Përgatiti:Flori Bruqi
Fshati Bugarinë
- Të likuiduar
1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore. Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare.
Fshati Muhaxhieret Ranatoc
- Të vrarë
1. Daut Rrahmani Kokaj , u fra në afërsi të hekurudhes në vijen frontale me 28 gusht 1944- (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist.
2.Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare.Fshati Bukoc
- I likuiduar
Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak.
Shushaja e poshtme
- Të likuiduar
Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje).
Fshati Bilincë, Lagja Kukaj
- Të likuiduar
1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qahil Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç.
- Të Plagosur
Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç.
Fshati Peçenë
- Të vrarë
1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time ! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.
Fshati Gruhali
- Të vrarë
Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali.Fshati Buhiç
- Të likuiduar
Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet.
- Të rënë në fronit e Sremit
Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet.
- Të plagosur
1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare. 2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare.
- Të burgosur
Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç).
Fshati Norçe
- Të likuiduar
1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat. 2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë. 3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare. 4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet.
- Të vrarë
1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar. 3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç. 4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç.
- Të plagosur
1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar. 2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç. 3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç.
- Të burgosur.
1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës).
Fshati Ilincë
- Të likuiduar
1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet.
- Të vrarë
1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare. 2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar. 3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare. 4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare. 5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së. 6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar. 7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç. 8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare. Të plagosur Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç.
- Të burgosur
Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën. 1. Xhafer Ademi, 16 vjeç 2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç 3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe 4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona: 1. Zair Selimi, 53 vjeç 2. Zeqir Selimi, 48 vjeç 3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre) 4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç 5. Hajrush Ademi, 56 vjeç 6. Selman Beluli, 52 vjeç 7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër) 8. Riza Kadriu, 18 vjeç 9. Sinan Ramadani, 21 vjeç 10. Fazli Xhelili. 24 vjeç 11. Shaip Emini, 32 vjeç 12. Hamdi Emini, 28 vjeç 13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç 14. Faik Elezi, 55 vjeç Në burgun e Vranjës u dërguan: 1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç 2. Shaban Ademi, 45 vjeç 3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca) 4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç 5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç 6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë 7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc 8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc 9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit) 10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë) 11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe 12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht.
Ata që i shpëtuan plumbit: 1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë 2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca 3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca 4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva 5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva 6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva 7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva 8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva 9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali 10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956)
Kokaj dhe Sllubicë
Të vrarë, të plagosur dhe të internuar: Idriz Rashit-Koka, lindur më 1908 në familjen Rushiti të fshatit Kokaj ishta vëllai i pasë Hetës, Muharremi dhe Destanit, pas pushtimit bullgar të anës moravës dhe Kardakut, kalon me banim në Gjilan. Idrizi ishte plagosur nga bullgarët në një konflikt të armatosur dhe shkëmbim zjarri te vendi i quajtur Drum të bujashkat e Magjerës, ku ishte edhe Stanica e bugarëve te Seferët përkarshi në pranverën e vitit 1942. Së fundi nga plagët e marra vdekjeprurse ishte plagosur gjatë luftimeve për mbrojtjen e trojeve etnike në hyrje të Lluqanit me 28 gusht 1944 në vijën e frontit te Maja e Kikës dhe përgjat udhës së frengit me 1944, vdesë rrugës për Gjilan në hyrje të Dobëqanit(Mireshit) dhe varroset në varresat e Gjilanit, ku jetonte me nderime qytetare si dëshmor i asaj lufte. Idrizikishte lënë një djal, Ismajlin dhe tre vajza në jetë. Nga Familja Rashiti vëllai i Idrizit, Muharrem Rushit dhe Hetem Rushiti(Hetë Koka) në gusht të vitit 1947 u burgosën në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllai Hetemi i denura me 35 vjetë burg, vdiq në burgun e Nishit, si përgjegjës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoçë pas depërtimit nga Serebia në vitin 1943. Të burgosur. 7. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran. 8.Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti). Të vrarë, burgosur dhe vdekur në burgjet serbe 9.Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet. 9.Rabije (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u kap dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet.Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit.
- Koka; Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951.
- Sipas V. Bullaiqit:"Prita në Bistricë", në natën e 9-10 tetorit 1951, ishte vetëm një manovrim ushtarak për të manifestuar "aftësinë" e UDB-së para popullit, kinse për të treguar aftësitë e tyre për luftimin e grupeve të ndryshme dhe njëkohësisht për të frikësuar popullin që të heqin dorë nga veprimet e tilla, sepse sigurimi jugosllav është shumë efikas dhe i vendosur për të likuiduar çdo kundërshtar dhe rezistencë shqiptare ndaj Jugosllavisë.
