Bruqi e të tjerë…që nuk tallen…

… Por, që i dalin në ndihmë të VËRTETËS – D R E J T Ë S I S Ë
( Jo për interes vetjak-personal, por - për interes Kombëtar-NJERËZOR);
Që Bahtir Hamzës, njerëzisht i thanë: - Hesht! Mjaft më ke dërdellisë…
E njeh Populli Zeqirin - Poetin e Ribashkimit, poezinë e Tij - Kurorë…

E unë, themë: sikur t’ishte gjallë… apo, të ringjallej Fazli GREIÇEVCI,
( Im Vëlla i Penës dhe IDEALIT ), më së miri do t’i përgjigjej: B.Hamzës…(!)
Po aSHtu: edhe Azem Beqiri, Selman E.Berisha, Abdyl Lahu dhe Rexhep Elmazi…
Sepse, ishim besnikë dijnitarë dhe dinim: ta dallonim BLETËN prej anzës…!

… Sepse, Ne Motra e Vëllezër IDEALI (të LRBSH-së): NË RRUGË DRITE…
Që më SHumë e kemi DaSHur e Çmuar Njëri-Tjetrin sesa V-E-T-V-E-T-E-N . . .
E mbi të gjitha DaSHuritë (e DeSHëm-e-DUAM): NËNË SHQIPËRINË Etnike, -
Si dhe: DO TA DUAM për JETË - si ZOTIN NJË, me (Z)EMËR-VËRTETËN;

E për Jusufin e Bardhin (që Jusufin unë e njoha me Bacë Metushin Prijës-ATDHETAR):
E di gjithë bota - që bashkë me Kadri Zekën janë Dëshmorë-Heronj ( I ) L I R I E . . .
Gjithashtu: di për Adem DEMAÇIN dhe Adem JASHARIN – DyYje-LEGJENDARË, -
Që janë: Dy SIMBOLE U-N-I-K-A-T në bOtë - EMBLEMË SH Q I P Ë ( T A ) R I E . . .

I I I

… Jo. S’e kisha ndërmend të merrem me B.H. as të reagojë fare;
( Sepse, të flasish për veten… i bie si fryrje – tepër lavdatë… )
E ta mbrosh Shokun – të VËRTETËN: është NJERËZORE-Kombëtare;
Përkrahja dhe Ndihma me DREJTËSI njëri-tjetrit – më e mira DHURATË.

Unë, asnjëherë në shkrimet e mia: s’kam fyer e sharë… e, vërejtje kam bërë…
Vërejtje me Qëllimin më të Mirë: për Çështje KOMBËTARE-NJERËZORE,
E jo, Kurrë, për interese personale… por, për të përgjithshmën - VLERË
Me DINJITET, që na TAKON: të MOS e lëshojmë DOT prej DORE…

Dhe… Jo, jo… Kurrë s’jam frikësuar as fshehur pas asnjëfarë n o f k e
Por, h a p t a s - gjithnjë me (Z)Emër e Mbiemër të V ë r t e t ë ;
Sepse, gjithnjë me besim në ZOT: gjakoj të jem bir i Denjë i kësaj TOKE,
Këtë Qëndrim-Synim PRINDORË e kam për Nder ta Ruajë për JETË.

…Kurse: në Poezi-Tregime-Dramë… që kam marrë pjesë në revista-gazeta…
Nëpër Konkurse letrare të shpallura… ( me Shifër ): a n o n i m e :
E, që kam fituar prore Shpërblime: të Para, të Dyta, të Treta…
Meqë, mbi 17-vjetë kam qenë i anatemuar…i kam botuar me pseodonime!

Pra, duke medituar thellë: Mendoj që s’duhet të kemi Shqiptar as Shqiptare
Që t’ia lëmë armikut… vetëm ai ( ajo) që s’do(n) të jetë Shqiptar(e) - as NJERI;
Hej! Kisha dashur: që edhe B.Hamza t’i kthehet Çështjes Njerëzore-Dinjitare, -
Të pendohet.Të kërkojë publikisht Falje.T’i kthehet NJERËZORES - me NJERËZI.

… Në të kundërtën: ai (B.H.) si dhe, ata të gjithë si ai – fyesë e përgojuesë…
( Të pa argumente, të pa fakte… por, me fyerje, sharje, trillime, shpifje…):
Vetveten rëndë do ta dënojnë … E, kur t’iu bëhet vonë… të bien në FundPus…
Më KOT tek ZOTI e POPULLI: do të kërkojnë NDIHMË… në gërrithje…!!!

