2011-11-12

Prokurori amerikan Williamson:Akuzat e Dick Martit, shumë serioze.




Prokurori amerikan Williamson përfundoi sot një vizitë tre ditore në Tiranë ku ai u takua me autoritetet e vendit, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, kryeprokuroren Ina Rama dhe drejtorin e policisë Hysni Burgaj.
Ҫështja e trafikut të mundshëm të organeve, mbi të cilën ka patur edhe më parë një hetim nga prokurorja e GJykates se Hagës Carla del Ponte, u rikthye pas debatit që provokoi një raport i anëtarit të Amblesë së Këshillit të Europës Dick Marty, raport i cili u miratua në fillim të këtij viti. “Prokurori Williams vlerëson se ai raport përmban akuza serioze për të cilat nevojitet një hetim i gjerë”, thuhet në një njoftim të zyrës së delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë. “Në këtë kontekst, zoti Williamson nënvizoi se ai do të ndjekë provat kudo që të çojnë”, ndërsa “mirëpriti angazhimin e kryeministrit dhe autoriteteve shqiptare për bashkëpunim të plotë në këtë çështje.
Ndonëse akuzat e zotit Marty i kanë vlerësuar si të pathemelta dhe pretendime me synim për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve,  autoritetet e Tiranës kanë mbështetur zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar që do të mbyllte përfundimisht, sipas tyre, këtë kapitull shpifjesh me sfond politik.(VOA)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...