Hazir Haziri-Kokaj Në mars 1943, në vendkalimin kufitar bullgaro-italian në vendin e quajtur Suka – Capar vritet në pusi, Hazir Haziri -Kokaj) lidhja kryesore e LNÇ Gjilan-Karadak-Preshevë pas formimit të aradhës së pare shqiptare të komanduar nga Xheladin Kurbalia, komisar Fadil Hoxha dhe Avdullah Presheva, varroset në Caparë dhe bashkë me të plagoset edhe bashkëfshatari i tij Hajredin (Halit) Haziri. 2.Daut Dauti Rrahmani, ka lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjat udhë frengit të Kosovës lindore. Në vijen e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isahu i Haxhi Mustafë Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. Varroset në fshatin Kokaj . 4.Rifat Qazim Ismajli i bashkohet Batalonit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës ë armatosur në Frontin Lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit ~ Kokajve(kaçak i njohur) i lindur me 1926 në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian- (në ditët e Shqipënisë 1941-1943), kishin ikur nga fshati i tij prej zulllumit të pushtuesëve bullgar, ku ishte pushtimi e shtypja më i egër dhe vendosën në Domorocë të Kamenicës. Rufati me formimin e Batalonit të Rinisë Kosovare, skur shumë atdehtar të tjerë antifashist iu bashkua rradhëve vullnetare. Rufat pati fatin e këtij bataloni që shumë prej tyre mbeten të vrar nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalonit kosovar të Rinisë në moshën 27 vjeçare, mbase vrasja e tyre, duke i nxjerrë nga ana e një pjesëtari serb për t'i pushkatuar pastaj, do të iritonte luftëtarët e këtij bataloni që qoi deri te shpartallimi i plotë dhe bashkangjitja me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet. 5.Rrustem Dalip Rrustemi, i lindu në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit të Rrustemit, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat serbo-bullgare të Brigadës së XVII-të Maqedone, ishte arratisur për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra kah Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë, kishin hyrë forcat e mobilizura serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin, këto banda kriminale e vran sa ishte mysafir së bashku me 33 banorë të Gosponicë dhe Bukurocës keqe dhe tjerë viktima të terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme të këtyre lokaliteteve nga bandat serbo-bullgare nëntor 1944, varoset në vendin varezën masive në Gosponicë të Preshevës.Fshati Maxhere
- Të vrarë
Mustafë Arifi u vra në nëntorë të vitit 1944 në fshatin Bërçec, ku e ka edhe vorrin. Pjesëtarët e PSKçK`së e morën prej mali tek priste dru, te vendi Kastron në moshën 35 vjeçare dhe e vranë.
- Të plaogusur
1. Bajram Xhemail Ajdini, i lindur më 1913, u plagos në nëtor të vitit 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës 2. Nuredin Xhemail Ajdini, hoxhë, imam i fshatit, i lindur më 1902 u plagos në nëtor të vitit 1944 në vendin Uglarë dhe me këtë rastë këmba e djathë i thye copa – copa. Nuredini, atëherë në moshën 42 vjeçarë dhe Bajrami janë vëllezër.
- Të burgosur_
1. Nuredin Xhemail Ajdini u burgos në nëntorë të vitit 1960 dhe u dënua tre vjet burg në Vranjë. I mbajti 6 muaj në Vranjë, në moshën 58 vjeç (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918 në fshatin Maxhere, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB`ja i thoshte se ditën flinte kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në çerkez.).
Shkrim me pompozitet negativ për masakrën
- "Vrasje" "Vendtakimi në Bistricë" u bë "top lajm" për gazeta, e posaçërisht për gazetën e vetme shqipe të asaj kohe" "Rilindja", që lexohej nga pjesë dërrmuese e shqiptarëve për të kuptuar operacionin e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav. Gazeta, "Rilindja", sipas urdhëresës së UDB-së, më 14 tetor 1951, informonte lexuesit dhe qytetarët e mbarë në ish-Jugosllavi me titullin "U vranë pesë banditë informbyroistë", të cilët mbas shumë krimeve ishin nisur të shkonin te Enver Hoxha për të marrë shpërblim për krimet e bëra. Ja çfarë shkrimi me pompozitet, kinse këta janë nisur për të marrë grada apo dekorata për vrasje, e jo që luftonin për çlirimin e popullit shqiptar në viset e ish-Jugosllavisë nga okupatori sero-jugosllav[4].
- Regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, duke u bazuar në këtë aktivitet të Mustafë Kokës, sipas skenarit "Poslednje Albanske Bande na Kosometu" (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), gjiroi filmin e njohur Kapetan Leshi, ku mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.
- Më 10 tetor 1951, e mërkurë, në Prizren ishte ditë tregu. Pjesëtarët e shërbimit të UDB-së, herët në mëngjes i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullin të vinte në Prizren për t'i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut - Aliut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e trupave të tyre ishte vendosur në qendrën e pazarit - Bazhdarhane. Kufomat ishin renditur në dyshemenë e kamionit ushtarak të tipit gjerman "Doç". Përreth kufomave, roja e sigurimit jugosllav me uniformë dhe pa të.
- Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se Ismail Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit*Mustafë Koka) ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: -Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”.
- Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. *Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë. Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.[5]
Citatet
- Riza Drini : "Boshti i ra Rusisë. Gjermania e humbi luftën".
- Drini qante e dëneste : "Shihe, kam dronë se punët do të marrin mbrapsht dhe së shpejti nëpër këtë tokë të shenjtë shqiptare do të rrjedh gjaku rrëke i shqiptarëve sa që toka nuk do ta pijë. Unë nuk po e di se ku do të mbetet Kosova dhe fati i kosovarëve...". "O Hysen Tërpeza, ja ku ta them : Kosova mbaroi. Ti si djalë i ri që je, ia jep besën kombit shqiptar se do të luftosh deri në fund. Dikush duhet të luftojë !". Prefekt ! Hysen Tërpeza ta jap besën, zotëri prefekt se me ditë që do të bëhen rrafsh Kosova dhe Shqipëria, se pa luftuar kundër armikut nuk do ta lë".
- Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah Luftës nacional çlirimtare, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet
- Ali Draga, i biri i Ferat Dragës ministër në Beograd : "Përkrahja prej boshtit (Anglo-amerikan) që kishte fituar në vitin 1942, (kah fundi i '44-tës) nuk ekziston më prej marrëveshjes së Jaltës" (kumtuar nga dëshmitarët e kohës).
- Lufta e dytë botërore, popullsisë së Preshevës i solli okupimin bullgarë. Me luftë të armatosur dhe forma të ndryshme, udhëheqësit shqiptarë u munduan të realizonin të drejtat sociale kombëtare. Në këtë drejtim kontribut të veçantë kanë dhënë : Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Skender Hasani, Xheladin Kurbaliu, Riza Ilinca, Limon Staneci, Selami Hallaçi, Ibrahim Kelmendi, Ali Aliu, Shinasi Hallaçi e te tjerë.
- Me 15.09.të vitit 1943 , forcat çetnike serbe hodhën bomba në natën e Ramazanit në Xhaminë e Preshevës me ç'rast vranë 4 dhe plagosën 28 veta. U bënë masakra në Iseukë, Gosponicë, Sopot dhe vrasje e likuidime të shumta.
- “Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun. Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me i luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë...” sipas memoareve e prof. Ibrahim Kelmendi-Aliu*[7], përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.
- Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të udhëhequra nga Xhafer Deva, i cili në shënimet më të reja bibliografike thuhet se në një kuvend burrash, në fillim të vitit 1944, Sulë Hotla do të zgjidhet për komandant të çetave të Ballit Kombëtar për krejt viset e Kumanovës. Në të vërtetë, pas tërheqjes së Bullgarisë fashiste, në shtator të vitit 1944, me iniciativë të Sulë Hotlës, në Mateç mbahet një tubim i madh me flamuj kombëtar, ku marrin pjesë mbi 2000 veta dhe kreu më i lartë i rezistencës shqiptare nga kjo anë si : Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me këtë rast, Mulla Dulla i Hotlës (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nënprefekt i prefekturës së Mateçit, Sulë Hotla komandant i forcave ushtarake, ndërsa Mulla Hajdari i Orizarës zgjedhet komesar politik, me detyrë që të furnizojë ushtrinë me ushqim dhe armatim. Prej kësaj periudhe deri kah mesi i nëntorit forcat shqiptare që numëronin rreth 3.600 ushtarë, arritën t’i përballojnë të gjitha sulmet ushtarake që vinin nga ana e divizionit të Kumanovës, që përfshinin Brigadën XVI dhe XVII-të të LNÇ-së maqedone. Këto brigada u krijuan po në këtë kohë, ndërsa shumica e tyre ishin çetnikë të Drazha Mihajlloviçit dhe ushtarë të ish-ushtrisë fashiste bullgare.
