RIZA LAHI
Disa herë kemi marrë guximin të themi hapur se po shfarosen në masë shkrimtarët shqiptarë
Vështirë të gjesh ndonjë shtëpi botuese të botojë me shpenzimet e veta ndonjë vepër të mirëfilltë, të vërtetë letrare nga autorët shqiptarë . Veprave të këtyre të fundit, që arrijnë t’I botojnë me kursimet e tyre që janë shterruar tanimë, u dihet fati që në të dalë nga shtypshkronja – ai I një fëmije që ka lindur I gjymtuar.
E kush e ka për mision të paraqesë realitetin e kohës nëse nuk e ka shkrimtari? Kush duhet ta paraqesë atë me vërtetësi dhe guxim, sigurisht edhe me art? Politikanët? Kronikat e zeza që mbushin përditë faqet e gazetave? Raportet e papublikuara të gjykatës? Gazetarët?
Jo, ky mision është I shkrimtarëve.
Historikisht I atyre.
Brezat që vijnë duhet të njohin njeriun dhe vetë epokën e brezit tonë. Siç na e kanë bërë me dije këtë që nga autorët e antikitetit greko romak,Tolstoi, Balzaku, Hygoi, apo Barleti, Kadareja jonë I madh në romanet “Dimri I Madh” e “Dasma”, Fatmir Gjata te “Këneta”, “Agolli te “Trëndafili në gotë”, Musarai te “Epopeja e Ballit Kombëtar” etj.
Edhe diktatorët më të egjër e kanë ndjerë dhe kërkuar nevojën e shkrimtarëve dhe poetëve. Këtë nevojë ata e kërkonin sidomos për t’ua glorifikuar jetën dhe veprën e tyre në mënyrë sa më mjeshtore; duke filluar që nga lajkat sa më mjeshtërore e duke mbaruar te nivelet mjeshtore artistic.
F . Engelsi , madje, shkruante se “letërsia e realizmit socialist do të arrijë kulmet e saja kur të shkruajë për udhëheqësit permanentë të revolucionit”, gjë që, në praktikën shqiptare ka rezultuar, por me vepra që kishin dhe dozën e frikës, servilizmit e hipokrizisë së autorëve dhe barrën e rëndë të mediokriteteve.
Veprat autoktone të prezantuara me bujë nëpër panairet tona, prej kohësh kanë tema kryesisht rozë apo nga ato që ngjajnë me “kuaj të ngordhur” , pra, që nuk të trazon njeri , siç janë ata me “sigurimin të shtetit”, “burgjet e komunizmit”, “Enverit”, rishikimit të historisë që nga islamizimi, Skënderbeu, diktatura etj. Dakord, po u bënë njëzet vjetë që nga ndryshimi I sistemit dhe…Ku është realiteti I sotëm? A ka pena që përshkruajnë anatominë e shoqërisë së sotme? A ka më?
Me siguri dikush shkruan. Është e pamundur të mos shkruaj dikush për ditët e sotme, për plagët e sotme, dhimbjet njerëzore të sotme, dramat e sotme, të vërtetën rembrandeske të ditëve të sotme. Mendoj që duhet të kenë shkruar dhe të vazhdojnë të shkruajnë shkrimtarë që kanë preferuar të mos futen në ombrelat e partive politike , gjë që përbën një lluks me kosto thuajse katastrofike : të mos kenë as qindarka për kafe.
Në kohën e komunizmit janë ndëshkuar shkrimtarë që merrnin guximin të shkruanin për realitetin me atë senc kritik siç ua merrte mëndja, pavarëisht se ajo binte ndesh me asish telashesh, që të hiqnin të drjetën për të shkruar më , përfundoje në “prodhim” a , edhe në burg. Kemi një listë të tillë, siç e kemi , po ashtu edhe një listë që kanë qënë në unison ideorë dhe shpirtërorë me Diktaturën e Proletariatit, paçka se halli I ka çuar disa prej tyre ta paraqesin veten disidentë të asaj kohe, kundërshtarë të fshehtë të diktaturës, etj gjëra që , le t’I quajmë “gazmore”; vetëm kaq.
Po sot që nuk të futë njeri as në burg, as të çon në “prodhim”, as të nxinë jetën me kritika publike , ku janë shkrimtarët shqiptarë? Dhe, nëse janë – sigurisht që po – ku janë veprat e tyre? Nëpër kompiuterët e tyre, të destinuara të hyjnë në të njëjtin arkivol me “babain” e tyre?
Shqipëria jonë e mjerë, e nëpërkëmbur, me një hemorragji të populltaës prej 1.2 milionësh, fëmijët e të cilëve po asimilohen përditë; Shqipëria jonë me 37 përqind të prostitutave të “ patentuara” në Itali; Shqipëria jonë me një klasë politike së cilës nuk gjen një shqiptar të vetëm a një forum ndërkombëtar t’i thotë një fjalë të mirë; llahtara vitit 1997 ( protogonistët kryesorë të politikës së atëbotëshme I ke sërish, si pa gjë të keq , në politikë , tanimë si “profesionsitë të mbaruar”) ; përplasja e “Sibilies” me emër vajze mu në errësirë e mes dallgëve me njerëzit e pashpresë që largoheshin nga atdheu ( siç morëm vesh, kapiteni Italian I saj është dënuar më pak se tre vjet), kur, 87 veta përfunduar në ushqim për peshqit; korrupsioni I llahtarëshëm, në përmasa sa duhet kandili I Diogjenit të gjesh një njeri të nderëshëm; manovrat e frikëshme me krimin e dosjes “Gërdeci ” dhe vetë Gërdeci; gjakmarrja e ndrymja e fëmijëve të vegjël atje, varfëria poshtë niveleve minimale; shtimi I krimeve në familje, njerëzve të stesuar që shihet dhe në përmasat e paverifikuara të sëmundjes së streseve – diabeti; kthimi I partive politike në një thuajse çiflig të kryetarit; vrasja e plagosja e 80 njerëzve ditën për ditë e mu në sheshin qëndror të një vëndi të NATO s, etj – që të gjitha këto tema a u shfaqën në ndonjë libër të panairit?
