Vendi im ka formën e vrimës së çelësit
…Po çelësi?
Ku është çelësi?
Mpreh lapsin e shikimit
Shikimi im i butë si mprehja e majës së lapsit: me retinë të vizatoj
Ti qesh e mbështetur në direkun e anijes: dukesh Madalenë me një kryq fals
Me retinë të vizatoj. Krahu i pulëbardhës valëzon detin e flokëve
të flokëve të kuqërremtë që bëhen horizont. Me retinë të vizatoj.
Pastaj feks thithka e gjirit: fener për një anije të vockël

që më tallazit brinjët.
Me retinë të vizatoj teksa mpreh lapsin e shikimit.
Oratorio për bletët
Bleta mbretëreshë ushqyer me qumësht mbretëreshe
jeton pesë herë më shumë se bletët e tjera
dhe thumbi i saj i madh është një raketë kozmike në galaktikat bletore
ndaj lulet dhe pse ajo nuk shkon përulin kurorat
dhe në mungesë të seksit pikturojnë petalet në orgazma diellore.
Shumë festivë bletët në çastin e shumëzimit
madje imitohen nga njerezit.
Kjo natyrë që vdes dita ditës duke thithur urrejtjen e pluhurave - thonë bletët
dhe kjo mbretëreshë me një të verdhë vjeshte në krahët e hiroshimta - thonë bletët
këto lule tragjike në lojën me rrënjët - them unë
dhe këta njerëz të lodhur që përpiqen të qeshin në këmbim të mundjes - them unë
kjo botë e rrumbullakët: gji i sapoprerë nga bisturia atomike - them unë dhe bletët
gjithçka është një shpresë prej mjalti - them unë dhe bletët.
Në sytë e vegjël të bletëve :

hojet janë gjashtëkëndëshe - them unë
po fatkeqësisht nuk njohim këndet e gënjeshtrave - thonë bletët.
Bleta erdhi nga Bagdadi1)
nektarin thithi në kopshtet e varura të Babilonisë
Mbretëreshat japin mësim mbrëmjeve
kur bletët dremisin të lodhura në hojet e tyre:

te lulekëmborat shkelni ngadalë
se tingulli i tyre zgjon arinjtë e uritur
Bleta erdhi nga Bagdadi
kujdes te trëndafilat e kuq se lëndoni të vrarët
Bleta erdhi nga Bagdadi
kujdes te trëndafilat e verdhë se xhelozoni të marrët
asnjëherë mos lëndoni trëndafilat e bardhë,
ah, trëndafilat e bardhë.
Kur të shkoni te krizantemat pëshpërisni fjalë dashurie
dhe lini një pikëz qumësht për të vdekurit e mëdhenj
nëse dikush ju prek kthehuni në kamikazë
pastaj lutuni që vdekja të qetë t’ju gjej.
Bleta erdhi nga Bagdadi
Dhe para se të mbyllni sytë
merrni për qefin një petal trëndafili të bardhë
unë do vij t’ju lexoj Biblën prej Mjalti
shkruar me shkronja Helmi...
Ah,trëndafilat e bardhë!
1.Varg i Nazim Hikmetit
Nyje zjarri
Kujdes, ta lësh të lirë atë grua është si të zgjidhësh një nyje zjarri
Kujdes atë grua të rreptë, shtatlartë, me ligje të arta hambari.

Të zgjidhësh një nyje zjarri.
Kujdes! Ajo ka diçka nga zambakët e ujit: huton qiejt mbi të
Djemtë që e shohin kthehen në narcizë e mbyten pa zë.

Një grua e qeshur sa gjithë lulet e Monesë të mbledhura bashkë
Një grua pa emër, gjithësesi perëndeshë: epshin vesh si mënd+afsh.

Nyja e zjarrit u zgjidh...në djall vafsh!
Kundërshti gazmore
Mos e korrni grurin në darkë kur vesa mund të verbohet nga halëzat
Se hëna e hutuar kthehet në pasqyrëzë plakash
Dhe çatitë në kalldrëme për bastune të arta.
Tani dashurohen në facebook, funeralet bëhen me lule artificiale
vorbullat e dallëndysheve nga befasia e një stuhie u zhdukën
u strehuan në xhepat e kalimtarëve.
Gjinjtë shpërthejnë ngadalë me psherëtima orkidesh
Dhe orkidet e kopshteve na qëllojnë me shuplaka
Hej, ti kapiten i stuhive, jep urdhër të shtegtojnë dallëndyshet
se zogjtë në xhepat tanë i zu darka!