- Në një dokument të 23 nëntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare në rajonin e Karadakut të Shkupit numëronin rreth 3000 veta”, kurse në një dokument të 21 dhjetorit, thuhet se “vetëm në Gjilan kjo shifër është në rreth 2000 ballistë”. Më tej në dokumentet e udhëheqësisë sllavo-komuniste thuhet se këto forca shqiptare filluan t’i sulmojnë njësitë e LNÇ-së në Maqedoni dhe ta pamundësojnë punën e organeve të “pushtetit popullor”.
- lajmi mbi masakrat e filluara të ushtrisë sllavo-partizane mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Preshevës, edhe atë mu në natën e Bajramit të madh, në vjeshtën e vitit 1944, Sulë Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njësitë e tyre të armatosura dhe me mendjehollësinë e prof. Ibrahim Kelmendit, SamiSh. Arizare, Ali Syla (Staneci), Hamëz Ballanoci, do të bëjë pushkën një me preshevarët, dhe pas 12 orë luftimesh do të thyhen keq.
- “Më e komplikuar situata është në Kumanovë. Atje edhe pse janë kryer burgosje të një pjese jatakësh, përsëri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundësi të vijmë”, ai thekson : “Popullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të këshillit Popullor, kështuqë secili çoban apo fshatar dijnë për lëvizjen e bandave, mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qëndrojnë anash”, citat i nxherë nga kryeshefi i OZNA-s për qarkun e Shkupit, në një takim me kreun e Byrosë Politike të PKM-së.
- “Menjëherë pas çlirimit u mor aksioni për ta stabilizuar vendin, duke ju dhënë të drejta pakicës shqiptare. Me këtë u krijuan kushte për formimin e partisë, në rrethin e Dibrës dhe Kërçovës më 1945, ndërsa në rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirëpo edhe përkundër asaj që është arritur stabilizimi politik, menjëherë duhet pranuar fakti se te masa shqiptare në atë moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu për këtë edhe sot në qarkun e Tetovës dhe Gostivarit, grupi më i madh i popullatës ankohen për humbjen e banditëve në kohën e pastrimeve, dhe konsiderohet si një grusht kundër shqiptarëve, për t’ua marrë të drejtat e tyre. Në Kumanovë ende për Sulë Hotlën mbretërojnë legjendat dhe nuk besohet se ai është likuiduar. Edhe më tutje ai jeton në memoaret e tyre, kjo po vërehet në fshatrat : Hotël, Sllupçan, Mateç, Orizare etj...” Citat i Kërste Cërvenkovski, funksionari i lartë nga një raport i drejtuar Byrosë Politike të PKM-së dhe PKJ-së.
- Kolonel Fuad Dibra pas mbajtjes së një takimi me kryetarët e komunave të nënprefekturës së Gjilanit (në fillim të nëntorit) ishte i urdhëruar nga Komanda Supreme e Ushtrisë Mbretërore që ta lëshojë frontin në Kosovën Lindore dhe të tërhiqte ushtrinë brenda Shqipërisë londineze. Fuad Dibra nga Gjilani doli me 14 nëntor 1944, me dy kamionë dhe u drejtua “për Shqipëri !”. Njësisë së kolonel Fuad Dibrës, gjatë tërheqjes do t’i prehet rruga diku midis Prizrenit e Krakushtës (Dragashit) dhe në luftë me njësitë partizane të Shqipërisë do të vriten shumë ushtarë, kurse Kolonel Fuad Dibra do të kapet rob. Ai, më vonë do t’i dorëzohet Shtabit të AP të UNÇ të Kosovë e Metohisë, dhe sipas dëshmive të disidentit Hysen Tërpeza, Kolonel Fuad Dibra do të pushkatohet. (Shih Dr. Muhamet Pirraku : Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941 - 1951, fq.125).
- Në vitin 1945 komuna e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskovcit.
- Ne rrethin e ketushem kanë hyrë gati 3.000 frymë shqiptarë te emigruan nga tokat nën kontrollin bullgar. (Ne një shkrese te këtillë dërguar Inspektorisë së Tokave të Liruara (Nr.412.d30, f.1 -48/74, rez. Gjilan) ne Prizren me 25 Korrik 1942 nga nënprefekti i Gjilanit Rifat Berisha pos te tjerash thuhet : Këta kanë ardhë pa pru kurgjo me vedi. Jetojnë mizorisht, kanë mbete pa strehe e banojnë përjashta nder hajate, kopshte e fusha"
- Me 1947 komunës së Preshevës i bashkëngjiten edhe këto fshatra : Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës së Gjilanit.
