| |||
Ambasadori francez në Republikën e Kosovës, zoti Fitou, nuk e besoj se do e ketë menduar realisht përmasën e emërimit që ia bëri aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje si fashiste. Duhet të ketë qenë një reagim emocional i pakontrolluar, i rastit gjithsesi. Më shumë se sa diçka e qëllimtë, për mua kjo ishte një tejkalim dhe shkelje e kodit miqësor që ne shqiptarët e kemi për ata që na ndihmuan dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe përparimit si shoqëri. Do të ndaja një detaj të vogël por besoj domethënës lidhur me miqësinë tonë me ndërkombëtaret. Deri sa isha duke u shkolluar në Gjermani, në klasën time kisha edhe një rusë të ardhur nga Rusia. Të them të drejtën nuk e kisha qejf shoqërimin me të për shkak të qëndrimit që shteti i tij kishte mbajtur dhe po vazhdonte ta mbante ndaj Kosovës, por ditët në vijim e kuptova se ai ishte i një familje intelektuale dhe tërësisht me një kulturë perëndimore. Kjo bëri që unë ta ndryshoj qëndrimin tim për t´u miqësuar më të. Në vizitën e parë që pata në familjen e tij më kishte lënë përshtypje pritja dhe zakonet që kishin ata për mysafirët. Me të hyrë në derën e banesës nëna e tij duke u përshëndetur më tha : ´´ndjehuni si në shtëpinë tuaj, por mos harroni se jeni mysafir´´. Mendoj se ambasadori harroi se është mysafir kur e zuri në gojë fashizmin, apo mbase edhe nuk ia kemi thënë e as edhe përkujtuar këtë fakt atij dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë. Do të duhej të ishte natyrisht shumë i kujdesur si diplomat që është, për diçka që ne shqiptarët jo vetëm që e kishim mësuar nga librat e historisë për fashizmin por edhe për faktin se ne e kishim përjetuar rëndë në jetët tona fashizmin e shtetit serb. Besoj se kjo e ambasadorit do të kalonte dhe do të mbahej në mend si një lapsus i rëndë, krejtësisht i panevojshëm dhe i pasaktë në adresën që u dërgua. Po të mos ishin zhurmagjinjtë e gazetarisë që vetin e quajnë analistë, e që në të vërtet po dëshmohen se janë zëri i devotshëm i pushtetit, këta analistë nuk e thanë edhe një fjalë të vetme për fashizmin serb i cili nuk ishte i shpikur por ishte konkret dhe i dëshmuar para tërë botës, këta analistë nuk hapin debate që siç e theksova edhe në hyrje, që shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme. A jemi aq mirë që t´ia lejojmë vetes luksin të merremi me debate tërësisht të paqena siç është ky për fashizmin ?! Pse nuk hapen debate për zhvillimin ekonomik, arsimin, energjinë elektrike, shëndetësinë, papunësinë, kulturën, varfërinë e skajshme, për bërllokun që na turpëron para çdo vizitori dhe na mbytë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë?! Kjo nuk bëhet sepse mu këtë nuk e do pushteti. Për më shumë, pushteti nëpërmes zhurmagjinjëve të vetë , ka për qëllim ta godasë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ajo është shumë aktive dhe po rrezikon realisht pushtetin e tyre. Është e domosdoshme ta theksojmë këtu se shumë nga zhurmagjinjtë e djeshëm janë bërë deputet, zëvendësministra etj. Kjo do t'i ketë trimëruar zhurmagjinjtë e rijnë për ta njollosur jo vetëm opozitën por edhe vetë popullin shqiptar për fashizëm sepse nuk duhet të harrojmë faktin se edhe me gjithë ato hajni dhe parregullsi që u shfaqën gjatë zgjedhjeve të fundit kjo lëvizje ka dalë e treta në nivel vendi. Për fund fare, le të më lejohet të them se frika dhe etiketimet për fashizëm në këto debate janë pjellë e pushtetit që po i plason në opinion nëpërmes zhurmagjinjve të vetë për ta etiketuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe në këtë vend. Më shumë besoj se ky pushtet do të bie shumë shpejt se sa në shfaqjen e fashizmit ndër shqiptarët, sepse populli shqiptar ka një shpirt fisnik dhe tepër human për dokrra të tilla. Më shumë po brengosëm për mjerimin intelektual që po e shfaqin zhurmagjinjtë e pushtetit se sa për fashizmin. Kjo do të duhej të ishte tema e një debati në nivel vendi sepse këta po helmojnë më shumë se gjithçka tjetër. |
2011-11-07
Besnik Kryeziu:Debatet e porositura
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...