( 27 Mars, 2011 )

Një sqarim të shkurtër:
---------------------------

Këto ditë, rastësisht, lexova në: Agjencioni Floripress ( të datës 21 Shkurt 2011), ku një shpifës-sharës, i quajtur: Bahtir Hamza (!), s’di a është i sëmur mentalisht, apo është në shërbim të armikut serb - UDB-së!? Unë, kurrë s’jam takuar as s’kam folur me te, as nuk njihemi fare! E, ai, shpif, fyen, shanë e vjellë gënjështra kundër meje, Jusufit e Bardhit, ne tre Gërvallëve…(!!!)…Madje, e shanë edheUÇK-në, Adem Demaçin,Adem Jasharin…!!!E kësofarë: shpifje-fyerje-sharjesh…nuk është hera e parë që bën Bahtir Hamza! Ai vazhdimisht: fyen, shanë e trillon gënjeshtra… - lajmëronte Agjencioni Floripress; ndërsa, kompetentët, njëherë-për-njëherë po heshtinë!? Vetëm disa mendjendritur shpirtbardhë ( si dhe një grupë: studentë e studente të Universitetit të Prishtinës - në RrugëDRITE…) e kundërshtojnë, duke e mbrojtur të VËRTETËN.
 
… Në të kundërtën… 


Kujdes, B.Hamza! 


Se…çdo Ligj Natyror, Kombëtar, Njerëzor e Shtetror… shpif-sharësit… rëndë i dënon…!