- Pas përgjakjes së Gjilanit, më 29 dhjetor 1944 mbahet një takim i Mulla Idrisit me përfaqësuesin e UNÇSH’së [[Shefqet Peçi]n]. Sipas të dëshmive të atdhetarit Ramiz Cërnica, takimi midis Mulla Idris Gjilanitdhe Shefqet Peçit u mbajt, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh, Gumnishtë dhe Pasjan të Gjilanit. Mulla Idrisin në këtë takim e kanë shoqëruar rreth 20 bashkëluftëtarë, kurse Shefqet Peçin e shoqëroi komandanti i Brigadës VII të kosmetit Shaban Haxhia ”Përzha”, me një grup partizanësh nga njësia përcjellëse e shtabit. Në këtë takim sipas dëshmitarit tjetër Tahir Zajmi, Shefqet Peqi ka arritur ta bind Mulla Idrisin që të heq dorë nga rezistenca e mëtutjeshme. Shefqet Peçi, me këtë rast Mulla Idisit i ka thënë :
- “Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt... ?”. 5/6 Zhvillimet e mëvonshme, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, që mbetën padrejtësisht nën administrimin e Jugosllavisë së Titos, dëshmuan të kundërtën e premtimeve të Shefqet Peçit.
[RIPUSHTIMI I KOSOVËS]-
- Sipas dokumenteve të botuar Historiku i Preshevës përmbledhje shkrimesh, si dhe libri Ibrahim Kelmendit- Aliu "Presheva-...Ibrahim Osmani-Kelmendi,dr. Fehmi Rexhepi "Lufta Nacional Çlirimtare në rrethinën e Gjilanit, trajtes shkencore, ",M.Xhemajli: Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista, dr.Muhamed Pirraku:"Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore...", Anamorava e Kosovës në revulucion 1941-1945 Grup autorësh,artikujt nga autori N.Ramadani: Revista "Fjala jonë", Prishtinë, 1996, "Dëshmi mbi luftën e fundit*Lufta e II Botërore, si dhe dëshmitarëve të pjesëmarrësve të gjallë të atyre ngjarje, Flaka e Revulucionit, pjesa e IX, Skender Latifi- "Lugina e Preshevës...",Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, Prishtinë, 1978. Mr. Aliriza Selmani;Gjilani me rrethinë 1908-1912. Prishtinë 1998 small>
- [8] , përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.
- ^ Dr.Fehmi Rexhepit, historian dhe dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, si dhe të bashkëpunëtorëve e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Karadakut 1941-1943, të botuara edhe në librin "Flaka" (pjesa e V-IX) nga Autobiografia.
- ^ LNÇ në rethinëne Gjilanit nga dr. Fehmi Rexhepi
- ^ Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student i Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demonstratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë
- ^ Ramadan Asllani,Hasan Alia(fejton,2008)
- ^ Nijazi Ramadani
- ^ Në qershor 1948, me përjashtimin e Jugosllavisë titiste nga organizata e partive të shteteve komunsite-Byroja Informative, përfundimisht prishen marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e aleatëve të saj, me Jugosllavinë. Mbetja e Shqipërisë në pozitat proruse nënkuptonte edhe prishjen e domosdoshme me jugosllavët. Ndonëse gjatë kohës së marrëdhënieve të mira në relacionin Tiranë-Beograd pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta ishte e rëndë, pas prishjes së këtyre marrëdhënieve pozita e tyre përkeqësohet edhe më shumë. Pra, pozita diplomatike e Shqipërisë (atëkohë) e pafavorshme në planin ndërkombëtar, e rëndoj drejtëpërdrejtë edhe pozitën e shqiptarëve të mbetur padrejtësisht në Jugosllavinë e avnojit. Qarqet politike antishqiptare në Jugosllavi dhe veçanërisht UDB-a në krye me serbomadhin A.Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektin famkeq të Vasa Çubrilloviçit për asgjësimin, asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta. Dhuna e terrori i shfrenuar qysh herët, tani i shpërthyer me një egërsi të re (përmes diferencimeve si "informbyroist") fillimisht nisi me kuadrot shqiptare të luftës për të vazhduar pastaj kundër të gjithë shqiptarëve që konsideroheshin armiqë të Jugosllavisë.Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar shpesh herë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër me ata të rinjtë e porsa ardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të "të penduarve" dhe të udëbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm . Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.
- ^ Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë
- ^ Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë
- ^ Rasti informbyroist