Objektivë e medias dhe gazetarëve është dhe duhet të jetë, që t’i
ofrojnë një shoqërie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje
kualitative, përveç tjerash. Këto informata duhet të jenë aktuale, të
paraqiten në mënyrë objektive, profesionale dhe duke iu përmbajtur
etikës gazetareske dhe duke respektuar të drejtat e të tjerëve. Qëllim
tjetër është që informatat dhe lajmet të paraqiten në mënyrë të paanshme
dhe lexuesit, bartësit e jetës politike, institucionale, ekonomike,
kulturore, sportive etj., të trajtohen me respekt, në mënyrë të ndershme
dhe të hapur. Aspekt tjetër i rëndësishëm është evitimi i konflikteve
të interesit dhe bindjeve personale e politike gjatë punës dhe sfidë për
gazetarët paraqitet raportimi dhe informimi objektiv, i paanshëm,
jotendencioz dhe pa ngjyrime politike. Sigurisht që rëndësi e veçantë i
kushtohet edhe marketingut dhe anës ekonomike të sigurimit të të
ardhurave për të siguruar ekzistencën vepruese. Po ashtu pavarësia nga
grupet e interesit dhe politika sikurse edhe përgjegjësia e fjalës
publike janë çështje kyçe për gazetari të avancuar, moderne dhe
profesionale. Kuptohet që roli i medias në përgjithësi është shumë i
rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për funksionimin e një shteti
demokratik, për informimin e drejtë të opinionit publik, për edukimin e
publikut, për korrigjimin e gabimeve apo lëshimeve që i bëjnë qeveritë
në pushtet si dhe për avancimin e fjalës së lirë në një vend të hapur
dhe transparent. Ja çka thuhet në Preambulën e Kodit të Etikës së
shoqërisë së gazetarëve profesionistë amerikanë: "Informimi dhe ndriçimi
publik është pararendës i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e
gazetarit është që të arrijë këto caqe, duke kërkuar të vërtetën dhe
duke siguruar informim të plotë dhe të ndershëm të ngjarjeve dhe fakteve
me rëndësi. Gazetarët dhe specialistët nga të gjitha mediat dhe fushat
përpiqen t'i shërbejnë publikut me ndershmëri dhe saktësi. Integriteti
profesional është boshti i kredibilitetit të gazetarëve". Kritikat dhe
vërejtjet që i bëjnë gazetarët kudo në vendet demokratike në shumicën e
rasteve janë të qëlluara dhe konstruktive dhe përpjekjet shtesë nga
mediat serioze bëhen që lëshimet dhe gabimet nga ana e gazetarëve qoftë
më qëllim apo jo të minimizohen sa më shumë, deri në eliminimin e plotë
të tyre. Gazetat moderne si p.sh. “New York Times”, BBC etj., u
përmbahen këtyre parimeve etike përgjegjësisë ligjore, morale dhe
standardeve më të larta të gazetarisë moderne, të lirë dhe të hapur, por
edhe të përgjegjshëm. Gazetat ndërkombëtare që kanë emër dhe që janë
serioze i kushtojnë rëndësi dhe prioritet absolut objektivitetit dhe
raportimit profesional dhe kjo jo vetëm për shkak të frikës së humbjes
së besimit dhe autoritetit, por edhe për shkak të përgjegjësisë para
ligjit dhe ndëshkimeve në rast të shpifjeve të ndryshme apo të
gënjeshtrave dhe raportimit tendencioz dhe fyes ndaj personave të
caktuar. Informatat nuk mund të keqpërdoren nga gazetarët e gazetave
serioze për qëllime personale, klanore, partiake apo grupore dhe
neutraliteti e objektiviteti janë pika reference për këto institucione
të përgjegjshme publike. Pastaj askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë të
bëjë shkrime të pabaza, tendencioze dhe akuza pa mbështetje, sepse në
shtetet e së drejtës ata/ato përballen me drejtësinë e vendit dhe
paguajnë çmime të larta për pasaktësi dhe të pavërteta eventuale.
Mosndërhyrja në jetën private e cila garantohet me ligje, jodëmtimi i
burimeve të informimit, joshantazhimi ndaj njerëzve apo profesionistëve
të ndryshëm janë disa parime tjera serioze që ndiqen nga gazetat dhe
gazetarët e përgjegjshëm, profesionalë në vendet me traditë demokratike,
me kulturë institucionale e politike, si dhe me etikë institucionale e
gazetareske. Respektimi dhe përmbushja e detyrimeve ndaj ligjeve në fuqi
gazetarët e NYT p.sh. janë të detyruar t’i nënshtrohen ligjit gjatë
mbledhjes së informatave dhe raportimit. Ata nuk mund të shpifin të
dhëna, nuk mund të gënjejnë, nuk mund të fyejnë persona të tjerë qoftë
zyrtarë, kolegë të tyre apo njerëz të thjeshtë. Ata nuk kanë të drejtë
të incizojnë biseda me njerëz të ndryshëm pa e marrë pëlqimin e tyre
paraprakisht, nuk munden të hyjnë dhe të vjedhin të dhëna nga kompjuterë
apo dosje të huaja dhe e kanë të ndaluar të hulumtojnë e-mail-et dhe
postat e të tjerëve, përveç të tjerash. Gazetarët e përgjegjshëm dhe që
respektojnë ligjet e një vendi nuk marrin dhurata, bileta udhëtimi, para
apo beneficione të tjera nga individë, as nga grupe interesi apo
organizata dhe institucione të tjera qoftë publike apo private. Në vend
të përfundimit mendoj që shumica absolute e këtyre gjërave (me ndonjë
përjashtim eventual) që i përmendëm më lart do të duhej të vlenin edhe
për shtetet që kanë dalë nga komunizmi këtë dekadën e fundit siç është
p.sh. Kosova, Shqipëria etj. Me gjithë vështirësitë e shumta që këto
media i hasin në këto vende si nga aspekti financiar, ai i pengesave
eventuale burokratike, ndikimeve të grupeve të biznesit si dhe politikës
etj., ndoshta një aspekt tjetër është që të provohet t'u iket "temave
sensacionale dhe spekulative, por nganjëherë edhe tendencioze", që më
shumë ndoshta hasen në disa gazeta në Shqipëri, por nganjëherë edhe në
disa media edhe në Kosovë. Ka studime ndërkombëtare që tregojnë se
informimi real, objektiv dhe profesional i opinionit publik është edhe
detyrë dhe obligim kombëtar i gazetarëve përveç aspektit etik dhe moral
që u trajtua më lart dhe kujtoj se me këtë konstatim do të pajtoheshin
shumica absolute e gazetarëve, intelektualëve dhe akademikëve seriozë.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...