Sebastiano Grasso, poeti dhe gazetari italian ishte në Tiranë si i ftuar i Panairit të Librit e njëkohësisht për të promovuar të parin botim në shqip, një vëllim poetik. “Ti, në grackë nën qepalla”, botim i “UEGEN”, përkthyer nga Visar Zhiti. Poezitë e Grassos, i dedikohen dashurisë së tij nëntëvjeçare me Giulianan
Grasso, drejtor për arin në “Corriere della Sera”, e njëkohësisht president i “Pen Clubit” italian, ka takuar gjimnazistët e “Qemal Stafës”, ndërkohë që “Pen Clubi” shqiptar, në takimin me të do ta nderonte me “Certifikatën e Mirënjohjes”, kurse përkthyesit të poezive të tij, Zhitit, iu dha çmimi “Përkthyesi i Vitit”. Disa prej librave të tij, veçmas ose antologji, përkthehen në Spanjë (me parathënien e nobelistit José Saramago), në Rusi (me prolog nga poeti Evgjeni Jevtueshenko), në Poloni, në Suedi, (me hyrjen nga Jesper Svenbro), në Siri (me prezantim të Adonis, poetit më të madh arab sot). Në intervistën që sjell gazeta “Shqip”, Grasso tregon lidhjen e tij me poezinë, letërsinë e artin.
Keni vizituar për herë të parë Tiranën si i ftuar special i Panairit të Librit, cilat janë përshtypjet e para?
Grasso: Panairi është shumë interesant. Në panairet në të cilat unë jam mësuar është një rrëmujë e madhe dhe prej andej del i shastisur. Këtu njeriu hyn, sheh gjëra të bukura dhe del i qetë.
Për komunikimin e parë me lexuesin shqiptar keni zgjedhur poezi dashurie, kujt u dedikohen?
Grasso: Ky libër ka dalë tashmë në spanjisht, në suedisht, italisht dhe së shpejti në rusisht dhe në anglisht. Është libri i pestë dedikuar një gruaje me të cilën unë kam pasur një raport që zgjati 9 vjet e gjysmë e që tani ka përfunduar. Asaj i kam kushtuar 300 poezi, ndërsa ajo, poete gjithashtu, më ka dedikuar mua tre libra.
Sot flitet shumë për poezinë si gjini elitare. Pse keni zgjedhur të shkruani në vargje?
Grasso: Poezia nuk është elitare, por shkon drejt një publiku që e do atë dhe shprehjen e sintetizuar në vargje. Problemi i poezisë është që disa herë bëhet e vështirë. Në fakt, poezia ime është e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë, sepse unë jam gazetar. Duke pasur këtë profesion, shqetësimi ynë është të shkruajmë për të na kuptuar të gjithë. Kjo padashur bëhet natyrë e dytë. Pa e kuptuar, edhe kur shkruan vargje, i shkruan në mënyrë të qartë. Disa mund të thonë që vargjet e tua nuk më pëlqejnë, por nuk mund të thonë që vargjet e tua nuk i kuptova.
Jeni poet, kritik arti dhe i muzikës. Si e gjeni veten në këtë botë?
Grasso: Gjendem shumë mirë, sepse të katërta këto botë, arti, letërsia, poezia dhe muzika kanë marrëdhënie specifike. Asnjëra nuk varet nga tjetra, por secila ka karakteristika shumë të ngjashme e të përbashkëta. Poezia ka shumë ngjashmëri me prozën, sepse nuk është gjë tjetër veçse narrativë e sintetizuar, muzika bën pjesë në poezinë e vargjeve, poezia është formë e sintetizuar e së bukurës dhe e bukura përfaqësohet nga arti.
Si është aktualisht raporti i lexuesit italian me librin?
Grasso: Kjo është një pyetje që nuk mund të ketë një përgjigje shumë të thjeshtë, sepse ka shumë faktorë që ndikojnë. Njerëzit lexojnë sot, por dikur lexonin më shumë. Kjo ndoshta sepse nuk kishin televizion dhe nuk jetohej me ritmin e sotëm. Dikur, kur një njeri kthehej në shtëpi, hapte një libër dhe lexonte. Sot, pasi arrin në shtëpi, përveç ritmit të ditës, ulet para televizorit. Letërsia zëvendësohet nga imazhi.
A keni apo keni pasur një autor si pikë referimi për letërsinë që bëni?
Grasso: Pikat e referimit për një autor janë leximet e tij, sepse një autor brumoset nga to. Nëse ka “përtypur” letërsi të mirë, do të ketë shije të mirë dhe anasjelltas. Kur isha në universitet, isha asistent i një profesori, i cili i mëshonte idesë së urisë. Sipas tij, ushqimi përcakton atë çka ne jemi. Nëse jam autor i pasur apo i varfër, gjithçka varet nga çfarë fut në stomak dhe kokë për ta ripërtypur më vonë. Është një teori që ka pasur shumë kundërshtarë, të cilët e kanë cilësuar edhe si të marrë. Nëse do të gjykonim qartë, kjo teori ekziston, sepse uria nuk është vetëm fizike, por është një uri për letërsi, për kulturë, për gjithçka. Gjithçka që arrijmë të përtypim e ta bëjmë tonën.
Ju keni miqësi me shumë shkrimtarë të njohur, mes tyre edhe nobelistë. Si janë ata në përditshmërinë e tyre?
Grasso: Unë besoj se shkrimtarët më të mëdhenj janë të mëdhenj, sepse janë humanistë. Kur isha në shkollë dhe më thoshin se ai është poet i madh, mendoja se do të ishte 3 metra i gjatë, por kur i njihja personalisht ishte zhgënjimi i parë. Unë e lidhja fjalën e madhe me gjatësinë.