Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/11/15

NGA VLATER LAZERI : Ku je sonte, që të pres ?!...



Po preve pemet

Ke prere kengen e zogjve,
qe te kendojne cdo dite.

... Ke shuar zerin e rinise,
qe ngjiret per ty,
miremengjesin e praneveres
me lule dhe blete,
ardhjen e vjeshtes
mbi patkonj gjethesh...

dhe akujt e dimrit
mbi deget pa jete.

Ke prere freskine
ne veren e nxeht!


TI KUJTOJ

Syperlotur tymosur ne cigare,

me te ikur,
... me the ca fjale:

"S`do te mungojne te ikurit per fare,

do qash
te mbeturit gjalle".

Dhe keshtu
c`do dite te kujtoj,

Tymosur tani une me cigare.

Te vdekurit,
jane bashke njesoj,

te gjallet,nuk di ne c`livadhe?


KU JE SONTE?!


Një ëndërr e prapë më zgjoi.

Shpërthim se nga e ku!...
...
Të gjitha i fshiu,

veç t`bukurën e syve të tu.

Dhe me to

në një imazh

lodhem, tretem

pa kufi.

Pres nga lart,

që të më bjerë,

të më bëjë

shkrumb e hi.



Ku je sonte, që të dua

dhe trazoj një oqean?

Ku je shpirt i patrazuar,

që si rob po më mban?!

Ku je sonte, që të pres,

si shiun toka në thatësirë?

Jam vapori,

që pres baticën,

të dal nga kjo cektësirë.

Ku je sonte,

që zjarri më është shuar.

Në zemër të akullit po digjem,

në thelb të tij

jam duke u përvëluar!


Valter-usa

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...