Zeqir Gërvalla

&&&&&&&&&
http://www.botasot.info/img/Zeqir%20gervalla.jpg

Për Zeqir Gërvallën, liria është … ylber mbi ujëvarë…

Shkruan Sami Krasniqi
Në Heidelberg të Gjermanisë, me rastin „Flakës së Janarit“ u promovua libri i poetit dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla, „Me o(R)ë Kosove”.
Këtij „Përkushtimi letrar“, sot i mungon diçka, i mungon prezenca fizike e atdhetarit dhe poetit Zeqir Gërvalla, autor i njëres prej veprave të cilat do të promovohen sot, të asaj „Me o(R)ë Kosove“.
Plot dashuri e forcë, mall e dhembje, shpesh edhe të shqetësuar, por kurrë e as edhe për një sekondë të thyer e të dorëzuar do ta gjejmë kudo poetin dhe atdhetarin Zeqir Gërvalla. Të tillë do ta gjejmë, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, edhe në Shkup edhe në Prevezë, edhe në Ulqin e edhe në Preshevë. E kishin parë duke kërkuar një varg herë në Kaçanik e herë në Filat, e kishin takuar edhe në Vraninë. Nëse Lasgush Poradeci, përmes vargut, me Drinin plak mes për mes i bie Shqipërisë, për të cilin që moti Norbert Jokl-i do të thoshte: “ Ja sa bukur poeti, iu lë trashëgim brezave të ardhshëm Shqipërinë Etnike….“, Zeqir Gërvalla, qysh në vargjet e para, cep më cep e sheh, e këndon dhe e përqafon Shqipërinë, prandaj jo së koti Gërvalla njihet ndryshe edhe si poeti Bashkimit Kombëtar. I tillë ishte dje, i tillë është edhe sot, tërë jetën në shërbim të Atdheut. Por, për dallim nga Gjorg Balshaj në „Tri këngë zie për Kosovën“, i cili që nga beteja famëkeqe e Fushës së Mëllënjave, në çdo ngjarje të rëndësishme, aheng, madje edhe mort, sa herë Vlladani me „gusllen“ e tij ia merr këngëvajit për Kosovën, ky nuk bën asgjë tjetër veçse, përmes lahutës, thërret shqiptarët që të ngrihen për të shpëtuar Kosovën, Zeqir Gërvalla jo vetëm që shkruan e këndon, por edhe vepron e sakrifikon duke mos iu dhimbsur as jeta për çlirimin e gjysmës së atdheut të robëruar, qëllim për të cilin, as nuk frikësohet e as nuk mashtrohet, madje e quan vetën të pafat që nuk ka rënë për LIRI…,sepse ndryshe nga Gjorg Balshaj, për Atdheun sipas Gërvallës, jo vetëm që duhet të shkruhet dhe këndohet, por edhe të luftohet, bile edhe të vdiset, sepse, gjithnjë sipas Gërvallës dhe filozofisë së tij të flijimit për Atdhe, vdekja nuk është vdekje,por rilindje e cila Lirisë do t’i qëndrojë si roja dhe mbrojtja më besnike. Prandaj, heronjtë edhe në luftë, qoftë edhe në momentin pak para se të bien, këngën nuk e ndalin.
I tillë ishte edukuar, i tillë ishte frymëzuar dhe porositur nga familja, në veçanti nga axha i tij Mulla Ramë Gërvalla, i cili kishte qenë intendant i ushtrisë së Hasan Prishtinës në Vushtërri. I tillë, ishte edukuar dhe përbetuar, duke e ndjerë thellë e në shpirt, përditë e më shumë, dhembjen që shkakton robëria dhe ndarja, i tillë ishte rritur dhe pjekur duke dëgjuar dhe lëxuar për gjakun e derdhur, prandaj qysh heret, fare në moshë të re me mendje, shpirt dhe zemër ishte betuar në Zotin, Atdheun,Tokën e të parëve dhe Gjakun e derdhur për liri, se tërë jetën, do të vargnoj, punoj dhe sakrifikoj gjithçka për të mirën e Lirisë dhe Shqipërisë…
I tillë ishte dhe si i tillë forcohej edhe më tepër, kur lëxonte dhe dëgjonte për pendën, mendjemprehtësinë, qëndrimin dhe guximin e Bacë Adem Demaçit, familja e të cilit gjithashtu vinte po nga i njëjti fshat, nga Lupçi i Poshtëm. Mahnitej dhe fisnikrohej kur lexonte: „Kthimin“, „Kur Zoti harron“, „Gjarpijt e gjakut“, ndersa autorin e tyre e donte dhe e çmonte dhe me të, fare pa u takuar,ishin njohur si vëllëzer të një ideali.
I tillë çfarë ishte ai, duke parë se parimet bazë të drejtësisë,ndaj Atdheut tonë ishin shkelur rëndë dhe se të tjerët, përçudnisht kishin bërë dhe po ribënin harten e Atdheut tonë, ndersa interesat donin të kuptimsonin krimin për të ricikluar vrasje, krime dhe tragjedi të reja, Zeqir Gërvalla së bashku me: Adem Demaçin Fazli Grajçefcin, Avdyl Lahun, Azem Beqirin, Selman Berishën, Rexhep Elmazin, Ahmet Haxhiun, Hilmi Rakovicën e shumë vëllëzer të tjerë prej ideali, do të bashkëthemelojnë,(gjegjësisht do të bashkëveprojnë) LRBSH-në, ku qëllim i parë dhe i fundit i saj ishte: bashkimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, po citoj „me Nanën Shqipni“.
Ai nuk luftoi për të ndërruar regjimet,jo,por ai një jetë të tërë punoi për të larguar robërinë, e cila për çdo ditë po ia mbyste pak e nga pak Atdheun, e për çdo orë po ia vriste Lirinë, jo ai nuk luftoi pse Krajli në Kalimekdan shumë të drejta kishte rezervuar për vete, ndërsa Senatin e kishte lënë sa për sy e faqe, jo, ai nuk ishte Bruti, edhepse Krajli në Kalimekdan, ëndrronte ditë e natë të ishte si Cezari.
Edhepse për një kohë të gjatë, në të gjitha redaksitë dhe shtëpitë botuese të asaj kohe, emri i Zeqir Gërvallës ishte shënuar me ngjyrë të kuqe, ai nuk e humbi kurajon, ai nuk u ndal së shkruari. Shkruante panderprerë. Rrallëherë, me ndihmën e ndonjë vëllai prej ideali, siç thotë ai vet, të cilët në kohë të ndryshme mund të gjendeshin në ndonjë redaksi, botoi nën pseudonime të ndryshme si: Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanëmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malësori etj, por shpesh ndodhte që rojet besnike të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim të hetonin dhe zbulonin, se kush fshihej pas këtyre emrave dhe reagimi i tyre vinte si një frikë e trazuar, që i ngjan bubullimës së frikshme e cila vjen papritur në pikun e natës.
Por, ato ditë Kosova po e vriste vdekjen, sepse jo shumë kohë më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte vrarë vdekjen e bashkë me të edhe frikën e cila vjen prej saj. Dhe kështu një komb i tërë, sikur ai drenicaku në “Bisedë përmes hekurash”, “…pa hamendje dhe trimërisht kishte pranuar ...konceptin filozofik të vdekjes si mundje…..”.
Në gjithë këtë zgjim të madh ku ashtu si vlerat edhe rreziqet ishin të mëdha, Zeqir Gërvallën e gjejmë si këshilltar të lartë në Zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të hapur në ato kohë, në mes të Prishtinës nga Legjenda e gjallë e luftës për liri, Bacë Adem Demaçi.
Ende pa përfunduar lufta, poeti fillon jetën e mërgimtarit në SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon të shkruaj, edhe atje vazhdon të veprojë në të mirë të Lirisë dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinë „Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës“, e cila do të mbetet në hisotrinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si vjersha të cilën me të lexuar Presidenti i atëhershëm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i përmbajë lotët, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe premtimi se do të vazhdojë për ta ndihmuar Kosovën, do t’i shkruaj personalisht një letër poetit.
Përmbledhja „Me o(R)ë Kosove“ është libri i shtatë me radhë i botuar i Zeqir Gërvallës, në të njëjtën kohë bashkë me „Lulëzimin e rrënjës“, kjo është vepra e dytë e cila promovohet edhe këtu në Heidelberg.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)