Shtyllas
Fshat me legjenda e me varre
Mbushur plot dashuri
Tek Shtylla e Shtyllasit
Na lidhën ëndërrat, ardhmërinë
Shtyllas
Vend ku burgu quhej interrnim
(Kushtuar fshatit Shtyllas të Fierit që ka qenë një vend interrnimi për 50 vjet në kohën e diktaturës komuniste për fisnikët shqiptarë)
Edhe ne, ta dish
Edhe ne burrat qajmë për dashurinë
këtë fare mirë mund ta provosh nëse ikën një ditë
Por, nëse një herë të vetme të rrish, të rrish,
Përsëri qaj, përsëri
E cuditshme si kjo zemra ime për ty
Që kurrë nuk e humbet kujtimin tënd
Prej ere
Prej bardhësie dhe dëshirash
Prej dashurish, qan dhe të tregon dashurinë
Por i bukur …
Ti do të vish
I shkatërruar nga lodhja dhe nga torturat
Duart do të të jenë vrarë nga vagonat që shtyn në minierë
Shpatullat I ke të gjakosura nga shkopi I gomës së policit
Por … i bukur
Ashtu sic hyre në burg
I ri dhe i pavrarë
Me gjithë vitet e dënimit në burg politik
Ti do të vish
Nuk ka rëndësi,
I gjallë a nën një mbulesë
Apo me një këmbë e sy të nxjerrë
Ti do të vish se ke lënë gjurmët e tua
Dhe bukurinë në këtë shtëpi
Diku në një kamp interrnimi të Shqipërisë
(Kushtuar të burgosurve politikë që kaluan gjithë jetën në burgjet e diktaturës komuniste)
Grimca
Dy gjysma, një i huaj
Dhe ne midis
Tretur nga mendimi
S’jam pjesë e universit tënd
Jam akullnaja e zjarrtë
Je pylli im i përqafimit
Që s’më le të dal prej teje
Kërkoj një shteg shpëtimi
E ti më merr me vete
Duke më mbytur
Në lumin e dashurisë
Mes...!
Po shuhet mes nesh
Ndjenja që kurrë s’e kuptuam
Po iki si një Afërditë
Pas vetes po le shtegun e dashurisë
Me thembrën e Akilit midis
Një pasthirmë na lidh
Si Kodi i Hamurabit
Pjalmi i kujtimit tretet
Në mijëra çaste
Jam ti apo je unë
Në mes na rri vetmia
Dhe vargu lasgushian
“S’dashuronim as unë as ti
Por dashuronte, dashuria”
Përjetësi
Botën mbretërova si një Zeus
Më bukur se çdo mbretëreshë
Me dashurinë që më dhe ti
Humbur në pyllin e vetvetes
S’marr dot frymë nga lumturia
As natë, as ditë
Përjetësi!
Perspektivë
Dy gjysma një njeri
Abel a Kain
Galaktika shtrirë rri
Në pëllëmbën e ditëve të mija
Sfinks që thërmohesh ndër kohëra
Fabula vdes dhe ngjallesh
Ti
Abel a Kain
Përsëri
Mundim i bukur
Të të presësh ty
Edhe të grindesh me ty
Të ikim dhe të vijmë
Përsëri
Duke nisur nga e para
Është mundim i bukur
Unë dhe ti
Frikë
Netët që zgjaten nga vetmia
Më mbushen me emrin tënd
Kam humbur fjalët miku im
Qetësia dhe ti ka mbetur si idil
Kam frikë se mos humbas
Dhe pritjen
Dhe druajtjen e bukur
Që na rri midis
Kam frikë se mos e humbim
Kam frikë
Se mos të humbas ty
Vatra
Përkundemi të dy
Unë, Rozafa e jetës tënde
Djepin e vazhdimësisë
Lëkund në amëshim
Tek pragu
Vatrën ndezim me vështrim
Vetëm fjalët
Le t’i lemë fjalët
T’i braktisim tej
Dhe diellin ta fshehim nën jastëk
Po mbetëm hutuar
Mes vetes dhe ëndërrës
Ngujuar do të të mbaj
Deri në amëshim
Ardhje
I ndjej fjalët që s’mund të m’i thuash
Më mbështjellin me ëndërra kudo shkoj
Në çdo moment vështrimi yt më përkëdhel
Nuk jemi ne, është dashuria
Ortekë dëshirash ikën
Puhizë dashurie vjen
Dhe digjesh në mua
Më do apo të dua?!
Dëshira
Tash e sa vjet ne jemi
Pjesë e fatit të Motit të Madh
Ku ashti çel dhe lulet bëhen djem
Me emra e dashuri Ilire
Ecim si të mos jemi parrë kurrë më parë
Jetojmë si të mos shihemi më kurrë
Tash e sa, përjetësi
Digjemi e lulet çelen
Dhe bëhen djem e çika
Unë dhe Roma
Ajo që nga viti X me ngritjet dhe reniet e saj
Me etjen për pushtet dhe lavdi, me kryqëzata
Dhe perandore dhe histori
Unë nga përjetësia me Dashurinë time të vjetër sa bota
Te re sa zemra
Ajo radhit fitoret dhe unë puthjet e mia
Une dhe Roma numërojmë fitoret
Mbi bedenat e mishit të bardhë dhe mbi përkrenare
Fitoret që une kam dhe fitoret që ajo ka humbur
Unë dhe Roma - sa bota kush do të jetë më e mbramja valle...!
