Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar vizita nëpër disa komuna.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, zyrtarë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë (IHKLK) kanë vizituar Komunën e Skenderajt, Shtimes, Suharekës, Gjakovës dhe Pejës. Po ashtu, ata kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz, disa fshatra ku kanë ndodhë masakra gjatë luftës së fundit, siç janë: Reçaku, Lybeniqi, Likoshani, Qirezi e Shtutica, Shoqatën e të Mbijetuarve të Masakrës së Dubravës, të mbijetuarit e masakrave dhe familje që kanë të afërm të tyre të masakruar, ku vlen të veçohet takimi me familjen Berisha nga Suhareka dhe dëshmitarët okularë të masakrës së Reçakut.
Gjatë këtyre vizitave, përfaqësuesit e IHKLK-së kanë biseduar me udhëheqësit komunalë për të evidentuar të gjitha dokumentet që ekzistojnë në komunat e tyre, lidhur me masakrat dhe demet e shkaktuara nga lufta e fundit, po ashtu kanë biseduar edhe me të mbijetuar të masakrave, ku nga ta kanë mbledhur të dhëna për përjetimet e tyre.
Në të gjitha takimet e lartpërmendura, u çmua lart vendimi i Qeverisë dhe i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për themelimin e Institutit. Njëherësh të gjithë bashkëbiseduesit ofruan përkrahjen e tyre të plotë për të ndihmuar në evidentimin, grumbullimin dhe vënien në dispozicion te të gjitha të dhënave dhe materialeve që do të ishin të dobishme dhe të nevojshme për punën e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.