2011-11-15

Gjeneral majori Kadri Kastrati komandant i ri i FSK-së



http://www.botasot.info/img/kadrikastrati.jpg

Më 22 .11.2011 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të bëhet me komandant të ri.
Gjenerallejtënant Sylejman Selimi do t’i dorëzojë postin gjeneralmajor Kadri Kastratit.
Kastrati, do të udhëheqë FSK-në në 3 vjetët e ardhshëm.


Ndërkohë Selimi pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në 
Republikën e Shqipërisë.


 

Gjeneralmajor Kadri Kastrati me një delegacion të FSK-së udhëtoi për vizitë në Turqi







Prishtinë, 14 nëntor 2011 - Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneralmajor Kadri Kastrati, së bashku me kolonel Xhavit Gashin dhe kolonel Ilir Qeriqin, etj, udhëtuan sot, për një vizitë zyrtare, në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni i FSK-së, do të ketë takime të shumta me personalitetet më të larta ushtarake, të Turqisë.

Gjeneral Kastrati, do të ketë takime me Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralin me katër yje,  Nexhdet Ozel, me Zv. Shefin e Shtabit, me Komandantin e Spitalit Ushtarak, Komandantin e Komandës së Forcave Tokësore, Komandantin e Korpusit të IV, etj.

Ndërsa, gjatë vizitës në Stamboll, gjeneralmajor Kadri Kastrati, me delegacionin e tij, do të takohet me Komandantin e Kolegjit të Luftës, gjeneralin Asllan Gyner.

Gjatë qëndrimit të delegacionit të FSK-së, do të diskutohet për mbështetjen që Ushtria e Turqisë, po i jep FSK-së, si dhe vazhdimin e realizimit të marrëveshjes të fundit në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.  



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...