Roma apo dashuria ime e madhe
Mbushur plot dashuri
Tek Shtylla e Shtyllasit
Na lidhën ëndërrat, ardhmërinë
Shtyllas
Vend ku burgu quhej interrnim
(Kushtuar fshatit Shtyllas të Fierit që ka qenë një vend interrnimi për 50 vjet në kohën e diktaturës komuniste për fisnikët shqiptarë)
Edhe ne, ta dish
Edhe ne burrat qajmë për dashurinë
këtë fare mirë mund ta provosh nëse ikën një ditë
Por, nëse një herë të vetme të rrish, të rrish,
Përsëri qaj, përsëri
E cuditshme si kjo zemra ime për ty
Që kurrë nuk e humbet kujtimin tënd
Prej ere
Prej bardhësie dhe dëshirash
Prej dashurish, qan dhe të tregon dashurinë
Por i bukur …
Ti do të vish
I shkatërruar nga lodhja dhe nga torturat
Duart do të të jenë vrarë nga vagonat që shtyn në minierë
Shpatullat I ke të gjakosura nga shkopi I gomës së policit
Por … i bukur
Ashtu sic hyre në burg
I ri dhe i pavrarë
Me gjithë vitet e dënimit në burg politik
Ti do të vish
Nuk ka rëndësi,
I gjallë a nën një mbulesë
Apo me një këmbë e sy të nxjerrë
Ti do të vish se ke lënë gjurmët e tua
Dhe bukurinë në këtë shtëpi
Diku në një kamp interrnimi të Shqipërisë
(Kushtuar të burgosurve politikë që kaluan gjithë jetën në burgjet e diktaturës komuniste)
Grimca
Dy gjysma, një i huaj
Dhe ne midis
Tretur nga mendimi
S’jam pjesë e universit tënd
Jam akullnaja e zjarrtë
Je pylli im i përqafimit
Që s’më le të dal prej teje
Kërkoj një shteg shpëtimi
E ti më merr me vete
Duke më mbytur
Në lumin e dashurisë
Mes...!
Po shuhet mes nesh
Ndjenja që kurrë s’e kuptuam
Po iki si një Afërditë
Pas vetes po le shtegun e dashurisë
Me thembrën e Akilit midis
Një pasthirmë na lidh
Si Kodi i Hamurabit
Pjalmi i kujtimit tretet
Në mijëra çaste
Jam ti apo je unë
Në mes na rri vetmia
Dhe vargu lasgushian
“S’dashuronim as unë as ti
Por dashuronte, dashuria”
Përjetësi
Botën mbretërova si një Zeus
Më bukur se çdo mbretëreshë
Me dashurinë që më dhe ti
Humbur në pyllin e vetvetes
S’marr dot frymë nga lumturia
As natë, as ditë
Përjetësi!
Perspektivë
Dy gjysma një njeri
Abel a Kain
Galaktika shtrirë rri
Në pëllëmbën e ditëve të mija
Sfinks që thërmohesh ndër kohëra
Fabula vdes dhe ngjallesh
Ti
Abel a Kain
Përsëri
Mundim i bukur
Të të presësh ty
Edhe të grindesh me ty
Të ikim dhe të vijmë
Përsëri
Duke nisur nga e para
Është mundim i bukur
Unë dhe ti
Frikë
Netët që zgjaten nga vetmia
Më mbushen me emrin tënd
Kam humbur fjalët miku im
Qetësia dhe ti ka mbetur si idil
Kam frikë se mos humbas
Dhe pritjen
Dhe druajtjen e bukur
Që na rri midis
Kam frikë se mos e humbim
Kam frikë
Se mos të humbas ty
Vatra
Përkundemi të dy
Unë, Rozafa e jetës tënde
Djepin e vazhdimësisë
Lëkund në amëshim
Tek pragu
Vatrën ndezim me vështrim
Vetëm fjalët
Le t’i lemë fjalët
T’i braktisim tej
Dhe diellin ta fshehim nën jastëk
Po mbetëm hutuar
Mes vetes dhe ëndërrës
Ngujuar do të të mbaj
Deri në amëshim
Ardhje
I ndjej fjalët që s’mund të m’i thuash
Më mbështjellin me ëndërra kudo shkoj
Në çdo moment vështrimi yt më përkëdhel
Nuk jemi ne, është dashuria
Ortekë dëshirash ikën
Puhizë dashurie vjen
Dhe digjesh në mua
Më do apo të dua?!
Dëshira
Tash e sa vjet ne jemi
Pjesë e fatit të Motit të Madh
Ku ashti çel dhe lulet bëhen djem
Me emra e dashuri Ilire
Ecim si të mos jemi parrë kurrë më parë
Jetojmë si të mos shihemi më kurrë
Tash e sa, përjetësi
Digjemi e lulet çelen
Dhe bëhen djem e çika
Unë dhe Roma
Ajo që nga viti X me ngritjet dhe reniet e saj
Me etjen për pushtet dhe lavdi, me kryqëzata
Dhe perandore dhe histori
Unë nga përjetësia me Dashurinë time të vjetër sa bota
Te re sa zemra
Ajo radhit fitoret dhe unë puthjet e mia
Une dhe Roma numërojmë fitoret
Mbi bedenat e mishit të bardhë dhe mbi përkrenare
Fitoret që une kam dhe fitoret që ajo ka humbur
Unë dhe Roma - sa bota kush do të jetë më e mbramja valle...!
Roma apo dashuria ime e madhe