Oh, jo!
Po së paku ca nga bota e djemve dhe vajzave tona në paraqitjet ndërkombëtare që nga sportet, te artistët e deri te ata që ruajnë me dinjitet nderin e armëve shqiptare në mbrotje të paqes në pikat e nxehta të globit? Nga puna që bëhet për prodhmet bio shqiptare, nga e ardhmja e djemve dhe vajzave që mbarojnë universitetet, etj?
Asgjë.
A ka patur, qoftë edhe një autor mesatar a të padëgjuar, pa le nga të njohurit, shumë të njohurit dhe super të njohurit, që të ketë marrë guximin të shkruante temën e italianit Roberto Saviano që , i vetëm, i ka shpallur luftë “Kamorras” italiane, që, tok me “Mafian” e saj , për çudi, “ nuk kanë shtrirë kthetrat në vëndin tonë”?
Oh, e njëjta përgjgjie.
Mes tërë kësaj tematike, dafinat e “Autori i Vitit” iu dha një libri rozë. “Kohë e pamjaftueshme”.
Me që ra fjala…
Secili nga ne, pa asnjë përjashtim, kur të vdesë, ka për të marrë me vete disa gjëra që nuk I di askush në këtë botë veç të zotit. Zonja Elena Kadare, sigurisht që e ka vënë re, se gazetat që morën eksluzivitetin për të botuar fragmete të librit të saj që para panairit, me shumë dëshirë e me gërma të mëdha, botonin pjesë rreth “ekskursioneve dashurore” të hipotezuara a të dyshuara nga autorja për shkrimtarin tonë të madh. Vërtetë, vetëm një burrë shpirtpërbindësh, që ia kalon edhe një maniaku si Kazanova, mund të kujtohet të insistojë për dashuri dashuri me një mysafire shtëpie, në shtëpinë e tij përplot me njerëz dhe në një ditë të shënjtë , siç është për çdo baba ditlindja e së bijës. Kjo akuzë çartallosëse në libër, u spiegua krejt ndryshe nga shkrimtari ynë I madh. Përse autorja, në vënd që të mbajë për vete disa gjëra intime, qofshin këto edhe dyshime, hipoteza – siç I ka mbajtur madje edhe Pushkini te “ditari secret” - vendosi t’I publikojë “pa I verifikuar” me të shoqin? Me “Is” in e saj? Për t’u bërë edhe vetë më e famëshme dhe jashtë ombrelës së “Is”? Duke afishuar edhe më lart “ombrelën” e saj prej shkrimtareje?
Apo për të bërë një dorë të madhe parashë, pasioni për të cilat është shumë I njohur tek gratë që u ka ikur sharmi femëror I rinisë e mesogruas? Apo për të tërhequr vëmendjen se “jam gjallë”, siç bëjnë çmosin disa poetë e shkrimtarë të diasporës postkomuniste kur vijnë, botojnë e promovojnë në Tiranë, ?
Ne mendojmë se fituasja e dafinës së shkrimtarëve në këtë panair, e ka derdhur të gjithë shportën e relatave të “Is” me galaktikën femërore. E ka derdhur tani në moshë të thyer dhe as për para, as për lavdi, as për të tërhequr vëmëndjen ngaqë vjen pas kaq viteve në atdhe, por nga një tjetër arsye. Nga një mënyrë tjetër e veçantë e dashurisë për bashkëshortin e saj dhe shkrimtarin tonë të madh, patriotin e madh dhe mësuesin elegant të ne të tjerëve që do ta kishim shumë të vështirë a mbase të pamundur për ta dëgjuar qoftë edhe dikush zërin tonë në letërsinë evropiane a botërore pa leksionet e kalkulimet brilante të tij.
E pra…Vite më parë unë kam dëgjuar një këngë romësh. E këndonin dy fshesaxhije. Është një këngë që nuk e kam dëgjuar më askund, megjithëse e kam shumë mik presidentin e tyre Gurali Mejdani ; nuk këndohet më mbase ngaqë romët janë në mënyrë massive në mjerim. Kënga thoshte: “Tëra shoqet më kanë inat / Se e kam burrin kurvar”.
Mbase ka dashur të krenohej me “Is”in e saj autorja edhe për atë, se ka qënë ( jo vetëm shkrimtari që njihni ju, por…) edhe mashkull I bukur dhe tërheqës, me të cilin ka ndarë shtratin tërë jetën?
Fakti që zonja Kadare nuk na ka zbërthyer me penën e saj të tjera gjëra nga gjeniu ynë I letrave që do të donim t’I dinim të gjithë, na e përforcon hipotezën tonë.
Gjithsesi, marrja e flamurit të letërsisë e të panaireve nga njerëz të politikës, gazetarë të njohur dhe me mundësira personale financiare të kënaqëshme; fitorja e dafinës nga një libër rozë dhe mostrajtimi nga askush I plagëve të ditëve të sotme, të kujton….
Më mirë, le ta marrim atë që “na kujton” nga panairi.
Publicisti I shkëlqyer Edi Rama shkruan kështu në librin e tij “Kurbani”; libër që nuk ka as redaktor e as nuk shkruhet se çfar gjinie I përket:” …Shqipërinë, më të varfër e kam parë, por më të çoroditur se sot, asnjëherë”